Dhurata ideale për fëmijët...
Ky libër sjell dy leksione të John Ruskin të mbajtur të Mançester më 10 dhe 13 korrik 1857. Ky libër u botua për herë të parë në vitin 2006 dhe së fundi erdhi në shqip në vitin 2017. Ruskin merret me vlerat e përjetshme të artit në zhvillimin e shoqërisë njerëzore.
Sokol Olldashi është vrarë. Kjo pyetje ka munduar shumëkënd, përfshirë edhe gazetarin dhe opinionistin e njohur Arben Rrozhani, i cili me këtë libër sjell anë të panjohura të vdekjes s ish-deputetit të PD-së, Sokol Olldashi përmes një biografie të plotë, e cila është e shoqëruar edhe me intervista, dokumente dhe dëshmi të reja të cilat zbardhin aksidentin.
Dy protagonistët e librit kanë lirinë për t’i prekur të gjitha temat e të gjitha kohëve, duke shpalosur idetë për miqësinë, shoqërinë, filozofinë, letërsinë, filmin, teatrin, muzikën, pikturën, arkitekturën, historinë, magjinë, vetëvrasjen, ëndrrën, jetën, vdekjen, antikën, bashkëkohësinë dhe gjithçka tjetër, duke përjashtuar vetëm një temë: politikën....
Kjo vepër botohet nën kujdesin e Provincës Françeskane si nderim për Át Shtjefën Gjeçovin, i cili bashkë me Át Fishtën, Át Pal Dodajn dhe Át Pashko Bardhin hodhën themelet për të ripërtërí Provincën Françeskane Shqiptare në shekullin e kaluem. Botimi i veprës Agimin i Gjytetniis ka për të kênë nji kontribut i vlefshëm për kulturën dhe traditën françeskane...
Në këtë libër autori At Gjon Shllaku rrëfen për rolin e klerit katolik për kulturën dhe historinë e Shqipërisë dhe përpjekjet e tij për garantimin e sovranitetit. Ai është një nga martirët e Kishës Katolike, I pushkatuar nga regjimi komunist
Në veprën e Át Bernardin Palajt kemi përfshi krijimtarinë e botueme në revistat Hylli i Dritës, Zani Shna Ndout dhe Shkëndija. Ndërsa shkrimet publicistike të botueme në ketë vepër i kemi grumbullue nga gazeta Ora e Maleve. Po kështu kemi shfrytzue botimet e vlefshme Bota shqiptare dhe Studime Juridike. Ky vëllim përmban edhe tre studime të pabotueme:...
Duke lexuar Montronin, kuptojmë se të jesh librashitës është një prirje e bukur.
Nëpërmjet këtij librin do të njihni Besnik Mustafajn dhe të vërtetat e tij të çuditshme,që nis me një vizatim burri për fëmijën e dikurshëm dhe ndalet te fotografia e të sotmes, kur fëmijën brenda burrit e ka zbehur shkurtimi i kohës që i është dhënë për të jetuar...
Vdekja e çuditshme e Europës është rrëfimi më i shitur në botë mbi një kontinent dhe një kulturë të kapuyr në aktin e vetëvrasjes, i pdërditësuar tani me materiale të reja, duke marrë parasysh zhvillimet që nga botimi i toij i parë. Këto përfshijnë ndryshime të shpejta në dinamikën e politikës globale, të udhëheqjes globale dhe të qëndrimeve terroriste në...
Teatri është vetë realiteti, por i zhveshur nga kufizimet e kohës dhe hapësirës. Vetëm formatr e tij janë krijim njerëzor: shpirti i tij është metafizik dhe pikërsisht për këtë arsye e quajmë “teatri i mistereve” pasi vjen nga Misteret e lashta dhe është sjellë në jetë si një formë për t’i popullarizuar ato dhe për t’i bërë më të kuptueshme dhe më të...
Ky libër ofron një analizë mjeshtërore mbi arsyet pse globalizmi dështoi dhe pse populizmi po përhapet me shpejtësi. Ky libër jo vetëm do t’ju ndihmojë të parashikoni të ardhmen e kombeve, por do të luajë një rol për t’i dhënë formë kësaj të ardhmeje
Ky libër përmbledh më shumë se 20 artikuj, ligjërata dhe biseda të prof. Fei Xiaotong, nga fundi i viteve 1980 deri në fillim të viteve 2000. Tema e tyre qendrore është se si qytetërimet do të bashkëjetonin në kontekstin e globalizimit të shpejtë.
Në mbrëmjet pa emër, televizioni kishte programe të mërzitshme dhe fëmijët flinin me pulat. Gratë vazhdonin të lanin rrobat që kishin mbetur pa larë ditën e diel, kur fëmijët dhe bashkëshortët kishin shkuar te Kopshti Zoologjik. Pjatat dhe përplasja e tyre e kujdesshme më tringëllijnë ende në veshë. Cigaret e tim eti dhe perdet që rënkonin nga nikotina....
Ky libër nuk mëson vetëm si ta bësh për vete opinionin publik por edhe se si të mbrohemi nga propaganda manipuluese e njerëzve të pushtetit. Një nevojë reale për shqipërinë e sotme. Propaganda u shkrua në vitin 1928 nga Edward Bernays duke hedhur për herë të parë dritë mbi teknikat sistematike të komunikimit publik. Në fushën e Marrëdhënieve me Publikun,...
Ky libër është produkt i një përmbledhje artikujsh, analizash dhe intervistash të Prof. Mustafës të cilat sjellin një kontribut domethënës në fazën e fundit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë dhe në raportet ekonomike mes dy vendeve. Ky botim dygjuhësh shqip-anglisht është ndihmesë e madhe edhe në këtë fazë për bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit
“Udhëtim në tri kohë” është një dialog i profesorit të njohur të ekonomisë, Adrian Civicit me Alda Bardhylin, mbi tre periudha të rëndësishme të Shqipërisë së një shekulli, komunizmin, tranzicionin dhe kapitalizmin.
Nga botimi i vëllimit të parë të përmbledhjes publicistike “Në udhëkryqet e kohës” në vitin 2007, kanë kaluar dymbëdhjet vjet ku krahas botimit të veprave poetike e në prozë, di dhe të librave historikë, ky vëllim i katërt radhitet në vazhdën e shënimeve që autori ka shkruar në itineraret Paris – Tiranë. Vështirë ti largohej publicistikës, pasi aty është...
Vështirë t'ia kesh zili këtij njeriu zgjedhjen që ka bërë dhe frytet që ka mbledhur nga pema e dijes të së mirës dhe së keqes. Ai e di se vendin e tij e pret në të ardhmen një dozë vuajtjeje gjithnjë e më e madhe.
Kryetari i Partise Zgjidhja dhe botuesi i Gazetes Shekulli, Koco Kokedhima, shtron disa teza per zgjidhjen e krizes politike shqiptare te gjysmes se pare te vitit 2019. Ne kete botim ai shtron propozime dhe ofron zgjidhje per partite politike
Ernesto Sabato është ndër shkrimtarët më të mëdhenj botëror, i çmuar për autencitetin, guximin dhe dijen, dnë të cilën bashkohet mjeshtrisht arti dhe shkenca. Në veprat e tij krahas mendimeve të thella, shfaqet edhe një qëndrim thellësisht humanist. I tillë vjen edhe ky libër me ese brilante të shkruar nga autori në vite të ndryshme
Një libër me ese kulturologjike ku shkrimtari trajton raportet e tij me fëmijërinë, vendlindjen, kulturën, traditën, ideologjinë, gjuhën, historinë dhe artin e të shkruarit. Përmes stilit të tij ekspresiv, dinamik e sugjestiv, Tufa në këto ese bën një guidë meditative nëpër stacione të trazuara të së shkuarës dhe bashkëkohësisë dhe në sëmundjet e...
Pas botimit të veprës së Schmitt për Skënderbeun, shumë kundërshtime ishin emocionalë. Bazoheshin mbi historitë e mitit mbi Skënderbeun dhe paprekshmërisë së tij, si një figurë e rëndësishme e botës shqiptare. Autori i këtij botimi është përpjekur që bazuar në trashëgiminë popullore, tregimet, legjendat, toponiminë e vendit ku u rrit dhe kaloi fëmijërinë...
Libri KOSOVAFILM vjen si një holumtim për historikun, ku përfshihen përmbledhje esesh si dhe intervistat të shkruara nga autori Valmir Tertini
Nga konsujt e parë francezë si Conte, Isnard, Boulle apo Garnuer, etj.m në vitet 1600-1700 , e gjer tek Degrand, zbuluesi i varreve të vjetra të Komanit në fund të shekullit të XIX, historitë dhe raportet e tyre na shfaqen ngjarje mbresëlënëse, duke na nxitur imagjinatën për të krijuar në mendjet tona imazhin e qyteteve shqiptare dhe të jetës së...
Një libër që sjell këndvështrimin britanik për Luftën e Dytë Botërore në Shqipëri. Përmes dokumenteve që gjenden në arkivat britanike, gazetari dhe studiuesi Erald Kapri ka sjellë informacione me vlerë për rolin e Britanisë së Madhe, raportet mes forcave politike shqiptare askohore, pushtimin gjerman, intrigat për pushtet, Luftën Civile, rolin që patën...
Autori, Rexhep Shahu ka rindertuar nje realitet bisede imagjinare me Havzi Nelen, poetin e pushkatuar nga sistemi komunist.
Në Ditarin e Akademikut Rexhep Qosja trajtohen ngjarje, çështje, personalitete, probleme, dukuri, procese shoqërore, politike, letrare, artistike, shkencore, filozofike e kulturore, para së gjithash në Kosovë e në Shqipëri, por edhe në Jugosllavi e në botë. Vitet historike 1968 e 1981, formimi i partive, politika e tyre, formimi i UÇK-së, marrëdhëniet me...
Ky libër analitik dhe provokues shtrihet në histori dhe merr shembuj nga Amerika Latine, Evropa dhe SHBA-ja, për të përcaktuar karakteristikat e populizmit dhe shkaqet e thella të triumfit elektoral në kohët tona.