Subcategories
Në romanin “Pilisama Selfie” shkrimtari Zija Çela ndërton një qytet gjysmë provincial, të mbushur deri në grykë me vanitete njerëzore autentike, të cilat marrin jetë nga përballja me marrëzitë dhe lajthitjet kolektive, ku gjedhja letrare parodiake plekset me prirjen tashmë të sprovuar të autorit për të përqeshur pa mbarim bashkëkohësit e vet.
Le të udhëtojmë edhe ne me Arian dhe personazhet e tjera, mes situatave të papritura dhe humorit, për të shijuar këtë përvojë.
“Bretkosat” është një nga komeditë më kryesore të njëmbëdhjetë veprave të Aristofanit, që kanë mbërritur deri në ditët e sotme.
Ky eshte nje set qe permban librin me forma dhe lojra me letra per femijet me nevoja te vecanta i cili vlen jo vetem per prinderit por edhe per mesuesit qe kane femije te tille ne klase.
Duke rendur nëpër dekada, tri romanet e para të John Updike. "Lepur, vrapo", (1960). "Lepuri kthehet" (1971) dhe "Lepuri është i pasur" (1981) - shpërfaqin Amerikën e klasës së mesme në të gjithë lavdinë e saj jo të përkryer. "Lepuri prehet" (1990), i fundit dhe fituesi i çmimit Pulitzer 1991, e vazhdon këtë shpërfaqje të shkëlqyer. Përveç kësaj, ai...
Te romani "Fantazma dhe plani tre plus katër gërshetohet bukur e shkuara historike me të sotmen. Personazhi kryesor, Besimi, djali nga kryeqyteti, shkon për herë të parë në vendlindjen e babait të tij, ku zbulon shumë të fshehta nga historia e familjes dhe e vendit. Aty kanë ndodhur ngjarje të dhimbshme, ku dëshmitare kishin mbetur muret e rrënuara të...
"Metoda më e rrezikshme" nga John Kerr rindërton trekëndëshin fatal të Zigmund Frojdit, Karl Jungut dhe Sabina Shpilrajnit. Ky studim përfshin metodat klinike dhe politikën, histerinë, antisemitizmin dhe shkëlqimin intelektual të ushtruar si shantazh.
Faqet e këtij romani e dërgojnë lexuesin në udhëtime mbresëlënëse, që nisin nga brigjet e Jonit e shkojnë deri në Valbonë, duke e mbajtur të pushtuar me magjinë e ngjarjeve që ndjekin njëra-tjetrën, deri në fund të librit.
"Abel Sançez" është një nga veprat me të ndjeshme të Miguel de Unamunos, që mund të lexohet si një histori pasioni apo si historia e një pasioni. Përfaqëson përfshirjen në një mënyrë të re narrative në karrierën romantike të Unamunos: atë të rrëfimtarit.
"Rini pa rini" është një kryqëzim i së natyrshmes dhe mbinatyrshmes, mitit dhe historisë, ëndrrës dhe shkencës.
Kjo permbledhje eshte nje shenje modeste nderimi per artistet e qytetit te Durresit. Portretet e ketij vellimi jane shkruar dhe publikuar ne kohe te ndryshme pergati 20 vjet nga gazetari i njohur i qytetit te Durresit, Gezim Kabashi
Ne castin qe Jean Marc Roberts nis te rrefeje, te gjithe degjojne. Ai nuk te imponohet me zerin e tij dhe i qendron besnik thjeshtesise. Cdokush do ta degjonte me kenaqesi, nje jete te tere
Studiuesi dhe autori Ardian Christian Kycyku shprehet per krijimtarin e autorit: Flurans Ilia ben pjese ne ate grup gjithnje e me te vogel shkrimtaresh qe besojne me gjithe shpirt se letersia mund te ndryshoje fatin e njeriut ose edhe te zbuse, ta beje me njerezore te perditshmen
Kritiku Behar Gjoka shprehet per kete permbledhje poetike: Fjala, vargu, materia letrare e poezive te saj percon marredhenien e lire me boten perqark, e cila percillet me tone lakonike dhe mendim te perkore.
Nje permbledhje aforizmash per te kultuar me se miri ate te cilen e njohim si Komedia njerezore nga nje prej romanciereve me te mire te shekullit XIX
Ilir Paja vjen kesaj here me nje zhaner te ri per lexuesit. I njohur si poet, tashme me romanin “Kronike pa qytet” sprovon duke sjelle nje bote te sendertuar thellesisht ne mikrokozmosin e saj dhe ne paradokset qe rrok ne gjallimin e perditshem
Një romancë e ngjizur nga shkëndija pasioni, një grishje për të eksploruar botën e ndjeshme të zemrës femërore, nën metaforikën e furishme të shprehisë së qenies.
Fati i shqiptarëve çamë është një nga sekretet më të errëta të historisë moderne evropiane. Ky koleksion i rëndësishëm dokumentesh - shumë jprej tyre të pabotuara deri më tani - hedh një dritë shumë të nevojshme. Do të jetë me vlerë të madhe jo vetëm për historianët Greqisë dhe Ballkanit, por edhe të kujtdo që dëshiron të kuptojë situatën e sotme të...