Takim me vetveten View larger

Takim me vetveten

Ethem Ruka MEP0367

New product

10 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

MediaPrint
ISBN9789928086808

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

More info

Librat nuk janë thjesht histori individuale apo një galeri personazhesh, por kujtesë e një kohe e rrethanash të caktuara, kujtesë e përpjekjeve të një brezi për ta lënë botën më të mirë nga sa e gjeti kur erdhi në këtë jetë. Të shkruash është pasion, është dhunti, është guxim, është një shtysë e brendshme që nuk e gjen te kushdo. Megjithëse kam shkruar shumë, kurrë nuk kam menduar se mund të merrem me letërsi. E mora guximin kur shkrova ca rrëfime nga fëmijëria. M’i pëlqyen dhe u bëra më i guximshëm, ndaj po sjell edhe ca rrëfime të tjera për rrugëtimin tim të gjatë, rrugëtimin tim akademik.

Rrugëtimi im është ai i një të riu, që erdhi nga periferia në kryeqytet duke mbajtur në zemër ëndrrën për të mësuar më shumë nga ata që dinë më shumë. Dhe që një ditë atë që ke mësuar për vete t’ua japësh me shumë dashuri edhe të tjerëve.

I jam shumë mirënjohës kujtesës sime që ka mbetur e freskët si dikur. Nuk jam marrë shumë me sport, por një sport e kam ushtruar rregullisht, fizkulturën e trurit e mendjes. Vazhdoj ta bëj ende pa u lodhur. Ndaj po sjell ca copëza rrëfimesh, mbresash e kujtimesh, i bindur se nuk mund t’i thuash të gjitha…

 

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages248
ISBN9789928086808
Published year2023
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximitOver 14 years old
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
I ri1