Tema themelore e prozës së tij, tepër të saktë nga ana gjuhësore, është lufta pa rrugëdalje e individit nga një qenie mistike të pandryshueshme kundër forcave të fshehta anonime të kudondodhura, armiqësore ndaj tij. Kjo situatë bëhet edhe më e qartë para frikës së ekzistencës që buron nga realiteti i përditshëm si te Metamorfoza, tmerrit të panjohur e të...
Sigurisht kurajoja për të rishkruar një klasik kaq të rëndësishëm në historinë e letërsisë botërore si Iliada e Homerit, mund të jetë një utopi dhe pa ndonjë mundësi suksesi. Megjithatë, përpjekja e shkrimtarit italian Alessandro Baricco e ka transformuar këtë roman të ngjeshur dhe voluminoz në një histori të gjallë tërheqëse, që të rrëmben, e cila mund...
Heroina arabe, Sheherazadja, që arriti të ushqente mirësi në shpirtin e sulltanit gjakpirës, vejushat dhe gratë e hijshme, xhelatët dhe shërbëtorët e sulltanit, xhindet që enden në errësirën e natës, në kërkim të shpirtrave, marrin jetë në një tjetër vepër, pas përrallave të njohura arabe "Një mijë e një net".
Do takohen tri herë, por secila herë do të jetë unike, e para dhe e fundit. Pas suksesit me librin Zoti Guajn, Alessandro Baricco vjen me një libër imagjinar-sic e cilëson ai- Tri here ne agim.
Isabel Allende është cilësuar si autorja më e lexuar e historive moderne, një reputacion që rikonfirmohet në romanin e saj Portret në Sepje. Allende na paraqet sagën e një historie të trazuar, jetësh e dashurish në Kilin e shekullit të XIX-të me karakteret e romanit të saj më të hershëm, bestseller-it Shtëpia e shpirtrave.
Njëzet vjet pas Ungjilli sipas Jezu Krishtit, José Saramago i kthehet përsëri trajtimit të fesë me një prozë të përsosur për nga stili dhe për nga ironia. Romani Kaini tregon luftën mijëravjeçare midis njeriut dhe Zotit, midis krijuesit dhe krijesës së tij. Romani Kaini është vepra më e madhe e shkrimtarit, pjekuria e të cilit ndoshta nuk është shpalosur...
Sekreti më tronditës i dy mijëvjeçarëve të fundit Botimi i parë i Gjaku i Shenjtë dhe Graali i Shenjtë në vitin 1982, pra 35 vjet më parë, ndezi një stuhi mbarëbotërore kontradiktash, jehonash të cilat ende po kumbojnë në mbarë botën perëndimore.
Pas mureve të lartë rrethues, përtej kangjellave që mbikëqyren nga roja të armatosura, ndodhet komuniteti i Altos de la Kaskadës. Jashtë, rruga, mjerimi i lagjes Santa Maria de los Tigresitos edhe, akoma më tej, Buenos Airesi kaotik. Brenda, aroma e jaseminëve, tingujt e një natyre tërësisht të pandotur, gumëzhima e makinave elektrike, bari gjithnjë i...
Një roman i jashtëzakonshëm, që të shtang...Autorja di të thurë një rreth me intuitën e një magjistareje.
Kjo është historia fantastike e Henri DeTamble, një librar simpatik i cili në mënyrë të pavullnetshme udhëton nëpër kohë, si dhe e Klara Abshire, një artiste jeta e së cilës merr një kthesë të papritur. Marrëdhënia pasionante e të dyve vazhdon në detin e kohës dhe dy të dashuruarit gjenden në një kurth romantik të pamundur. Një vepër magjepsëse mbi fatin...
"Orët" rrëfen historinë e tri femrave që janë cilësuar nga kritika si kulmet e personazheve femërore të shekullit. E para është një grua e përsyshur, e mistershme, një shkrimtare e famshme, Virxhinia Vulf, personazhi më kontradiktor, por edhe më i adhuruari në letërsinë angleze, e cila jepet në çastet para se të vetëvritej në vitin 1941.
Te Nesër në betejë mendo për mua, Marías na jep një roman të shkruar sipas modelit të prozës filozofike që e hasim te Marcel Proust dhe Henry James Krahas kësaj, na jep një panoramë historike dhe vetjake, tituj filmash dhe emra politikanësh, duke u shfaqur një shkrimtar i një lloji krejt tjetër. The LondonReview of Books
Javier Marías ka një talent të jashtëzakonshëm, proza e tij arrin të ndërlidhë në mënyrë mahnitëse ironinë filozofike me dhembshurinë që përlindet prej qenies sonë të rrëgjosur, prej impulseve që na shtyjnë drejt vetëshkatërrimit. The New York Book Review.