Një roman shpirttrazues krenarie, lakmie dhe ndëshkimi të tmerrshëm. Kur i ati e detyron Meri Brodin të shkëputet nga shkolla, duke prerë të gjitha kontaktet e saj me të shkuarën dhe të ardhmen, jeta e vajzës mbetet rrethi i ngushtë, i ftohtë, i trishtuar, i shtëpisë atërore në një qytet të vogël të Skocisë.
E rritur në Kuvendin e Kastros, Helena i përket një familjeje të fuqishme të rrethinave të Romës. Ndërsa Zhyli është bir brigandi; dhe i varfër mes të varfërve. Midis tyre, në Italinë e shekullit XVI lidhet një dashuri si ato që di t'i ndërtojë vetëm Stendali, aq e pakufishme sa edhe e pamundshme.
Nuk ka më Cezar në kohën e sotme, ka veçse financierë dhe burra shteti, që duan të zotërojnë minierat e diamantit të Afrikës së Jugut apo kauçukun e Kongos së katandisur në skllavëri. Krishti ka predikuar vëllazërimin njerëzor. Ai nuk e ngjiti malin për të thirrur: "Vrisni! Vrisni! Nisuni, të mbushur me urrejtje, ngulni bajonetën në zorrët e vëllait...
Gjatë mbretërimit të perandorisë së fundit, një shërbëtore martohet me një burrë të përulur. Së bashku ata nisin një udhëtim epik
Në qendër të veprës është miqësia mes dy grave. Sula dhe Nel- të dyja me ngjyrë, të dyja të zgjuara por të varfra, të rritura në një provincë, takohen kur janë veçse dymbëdhjetë vjeçe dhe ende ëndërronin për princin e kaltër.
Pasioni, tundimi, besnikëria- një histori dashurie në Londrën bashkëkohore.
Historia e një gjykatësi që nuk do të gjykojë, që nuk përballon dot ekzistencën e së keqes. Jo për utopi, por për arsye besnikërie, për dashurinë e babait partizan, ai dëshiron të kuptojë arsyet e dhunës që ka pllakosur Italinë në vitet e errëta të terrorizmit. Një libër që reflekton për drejtësinë, mundësitë dhe limitet e saj.
Një klasik i shkruar nga romaniceria franceze Zhorzh Sand në vitin 1846 me ngjarje që zhvillohen në një mjedisi rural ku ajo përpiqet të idealizojë temat që lidhen me këtë mjedis.
Kjo Anë e Parajsës, romani i parë i Ficxheraldit, rezultoi një sukses i menjëhershëm, i jashtëzakonshëm, kur u botua për herë të parë në vitin 1920; kjo vepër ndërtoi famën e tij letrare. Ndoshta romani më përcaktues i atij Brezi të Humbur, ky rrëfen historinë e Amori Bllejnit, një student i pashëm, i pasur i Prinstonit, i cili përfshihet pa shumë...
"Klasa" është një ndër romanet e autorit Erik Segal dhe klasifikohet si best seller. Në këtë roman pershkruhen pesë jetë, pesë histori dashurie dhe portreti i një brezi.
Ky libër është një rrëfimi i një refugjateje vietnameze, një të imbarkuarje mbi gomone, kujtimet e së cilës bëhen shkak herë pas here për tu zbavitur, herë për tu zhytur në mendime, duke valëzur midis tragjikes dhe komikes midis Sajgonit dhe Granbit, midis prozaikes dhe shpirtërores, midis vdekjeve të deformuar dhe jetës së vërtetë.
Familja Robinson, ndërrmer udhëtimin e saj drej Paqësorit. Pas një aksidenti, familja e gjen vetën në një ishull të madh.
Qyteti i Breshkave është sprova e parë letrare në prozën e gjatë, e një autori të ri që premton të lerë gjurmë në letërsinë e sotme shqipe.
Në vëllimin e dytë të "Vëllezërve Karamazov" shpalosen karaktere të rinj, tipa të dyshimtë, kemi gjak dhe hakmarrje, endje të filozofisë së hollë, paralele të gjithanshme, kërkime e zhbirime të rëndësishme, shpalosje të energjisë së grumbulluar, siç ndodh shpërthimi i furtunës pas bunacës. Bunaca ishte romani i parë, vëllimi 11. Filozofia e përvetësuar...
Ky libër është një roman mbi drejtësinë që njeriu duhet t'i kthejë njeriut. E gjithë vepra ngjan si "një fluturim dallëndyshesh mbi barbarinë e një shekulli që ende nuk ka mbaruar".
Është një roman gazmor për aristokratët dhe ambiciozët, që duan të ngjitin shkallët e hierarkisë shoqërore. Një endje e stisur me kujdes, një kënaqësi mëkatare së cilës nuk i shpëton asnjë prej nuancave përthithëse dhe harbuese të jetës angleze. Ashtu si çdo satirë e mirë, Snobët është tejet argëtues, edhe pse thellë fsheh vuajtjet e pamëshirshme të së...