Catalog
Ky set përmban dy libra që do t’i japin aroma dhe shije fantastike pushimeve tuaja. Autorja italiane bestseller vjen edhe për lexuesit shqiptarë si romanciere ndër më të shiturat me dy romanet e saj Kopshti i luleve sekrete dhe Shtegu i parfumeve, të cilat duhet ti keni me vete për të kaluar sa më bukur ditët e gjata të verës
Për herë të parë vjen i plotë në një pako e gjithë seria e Sherlock Holm, shkruar nga Artur Konan Dojl dhe botuar në shqip nga Botimet Argeta LMG. Këtu janë përfshirë të gjitha tregimet dhe romanet e serisë investigative të një prej mjeshtrave të letërsisë botërore
Nëse do të kuptosh në mënyrë të thelluar se çfarë po ndodh me qenien njerëzore sot dhe cilat janë sfidat e saj në të ardhmen, këto tre libra janë një udhëzues i shkëlqyer për këdo: Një vështrim i detajuar për të kaluarën, të sotmen dhe të ardhmen nga Yuval Noah Harari, një prej mendjeve më brilante të kohës tonë. Ky set propozohet për lexuesit me rastin e...
Përrallat e mrekullueshme arabe, të përkthyera në shqip mjeshtërisht nga Mustafa Greblleshi, vijnë në tre vëllime nga shtëpia botuese Çabej
Historia plot mister e dashurisë së çmendur dhe seksit të egër mes biznesmenit Kristian Greit dhe Ana Stillit ka pushtuar mendjet e miliona lexuesve, duke u shndërruar në një sjellje frikësuese me djajtë e brendshëm të mashkullit dhe femrës. Autori ka ndjekur jo vetëm rrjedhën e personazheve të tija por edhe kërkesat e lexuesve besnikë për ta përmbyllur...
Vepra të tilla shënjojnë epoka të mëdha por njëherësh edhe pasione të mëdha njerëzore. Nuk ka një roman epope të dytë në llojin e vet që të ketë gërshetuar kaq mjeshtrisht botën e brendshme të individit dhe jetën e tij me fatet e kombit dhe pasojat e konfliktit. Festë dhe luftë njëherësh që vjen me një imagjinatë të jashtëzakonshme. Kjo vepër rivjen në...
Dashuria e lexuesve për Remarkun ka nisurm e këto tre thesare që janë pjesë e këtij seti. Prandaj, këto janë librat e përzgjedhur për ata që duan të futen në botën e këtij shkrimtari të madh: “Harku i triumfit”, “Tre shokët”, Obelisku i zi”.
Dale Carnegie dhe Napoleon Hill janë dy prej mendimtarëve më të shquar të shekullit të XX, të cilët kanë ndikuar shumë edhe në jetën dhe suksesin e sipërmarrësve të mëdhenj, si: Bill Gates, Warren Buffet, Jeff Bezzos, etj. Njëherësh, këta dy autorë shquhen për aftësitë e tyre në përgatitjen e liderëve të ardhshëm.
Rachel Hollis dhe Sheryl Sandberg jane dy nga femrat me te shquara te kohes tone, te cilat kane aftesine per te motivuar dhe per te ndryshuar realitetin e gruas ne ditet tona. Hollis eshte nder autoret me te lexuara ndersa Sandberg sjell pervojat e jetes se saj, si drejtuese ne kompanine Facebook dhe sfidat e jetes se saj.
Gjate vitit 2019 kane ardhur ne shqip disa nobeliste, por ne kemi perzgjedhur dy prej tyre, per ti rekomanduar per lexim ne set. Ato jane: Kazuo Ishiguro dhe Olga Tocarkzuk. Ata kane fituar Çmimin Nobel ne vitet 2017 dhe 2018.
Viti 2019 ka sjellë në tregun e botimeve dy prej biografive më të shquar të botuara ndonjëherë: atë të Einstein dhe të Leonardo Da Vincit, shkruar nga një prej biografëve më të shquar të kohëve tona; Walter Isaacson. Prandaj, i rekomanojmë për të gjithë ata lexues që duan të shkojnë përtej botës së dukshme të mendjeve që kanë ndryshuar botën.
Shumica e bizneseve nuk e çojnë në fund misionin e tyre, por ndalen rrugës. Pse ndodh kjo? Shumëkush i kërkon arsyet jashtë vetes, - tek tregjet, konjukturat, etj. Por nëse zbulojmë arsyen e vërtetë se përse e nisim një biznes, dhe kemi një strategji të qartë në momentin që fillojmë rrugëtimin tonë si sipërmarrës, ka më pak shance për të falimentuar....
Mes romaneve sage te vitit 2019 kemi vecuar librat e dy autoreve te njohura te diteve tona Adriana Trigiani dhe Elif Shafak. Keto autore, me bestsellera nderkombetar, kane ardhur gjate vitit 2019 me dy perkthime te reja tek lexuesi shqiptar: Gruaja e Tonit dhe Ciraku i arkitektit. Duke qene nder autoret me te lexuara ne Shqiperi, i kemi rekomanduar ne set...
Thanas Medi dhe Virion Graci jane dy autore te vleresuar ne letrat shqipe te diteve tona. Te dy kane dale me romane para lexuesve gjate ketij viti; ku vijne me prurjet e tyre me te mira. Si dy emra perfaqesues te letersise shqipare, i rekomandojme per lexim ne nje set.
Anisa Makarian dhe Mimiza Hysa jane dy personazhe te njohura te kultures shqiptare, por qe kane sprovuar me sukses edhe ne lemin e prozes se gjate. Te dyja e kane marre subjektin e tyre gjate periudhes se komunizmit, prandaj, po i rekomandojme ne nje set, per te gjithe ata lexues qe duan te njohin anen me te erret te atij sistemi, sidomos per te mesuar me...
Fatos Kongoli dhe Besnik Mustafaj jane nder emrat me te njohur te letersise bashkekohore shqipe. Te dy keta autore kane dale para lexuesit me krijime te reja gjate vitit 2019. Kongoli mori cmimin e pare ne Panairin e Prishtines, ndersa Mustafaj ne Panairin e Tiranes. Prandaj i rekomandojme ne nje set si zera perfaqesues te letersise shqipe.
Ne serine e seteve te autoreve shqiptare, kemi bere bashke ne nje te vetem romanet e Bashkim Shehut dhe Ylljet Alickaj. Keto dy emra tashme perbejne zera te modernitetit te letrave bashkekohore shqipe, prandaj i rekomandojme per lexim
Ne kete set kemi perzgjedhur librat e dy autoreve shqiptare, te pasionuar pas realizmit magjik, dhe ndjekes te zellshem te fjales se zgjedhur shqipe: Mira Meksin dhe Tom Kuken (Enkel Demin). Dy librat e tyre, “Diktatori ne kryq” dhe “Ora e lige” jane botime te vitit 2019, qe ju vijne lexuesve si prurjet me interesante te letrave shqipe
Librat shkojne dhe vijne, ndersa klasiket mbeten. Aq me teper per lexuesit e vegjel te cileve kemi vendosur t’ju krijojme nje “mini-biblioteke” me veprat me te mira te kesaj moshe, ne variantin origjinal, me te cilet provohet shija e vertete e letersise. Prandaj, kemi propozuar setin me librat “Zemer” te Edmondo de Amicit, “Hajdi” te Joanna Spyri, “Djemte...
Në një nivel parësor, “Një tragjedi amerikane” është historia e korrupsionit dhe shkatërrimit të një njeriu, Clyde Griffiths, i cili humbet shpirtin e tij gjatë kërkimit dëshpërues të suksesit. Në një nivel më të thellë, akoma më të thellë, romani paraqet një portret të madh të shoqërisë vlerat e së cilës janë njëherësh si edhe ambicjet e kota të Clyde...
Gabriel Garcia Marquez dhe Mira Meksi janë pjesë e pandarë për një pjesë të lexuesit tonë, prandaj ne kemi rekomanduar bashkërisht dy tekste leximi “Dashuri në kohërat e kolerës” dhe “Pa zemër në kraharor”, si pjesë të një pakoje të veçantë për dhuratë mes atyre që e zbukurojnë dashurinë dhe pasionin mes tyre duke shkëmbyer libra me njëri-tjetrin.
Historitë e Edith Durham dhe ngjarjet në Ballkanin tonë në prag të Luftës së Parë Botërore, jeta dhe misteret e Ana Bolenës, gruas së mbretit anglez Henri VIII dhe bota e Sara Blloshmit, bukuroshes pas të cilës endej mbreti Zog, - vijnë në këto tre romane historike të cilat do t’iu bëjnë për vete. Trilli dhe historia marrin dhe japin me njëri-tjetrin saqë...
Kush është Artemis Fowl-i? Një gjeni? Natyrisht, përderisa arrin të luajë me teknologjinë ashtu si të tjerët luajnë me ushtarët e vegjël. Një kriminel? Pa dyshim që po: prejardhja e tij nga një plejadë e vjetër dhe e shquar keqbërësish nuk është e rastësishme. Ky është një tekno-thriller i mahnitshëm dhe ironik plot fantazi në një botë ku e mira dhe e...
Këto dy libra iu adresohen lexuesve të pasionuar pas romaneve me dedektivë. Autorës James Patterson & Maxine Paetro kanë çmendur lexuesit në të gjithë botën, duke shënuar rekorde në shitje; tashmë librat më të lexuar në botë vijnë edhe në shqip.
Nuk ka një raport pasioni aq të zjarrtë përmes botës virtuale sesa ai i Leos dhe Emit. Ajo vazhdon plot surpriza në të dy romanet e Daniel Glattauer, saqë ata na janë fiksuar në mendje teksa rrinë para kompjuterit dhe shkruajnë, mendojnë, ndjejnë.... Ata janë secili prej nesh në këtë botë komunikimi të shumëfishtë, me plot pështjellime.
Këtu femra nuk ndodhet e pasqyruar përballë vetevetes, por para të tjerëve; prandaj ky set mëson disa teknika të jetës së përditshme për imazhin e jashtëm, gjetjen e partnerit duke përdorur Ligjin e Tërheqjes dhe eksplorimin e mendjes së një burri. Këto tre libra janë për një femër zgjidhje të zgjuara për të kontrolluar me sukses mjedisin përreth.
Ky set me tre libra vijnë enkas bashkë si një model drejt suksesit për sipërmarrjet shqiptare, bazuar mbi përvojat dhe komunikimin që ka përzgjedhur të bëjë me publikun Agna Group dhe presidenti i saj, z. Vasil Naçi. Nuk janë modele të mendjeve të shquara të botës, por janë këshilla dhe parime konkrete që gjenden në tre botimet e Agna Leadership Academy:...
Nuk ka një libër të dytë që të jetë marrë më shumë seriozisht personazhi sesa autori. Në kohën që nisi jetësimi i dedektivit nga shkrimtari britanik Artur Konan Dojl pati një sjellje të pazakontë të lexuesve, të cilët e mendonin person real dhe i dërgonin autorit me mijëra letra. E gjithë aventura e tij përmblidhet në katër romane të cilat kanë 60...
Këto dy thrillera sjellin realitete politike në Uashington dhe Moskë, të cilët kanë bërë për vete me miliona lexues në mbarë botën. Të tillë janë vlerësuar edhe nga lexuesit shqiptarë, prandaj për ata që e pëlqejnë këtë zhanër mik, rekomandojmë setin e mëposhtëm.
Viti 2018 ishte tej mase i pasur me romanca por ne kemi përzgjedhur dy prej librave të këtij zhanri që kanë pasur sukses të jashtëzakonshëm edhe në tregjet ndërkombëtare edhe në Shqipëri. Ato rezultuan ndër librat më të kërkuar në Panairin e Librit Tirana 2018
Sektori i shitjes në sipërmarrjet tona ka gjithmonë nevojë për këshilla dhe praktika më të mira; prandaj po rekomandojmë për ju dy autorë: Brian Tracy dhe Vasil Nacci; njëri sjell praktikat më të mirat botërore në fushën e shitjes dhe tjetri modelet e gërshetuara që prodhon realiteti i biznesit shqiptar.
Paulo Coelho është tashmë ndër autorët më të lexuar nga shqiptarët. Prandaj, për t’ju ardhur në ndihmë të gjithë të pasionuarve pas “Alkimisti”, “Alefit”, “Zahirit” apo “11 minuta”, ne rekomandojmë tre librat më të fundit të këtij autori që janë hedhur në qarkullim nga Shtëpia Botuese Toena.