Emilia e Hënës së Re pasqyron jetën nëpërmjet syve të Emili Starrit, një vajzë e mbettit jetime, e cila, pas vdekjes së prindërve, shkon që të banoje tek tezja e saj.
Ana flokëkuqja, që tashmë kthehet në Ejvonli. A mbarojnë të papriturat dhe "telashet" në jetën e saj si mësuese? Po marrëdhëniet e saj me Gilbertin a vazhdojnë të përmirësohen?
Romani "Ishulli i delfinëve blu" nga autori Scott O'Dell, rrëfen për një vajzë, e cila arriti të mbijetojë në një ishull të vetmuar në oqean, pas mbytjes së anijes me të cilën udhëtonte.
Emili Starr kishte lindur me dhuntinë për të shkruar. Mqenëse ishte një jetime që jetonte në fermëb "Hëna e re", të shkruarit e ndihmonte të kalonte kohët e vështira dhe vetminë.
Emilia e Hënës së Re e pasqyron jetën nëpërmjet syve të Emili Starrit, një vajzë e mbetur jetime, e cila, pas vdekjes së prindërve, shkon që të banojë tek tezja e saj.
E parapëlqyer për vite radhazi, ky roman klasik ndjek aventurat e Ana Shirlit, kokëkuqes energjike, e cila shkon të jetojë pranë një familjeje në Grin Gejbëlls dhe fiton zemrat e gjithë atyre që takon aty.Romani "Ana flokëkuqja" është një nga më të paharrueshmit dhe njëkohësisht një nga më të këndshmit në të gjithë letërsinë botërore.
Në xhunglën e Indisë Jugore, diku pranë Sionit, tufa e ujqërve kishte edhe një pjesëtar të ri, por ky nuk ishte ujk, si të tjerët, ky ishte MOG LI, - bir i njeriut – por që nuk dinte asgjë rreth botës së njerëzve.
Nje Familje shpeton gjalle nga shkaterrimi i anijes ne nje stuhi te tmerrshme. Ata jane familja Robinson. Mendjeprehtesia dhe harmonia e kesaj familjeje e kane bere kete roman nje nga librat qe u ka rezistuar koherave, duke mbetur nje nga rrefimet klasike qe pelqehet nga te gjithe lexuesit.
Pas suksesit që pati libri i parë i shkrimtares Sarah Dessen, “DIKUSH SI TI”, i botuar në shqip nga Botimet Toena, romani i radhës që prezantohet para lexuesve, “Kjo ninullë”, është një libër që qëndron mbi të tjerët... Adoleshentët karizmatikë të Dessen-it janë garanci për të tërhequr vëmendjen e lexuesve të cilët e kanë vlerësuar maksimalisht, pasi...
“Një libër i madh, ambicioz, i shkëlqyer, i guximshëm, argëtues dhe befasues, është romani i Anlgisë sot, pasuruar me letërsi... Vepër mallëngjyese e një autoreje që i njeh tej e tej si njerëzit dhe romanet.”
Kafshët fantastike dhe ku mund të gjenden – vepër e J. K. Roëling, autore e librave të Harry Potterit, e dashur dhe e njohur për të gjithë lexuesit në botë, shënon debutetin e saj si skenariste. Një dhuratë e përsosur për bibliotekën e çdolloj lexuesi, qoftë një fans I hershëm ose i ri në botën magjike.
“Sarah Dessen konsiderohet si një yll i letërsisë për të rinj. Romanet e saj të suksesshme, të shkruara me ngrohtësi, humor dhe optimizëm, vëzhgojnë sjelljen e adoleshentëve në procesin e tyre të transformimit.” Los Angeles Times
Çdo gjë është në vendin e vet në jetën e Elizabet Egan. E vetmja re në horizont është motra e saj, Saoirse. Një kokëkuqe energjike, që gjithmonë le gjurmë pas vetes, të cilat Elizabeta lufton për t’i arritur. Ndërsa është nënë jo shumë e dhënë pas djalit të saj 6-vjeçar, ajo merret me biznesin e saj që nuk i lë shumë hapësirë për argëtim. Derisa një ditë,...
Përfundimi drithërues i trilogjisë fenomenale “Gjysmëkeqi”, së shpejti edhe në ekranin e madh.
Nëse po kërkoni një libër që ju emocionon, ju mban frymën pezull dhe ndonjëherë ju drithëron, ky libër është për ju. Mosha e leximit: nga 11 vjeç.
Kur nisi Lufta e Dytë Botërore, djaloshi Uilli Biç u shpërngul në një fshat. Një djalë i trishtuar, i privuar nga gëzimet e jetës, ai me ngadalë filloi të rritej dhe të zhvillohej nën përkujdesjen e plakut të mirë Tom Oukli. Por, pikërisht në atë kohë mamaja e tij mizore e merr prapë në Londrën e shkatërruar nga lufta... A do ta takojë përsëri ai zotin Tom?
... romani “Perëndia e mizave” u publikua ne vitin 1954 nga Faber & Faber. Kjo vepër u cilësua si metaforë e Satanait nga Tomas S. Eliot, që në atë kohë ishte në krye të shtëpisë botuese angleze. Ky libër u botua në Shtetet e Bashkuara një vit më vonë
Që kur Apokalipsi i Përbindëshave ka pllakosur qytetin, trembëdhjetëvjeçari Xhek Salivan ka jetuar në një shtëpi mbi pemë, të cilën e ka armatosur dri në dhëmbë, për të mos përmendur videolojrat dhe rezervat e pafund me biskota Oreo, TË MARRA NGA DYQANET E BRAKTISURA. Po Xheku nuk mund t’ua dalë dot i vetëm hordhive me Zombi, djaj me krahë e kacavjerrëse...
Zombit po zhduken. Kjo mund të duket gjë e mirë, pasi zombit ta hanë trurin, por djali normal Xhek Salivan ka dyshimet e tij. Ai dëgjon vazhdimisht një zhurmë si vikatje të frikshme që duket sikur i thërret zombit. Po për ku dhe për çfarë qëllimi (me shumë gjasë) të errët? Xheku, tre shokët e tij (ndoshta të vetmit njerëz në Tokë) dhe përbindëshi i tyre i...
Bileta e lotarisë është një nga romanet më të bukur të Zhyl Vernit. Ai ka skalitur me penën e tij historinë e Gulda Hansenit, norvegjezes së bukur, që pret me padurim lajme nga i fejuari i saj, i cili ndodhet në brigjet e peshkimit të Njufaundlendit.
Veprimi zhvillohet në Afrikën e Jugut, ku inxhinieri Mere kryen studimet e kimisë organike në shkëmbinjtë mineral depozitues. Heroi dëshiron të martohet me vajzën e pronarit të tokave zonjushën Alisës, por babai i saj refuzon, sepse pasuria e djaloshit nuk është e mjaftueshme për babain lakmitar. Siprien Merè, i dashuruar me Alisën dhe i nxitur prej saj,...
Romani, përveç notave epike, ka edhe nuanca romantike midis protagonistit dhe Nadias. Se ç’ndodh me fatin e tyre ju do ta gjeni në faqet e këtij libri.
Me përshkrimin e djemve dhe kujtimet e gjalla, autori ka sjellë në jetë portretin e paharrueshëm të një epoke arritjesh të jashtëzakonshme.
Hipnotizues dhe misterioz, nuk mund ta lëshosh nga dora. Një rrëfim rreth miqësisë së fortë dhe zbulimeve të rrezikshme. Fitues i çmimit “The Oxfordshire Book Awards” 2013
Aventura që zuri fill me “Sekretin e shtëpisë në ishull” dhe vijoi me “Qytetin e magjepsur” mbërrin në një përfundim drithërues me “Librarinë e shpirtrave”.