Gjatë një përpjekjeje të guximshme për të shpëtuar një jetë, dy shokë përfundojnë në një botë tjetër, ku një shtrigë e keqe përpiqet t'i mbajë skllevër.
Këtu tregohet historia që vë provë besimin. Si e ngjallin gënjeshtrat frikën, ku çdo shpresë duket e humbur?
Ky libër vjen për fansit e “Buzëqeshja e Raina Telgemeier, pasi është një roman grafikash, i përzemërt rreth miqësisë dhe sfidave që kalon secili prej nesh edhe kur jemi vetëm. Prandaj ky roman ta mëson të njohin fuqitë brenda vetevetes teksa ndjekim një kurs për mësimin e patinave. Jo më kot ku libër për fëmijë mbetet një bestseller i përhershëm i The...
Një tjetër libër për të pasionuarit e serisë së Zoe Sugg “Vajza online”. Miqësia është një ndër gjërat e çmuara në jetë por ka momente kur duhet të përballemi edhe të vetëm në sfidat që na dalin para. Por çfarë ndodh me Penny kur zhduket miku i saj?
“Emri im është Harriet Manners dhe ende vazhdoj të jemë shushkë”. Këtë e dinë shumë mirë ata që kanë lexuar vëllimin e parë, por do ta mësojnë tani edhe lexuesit e rinj që unë jam e tillë....
Saimir Muzhaka, Antonio Babliku, Loer Kume dhe Sindi Dobi janë katër autorë të rinj që kanë nxjerrë veprat e tyre në prozë gjatë vitit 2017. Bukinist i rekomandon këto libra në një set për të njohur prirjet e reja të letrave shqipe të ditëve tona. Secili prej tyre e meriton ndalesën dhe kohën e lexuesit të mirë....
Një tjetër roman shpërthyes dhe super romantik i Anna Premolit, një autore me gjysmë milionë kopje të shitura, fituese e shumë çmimeve letrare në Itali dhe jashtë vendit, vjen në gjuhën shqipe; pse jo libri i mbretëreshës së romancave vjen në pikun e festës së Shën Valentinit.
Doli në qarkullim vëllimi i II i librit “Gruaja me të bardha” një nga romanet më të njohura në mbarë botën. Romani në fjalë është cilësuar edhe si “Trillimi ndjesive” i njohur për përmbajtje elektrizuese, plot suspense dhe të frikshme ndërthurur me intriga, xhelozi, vrasje, tradhëti dhe të tjera. Tema të nxehta edhe në ditët e sotme dhe kjo ndoshta...
"Rebeka" e shkrimtares Kate Douglas Uigin është një roman klasik amerkan për të rinjte që tregon historinë e njëmbëdhjetëvjeçares Rebeka Randall, e cila lë fermën e saj për te jetuar me tezet, gra të pamartuara dhe për t'u bërë një vajzë e arsimuar. E varfër për nga origjina, Rebeka është një fëmijë simpatik që për të shprehur ndjenjat e saj, shpeshherë...
Dy njerëz ikin drejt një bote ndryshe, të ëndërruar prej kohësh, por ende të panjohur për ta. Kjo botë ndryshon shumë gjëra në jetën e tyre, përfshi dashurinë e lindur në ikje e sipër nga vendlindja. Një libër për të kuptuar thellësinë dhe vërtetësinë e dashurisë.
E hasim vogëlushin, një mëngjes fund – dimri, teksa "hovkërcen" drejt shkollës. Janë vitet 50 dhe, ndërsa zgrep në një vresht një veshak stërkalamushti, Ujkoshi, kështu e quajnë, sheh një burrë, me kokën e re, mjekrën shtëllungë dhe një qen të rrëgjuar përbri. Një Zot?
Viktor Canosinaj vjen me një tjetër roman për të rinj, - kësaj radhe me një thriller, pas suksesit që ka pasur me librat e mëparshëm për moshat e reja
Shkruar nga autorja e dashur e romanit “Gra të vogla”, “Tetë kushërinj” është një kryevepër e letërsisë për të rinj. Ky roman i mrekullueshëm u ofron lexuesve të të gjitha moshave një histori frymëzuese rreth rritjes, miqësisë e dashurisë.
Dashuria e vërtetë e Anës, Gilbert Blythe, më në fund bëhet mjek dhe në praninë e miqve më të afërt ata janë gati të shkëmbejnë betimet. Shumë shpejt, çifti i lumtur do të nisë një jetë të re dhe do të ketë shtëpinë e ëndrrave.
Tim Taleri ka një të qeshur që ndikon te të gjithë. Por ai e shet atë te një baron misterioz të quajtur Lefeut. Këtu nisin fatkeqësitë dhe aventurat e personazhit tonë.
Kur njerëzit kërkojnë flori nëpër të ftohtin e veriut të Kanadasë, atyre u nevojiten qen, qen të mëdhenj e të fortë, qen që janë të zotë të tërheqin slita nëpër dëborën e pafundme, drejt minierave të arit...
Romani, i vendosur në vitin 1861, përshkruan aventurat e ekspeditës britanike udhëhequr nga Captain Hatteras John në Polin e Veriut.
Në roman, Shandon Mate i parë merr një letër misterioze ku i kërkohej atij të ndërtonte një vapor përforcuar në Liverpul.
Ky vëllim është vazhdim i historive të Kau-djer, personazhit që do të jetojë në paqe në mes të natyrës dhe popullsive indigjene në zonën e quajtur Magelan, por bujaria dhe mirësia e tij shpërndorohen nga kolonët që rrezikojnë jetën në udhëtimet e tyre në ishull. Cilat janë aventurat e Kau – Djer dhe si e vendos autoritetin e tij ai?
Poliana, heroina e dashur e shumë vajzave, rritet. Si të gjithë të rinjtë, edhe ajo dashurohet. Por zemra e saj vuan. Megjithatë, në çastet më të vështira, ajo nuk harron të veçantën e saj "lojën e të kënaqurit".
Ky libër ka qenë i dashur për lexuesin e vogël në shekullin e XIX, duke u shndërruar njëherësh edhe në një model për secilin prej tyre, duke nisur që nga pamja, veshja, interesat dhe bota e personazhit të quajtur Cedric Errol
Kau-djer është një personazh që do të jetojë në paqe në mes të natyrës dhe popullsive indigjene në zonën e quajtur Magelan, por bujaria dhe mirësia e tij shpërndorohen nga kolonët që rrezikojnë jetën në udhëtimet e tyre në ishull. Cilat janë aventurat e Kau – Djer dhe si e vendos autoritetin e tij ai? Këto dhe shumë gjëra të tjera interesante i mësoni...
Në një qytet të vogël në Perëndim, 11-vjeçarja Poliana humb të ëmën dhe më pas edhe të atin si pasojë e sëmundjeve.
Emilia e Hënës së Re pasqyron jetën nëpërmjet syve të Emili Starrit, një vajzë e mbettit jetime, e cila, pas vdekjes së prindërve, shkon që të banoje tek tezja e saj.
Ana flokëkuqja, që tashmë kthehet në Ejvonli. A mbarojnë të papriturat dhe "telashet" në jetën e saj si mësuese? Po marrëdhëniet e saj me Gilbertin a vazhdojnë të përmirësohen?
Romani "Ishulli i delfinëve blu" nga autori Scott O'Dell, rrëfen për një vajzë, e cila arriti të mbijetojë në një ishull të vetmuar në oqean, pas mbytjes së anijes me të cilën udhëtonte.
Emili Starr kishte lindur me dhuntinë për të shkruar. Mqenëse ishte një jetime që jetonte në fermëb "Hëna e re", të shkruarit e ndihmonte të kalonte kohët e vështira dhe vetminë.
Emilia e Hënës së Re e pasqyron jetën nëpërmjet syve të Emili Starrit, një vajzë e mbetur jetime, e cila, pas vdekjes së prindërve, shkon që të banojë tek tezja e saj.