Jo vetëm botues apo studiues i psikologjisë dhe sociologjisë: Xhevahir Lleshi është një eseist i shkëlqyer, që di të sjellë plot pasion dhe finesë personazhe dhe ngjarje. Të qëmtuara me kujdes personazhet realë të kohës tonë apo të historisë, këta apostuj na vijnë me gjithë përmasën e tyre si etalon vlerash për kohën tonë
Teoria e shoqërisë: një teori që përdor njohuritë më komplekse të mendimit bashkëkohor për të përshkruar shoqërinë si sistem universal i komunikimit. Një teori që bëhet gjithnjë e më shumë aktuale dhe ngjall një interes gjithnjë e metë lartë në Europë, në Amerikë e në vendet aziatike
“Eja të luajmë” 3 është një libër me lojëra për t’u zhvilluar me fëmijët e moshës 4-5 vjeç. Njëherësh kjo është një zgjidhje për ti larguar ata nga kompjuteri dhe celularët, por edhe për të ndihmuar prindërit sesi të bëhen pjesë e aktivitetit bashkë me fëmijët e tyre
Libri i recetave për fëmijët e moshës 0-3 vjeç iu vjen në ndihmë kryesisht nënave të reja dhe është konsultuar edhe me mjekë pediatër
Për herë të parë të mbledhura në një vëllim, disa nga skicat e fejtonet e mprehta që Greblleshi i nënshkruante me pseudonimin Liu Cakut në gazetat tiranase të kohës së okupacionit italian, me skica e vinjeta të vizatuara nga shoku i tij Ibrahim Kodra.
Përdoreni fuqinë e imagjinatës tuaj që të merrni çka doni nga jeta. I shitur më shumë se gjashtë milionë kopje anembanë botës.
Sot puna për trupin është pjesë e jetës së çdo njeriu. Kur një grua kalon të 40-at, fillon e shfaqet tek ajo një ndjenjë frike, që e çon shpesh në moskujdesje për veten...Aerobia jo vetëm qëtë bën ta kalosh këtë frikë, por ajo bën mrekullira, jo vetëm për zhdërvjelltësinë ose për lëkurën, por kryesorja të çliron nga dembelizmi.
Një botë inteligjente dhe plot mistere që kalon përmes personazhesh dhe historish që ti do ti përpish menjëherë.
Ky eshte studim i plote mbi muziken popullore shqiptare, realizuar nga Vasil Tole
Si të krijoni miq dhe të fitoni përkrahjen e njerëzve. Libri i parë nga ky cikël ka për qëllim t’ju mësojë se si të krijoni raporte të afërta emocionale me njerëz, t’ju zhvillojë dhe t’ju nxisë për përdorimin e aftësive të pashfrytëzuara të shoqërimit. Lidhur me këtë, autori niset nga njohuria se mënyra e komunikimit të njerëzve në çdo shoqëri ndikon në...
Natyralja, e shoqëruar me një veshje plot sqimë, e bën bukurinë femërore të parezistueshme. Ky set me librat “Si të dukesh 10 vjet më e re me 80 procedura jo-kirurgjike” e Patrick Boëler me Jennifer Christie dhe “Ti je ajo çfarë vesh” e Dr. Jennifer Baumgartner është pikërisht për ato femra që duan të jenë të tilla. Jo vetëm aq: Pakoja është konceptuar...
Në këtë botim do të gjeni mençurinë e personaliteteve të mëdha të historisë dhe kulturës botërore të mbledhura si bleta nektarin e luleve nga Arian Puto në një vëllim të vetëm. Botuesi e risjell në treg pasi ka qenë ndër librat më të shitur deri në vitin 2012
Kur lufta filloi, nuk u bë kurrfarë deklarate për shpalljen e saj, dhe kur mbaroi kurrë farë parade për fitoren nuk pati. Kështu citon Gabriel Partos, në librin e tij, një analizë për Luftën e II-të Botërore. Citimi i Partos është kambanë e fortë për kaosin në të cilën gjendet bota sot dhe për shumë pikëpyetje të së nesërmes.
“Armiku i popullit”, një nga veprat më të njohura të Henrik Ibsen, u shkrua në vitin 1882 si kundërpërgjigje ndaj protestave publike kundër veprës së tij “Fantazma”, që në atë kohë u konsiderua si skandaloze. “Armiku i popullit” u adresohet tendencave irracionale të masës dhe natyrës korruptive të sistemit politik
"Afrohuni dhe do të ndjeni të regëtijnë në kërmën e baltosur dhe të gjakosur, arteriet e shpirtit universal, venat e bymehura nga gjaku hyjnor. Ky gjiriz është i tëri i mbrujtur me pafundësi: në ato nevojtore ndjehet diçka prej zotit"
Shumë përvoja në jetën personale të dramaturgut August Strindberg përfshihen në duelet mes gjinive, me gra të egra dhe të pamëshirshme, duke uzurpuar të drejtën vendimmarrëse të meshkujve në drejtim dhe udhëheqje. Strindberg e shqyrton këtë temë në thellësi te romani “Babai” - një studim tejet emocional i trazirave civile dhe një luftë që vazhdon midis...
Të kërkosh largimin e Berishës nga posti më i lartë i shtetit, nuk do të thotë të provokosh luftë civile. Të kërkosh largimin e Berishës, nuk do të thotë ti rrëmbesh pushtetin PD-ës. Berisha nuk është PD-ja. Ai është kanceri i saj. Metastazat e tij Partia Demokratike po i ndien dhimbshëm, por, në vend që të hiqet pjesa e sëmurë prej saj, po hiqet pjesa...
Ndërtuar në formën e pyetjeve e përgjigjeve, ky libër sqaron të gjitha dyshimet e të panjohurat që prindërit e ardhshëm kanë nevojë të dinë, për të jetuar shtatzëninë në mënyrën e duhur dhe për të përgatitur sa më mirë e me qetësi ardhjen e bebes së tyre.
Eskili, poeti i parë i madh i Greqisë së Lashtë, luftëtar dhe këngëtar i lirisë së atdheut dhe i fitores së demokracisë mbi tiraninë, i patriotizmit dhe i së vërtetës. Edhe pse lëndën e mori nga mitologjia, ai mbrujti me të probleme të rëndësishme të shoqërisë së kohës: gdhendi shpirtra guximtarë dhe liridashës të përmasave të jashtëzakonshme, u ngriti...
Sofokliu, poeti i dytë i madh i Greqisë së Lashtë, i cili në qendër të veprës së tij vendosi njeriun përballë vetes, me dobësitë dhe forcën e tij (në dallim nga Eskili që u interesua për fatin e fisit), me fatkeqësitë dhe grackat që i thurte jeta; individin përkundër njerëzve të tjerë, me forcën për të përballuar përndjekjen nga fati, frymëzuar nga ideale...
Euripidi shquhej për idetë e guximshme e përparimtare në veprat e tij, për realizmin dhe frymën aktuale e novatore. Tragjeditë e tij u bënin jehonë problemeve të ditës; ai e shndërroi teatrin në një arenë politike e filozofike.
Peter Weiss mori si pikënisje një fakt historik për ta paraqitur si krijim të Sadit dramën e tij në vargje. Një meditim cinik-filozofik mbi dhunën përmbysëse dhe idenë e socializmit mbi natyrën njerëzore që nuk është në gjendje të ndërtojë sisteme të barazisë sociale, siç i ëndërron Marati.
Sa më e thellë të jetë bluja, aq më shumë e tërheq njeriun drejt pafundësisë, dhe zgjon tek ai dëshirimin për të Kulluarën dhe për Mbishqisoren. Bluja është ngjyra e qiellit, ashtu siç e përfytyrojmë ne qiellin nën tingullin e fjalës qiell. Wassily Kandinsky
Libri botim dygjuhesh shqip-gjermanisht i pajisur me nje numer ilustrimesh eshte konceptuar si nje manual praktik i orientuar pas parashtrimesh teorike njekohesisht nje mozaik copezash te letersie te madhe nga Kafka te Kaschnitzi nga Heinrich Heine te Gottfried Benn e Paul Cellan. Shqipëruar nga Ardian Klosi.
Ky botim përmban dy drama të Martin Camaj: “Loja e mbasdrekës” dhe “Kandili i argjandit”
Me rreth 2100 vargje, Makbethi është tragjedia më e shkurtër e Shekspirit dhe më e shpejta ndër pjesët e tij dramatike të luajtura në skenë.
Një nga tragjeditë e njohura të Shekspirit, që besohet të jetë shkruar në vitin 1603. E gjithë vepra përqendrohet në personazhet krysore: Otello arap - general në ushtrinë e Venedikut, Desdemona, gruaja e tij dhe Kasio, togeri i tij.
Një nga tragjeditë e njohura të Shekspirit, që besohet të jetë shkruar në vitin 1603. E gjithë vepra përqendrohet në personazhet krysore: Otello arap - general në ushtrinë e Venedikut, Desdemona, gruaja e tij dhe Kasio, togeri i tij.
Në Antoni dhe Kleopatra Shekspiri riprodhon mesaktësi të çuditshme ngjarje dhe fakte, duke iu përmbajtur me besnikëri subjektit, hollësive nga jeta e Lindjes dhe e Romës, anekdotave deri dhe tipareve të personazheve kryesore dhe të dorës së dytë.
Në Antoni dhe Kleopatra Shekspiri riprodhon mesaktësi të çuditshme ngjarje dhe fakte, duke iu përmbajtur me besnikëri subjektit, hollësive nga jeta e Lindjes dhe e Romës, anekdotave deri dhe tipareve të personazheve kryesore dhe të dorës së dytë.