Cmim i reduktuar! Set “Klasikët për fëmijë" 1 Shiko më të madhe

Set “Klasiket per femije" 1

Grup autorësh BAO0490

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Klasikët mbeten teksa librat vijnë dhe shkojnë. Në këtë set kemi përzgjedhur 5 vepra klasike të përshtatura: “Aventurat e Tom Sojerit”, “Sandokani, tigri i Malajzisë, “I mrekullueshmi, Magjistari i Ozit”, “Udhëtimet e Guliverit” dhe “Rreth botës për 80 ditë”. Seti është i rekomandueshëm për lexuesit e moshës 7 – 12 vjeç dhe Bukinist i jep në një ofertë të veçantë për ju.

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

ALBAS

2 520 Lekë

-10%

2 800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Seti me pesë libra përmban:

1. "Aventurat e Tom Sojerit", të cilin e gjeni edhe tek linku:

Djaloshi çapkën, Tom Sojer dhe miku i tij Hak Fini rikthehen me aventurat e tyre në brigjet e Misisipit. Gardhit i duhet një dorë bojë, por Tomi përton si dreqi. Si do të shpëtojë ai nga kjo angari? Aventura me piratë, shpella si labirint dhe thesare të fshehura presin lexuesit e vegjël në faqet e këtij libri.

2. "Sandokani, tigri i Malajzisë", të cilin e gjeni edhe tek linku:

I fuqishëm dhe i egër si një tigër, Sadokani dhe aventurat e tij në detet e Malajzisë rikthehen në këtë ritregim të ri.

A do të arrijë të bashkohet me të dashurën e tij, ledi Marianën? Me çfarë rreziqesh do të përballet? Me në krah mikun e tij, Janezin, dhe shokët e tij, tigrat besnikë, Sandokani do të luftojë për liri, drejtësi dhe dashuri.

3. "Udhëtimet e Guliverit", të cilin e gjeni edhe tek linku:

Lemuel Guliveri dhe udhëtimet e tij plot të papritura rikthehen të treguara për lexuesit e vegjël. Guliveri, mjek anijeje, niset për një udhëtim në inditë lindore, por rastësia e bën të përjetojë Aventura të mëdha në tokën e Lliputëve dhe në mbretërinë e Bordbingnagut.

4. "Rreth botës për 80 ditë", të cilin e gjeni edhe tek linku:

Filias Fogu vë një bast dhe niset në një udhëtim rreth botës, që duhet të përfundojë për 80 ditë.

I shoqëruar nga maxhordomi Paspartu, e bukura Auda dhe nën vështrimin dyshues të insektorit Fiks, ai përshkon gjithë rruzullin tokësor. Dalë nga pena e Zhyl Vernit, babait të fantashkencës, kjo aventurë vjen e ritreguar për fëmijët.

5. "I mrekullueshmi, Magjistari i Ozit", të cilin e gjeni edhe tek linku:

Ndiqni Dorotin dhe qenin e saj Toto në aventurën e tyre në mbretërinë e Ozit.

Aty ata miqësohen me Dordolecin, Druvarin prej teneqeje dhe Luanin frikacak. Por Doroti do të rikthehet në Kansas. Prandaj ajo kërkon ndihmën e Magjistarit të Ozit, por rrugës përballet me vështirësi të mëdha dhe një shtrigë të pabesë.

Të dhëna

VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
GrupmoshaMbi 9 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë