Seria “Le te flasim Hapur” 1

Grup autorësh BAO0488

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Në moshën 3-6 vjeç vijnë ndjesitë e para, përballet me sekretet, me turpin dhe guximin, me fenomene dhe me miq, përfshirë edhe ata me sëmundje apo natyra të pazakonta. Edhe personazhet tona sjellin histori fantastike për zbavitjen dhe edukimin e vogëlushëve. Ky set është i rekomanduar për fëmijë të moësh 3-6 vjeç dhe Bukinist e sjell në një ofertë të veçantë për ju.

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

ALBAS

2 970 Lekë

-10%

3 300 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Seti me gjashtë libra përmban:

1. "A je i turpshëm", të cili mund ta gjeni edhe tek linku:

Fëmijët të cilët janë të turpshëm, shpesh janë të shqetësuar dhe ndihen të keqkuptuar.

Libri "A je i turpshëm?" i ndihmon djemtë dhe vajzat të kuptojnë se ka shumë mënyra me të cilat ata të kapërcejnë ndjenjën e turpit. Ata nuk duhet të vihen në siklet, nëse u mbahet goja ose nëse skuqen kur pyesin për diçka. E rëndësishme është, që ata të shprehin hapur mendimin e tyre. Libri "A je i turpshëm?" i ndihmon fëmijët të kuptojnë se ndjenja e turpit do të zhduket pak nga pak, nëse ata përpiqen të shprehin atë që mendojnë.

2. "Atë ditë kur humba dhe më gjetën", të cili mund ta gjeni edhe tek linku:

Të humbësh në një vend publik, ku të duket e pamundur që mami dhe babi të të gjejnë, është e frikshme dhe e rrezikshme.

Një përvojë të tillë mund ta kalojë edhe fëmija më i vogël i familjes. Libri "Atë ditë kur humba dhe më gjetën" tregon historinë e një vajze që humbet në një panair. Ajo qan dhe e kap paniku. Vajzën e ndihmon një polic, i cili e çon në një qendër, ku kujdesen për fëmijët e humbur. Pas pak, atje mbërrin mami dhe babi dhe të gjithë u ndien të lumtur. Libri "Atë ditë kur humba dhe më gjetën" i nxit fëmijët dhe prindërit të caktojnë një vend takimi, sa herë shkojnë në një vend të madh.

3. "A ke ndonjë sekret", të cili mund ta gjeni edhe tek linku:

Sa mirë është të mbash një sekret... por nëse ky sekret të bën të ndihesh mirë ty dhe dikë tjetër.

Ky është një sekret i mirë. Por, nëse ke ndonjë sekret që ty të mundon... një sekret që të shqetëson ose të frikëson... është më mirë tia thuash dikujt që ti i beson. Ndodh që të jetë pak e vështirë tia rrëfesh atë mamit, babit ose mësueses. Por, është mirë të bëhesh trim dhe tia thuash. Sapo ta bësh këtë, do të ndihesh më mirë.

4. "Kujtoj qenin tim", të cili mund ta gjeni edhe tek linku:

Ne lindim, jetojmë dhe pastaj vdesim. E njëjta gjë ndodh edhe me kafshët shtëpiake.

Libri "Kujtoj qenin tim" na njeh me dashurinë dhe gëzimin që kemi për një kafshë shtëpiake dhe më pas trajton përballjen me humbjen e saj, e cila është e dhimbshme për të gjithë familjen, por sidomos për fëmijët. Vdekja e kafshës shtëpiake është përgjithësisht, përvoja e pare kur fëmijët ndeshen me dukurinë e vdekjes. Një ndodhi kaq tronditëse shkakton te fëmijët një mori ndjenjash, të cilat ata nuk arrijnë ti kuptojnë dot. Ti lejosh fëmijët që të shprehin ndjenjat e inatit dhe të trishtimit është shumë e rëndësishme në procesin e shërimit të tyre shpirtëror.

5. "Ngjyrat e Ylberit", të cili mund ta gjeni edhe tek linku:

Ylberi ka shumë ngjyra dhe secila ngjyrë është e ndryshme nga të tjerat. Edhe ne njerëzit jemi pak a shumë si ngjyrat e ylberit, sepse secili prej nesh është i ndryshëm dhe i veçantë.

Forma e syve, ngjyra e lëkurës, madje edhe ushqimet që na pëlqejnë, janë ato që na bëjnë të ndryshëm. Por, gjithashtu, ne jemi shumë të ngjashëm. Ne kemi ndjenja, mendime, shpresa, dëshira dhe ëndrra; ne qeshim kur jemi të gëzuar dhe qajmë kur jemi të mërzitur. Kur njerëzit nga e gjithë bota bëhen bashkë, ata krijojnë një pamje të mrekullueshme, njësoj si ylberi. Ndaj le të bashkohemi, që të krijojmë një ylber! Le të festojmë për të përbashkëtat dhe ndryshimet tona!.

6. "Shoqja ime ka Sindromën Daun", të cili mund ta gjeni edhe tek linku:

Ky libër rrëfen historinë e dy vajzave që takohen në një kamp veror dhe zënë miqësi të ngushtë; pavarësisht se njëra prej tyre ka sindromën Daun.

Të dyja vajzat tregojnë se janë të afta të bëjë mire diçka dhe kjo e ndihmon secilën të kapërcejë frikën dhe vështirësitë, duke arritur sukses. Libri "Shoqja ime ka sindromën Daun" jep mesazhin se të gjithë fëmijët meritojnë tu jepen mundësi për të shfaqur të gjithë potencialin e tyre dhe për të krijuar marrëdhënie shoqërore afatgjata. Vetëm se duhen thyer disa nga kufijtë që ekzistojnë midis fëmijëve; çdo fëmije, në çfarëdo rasti, i pëlqen të arrijë të përkryerën, duke bërë më të mirën për veten.

Të dhëna

VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
GrupmoshaMbi 3 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë