Seria “Nje familje e papare” 2

Grup autorësh BAO0487

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Aventurat e Lolës, Tomit dhe anëtarëve të tjerë të familjes vazhdojnë, me më shumë surpriza se në fillim. Ky është një set i dytë fantastik që duhet të plotësohet në bibliotekën e fëmijës tuaj, sepse ngjarjet që rrëfehen këtu janë histori të përditshme të secilit prej nesh. Seti rekomandohet për fëmijë të moshës 7-12 vjeç dhe Bukinist e sjell në një ofertë të veçantë për ju.

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

ALBAS

2 646 Lekë

-10%

2 940 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Seti me 7 libra përmban:

1. "Një e diel koti 7", të cilin e gjeni edhe tek linku:

Është e diel. Familja e Lolës është e ftuar për vizitë te halla jo e vërtetë. Të shkosh për të ngrënë një byrek tradicional, nuk është ndonjë argëtim i madh, sidomos kur nuk ke dëshirë. Të gjithë janë të acaruar... Kjo ishte një e diel koti.

2. "Shumë zhurmë për asgjë! 8", të cilin e gjeni edhe tek linku:

Ka shumë njerëz që shkojnë në mal për sportet e dimrit, por ka edhe të tjerë, si Lola, që do të dëshironin të rrinin në të ngrohtë, nën batanije. Aq më tepër kur përfundoi në spital, sepse të gjithë kujtuan se theu këmbën. Por Lolës thjesht I ishte spërdredhur çorapi te pulpa...

3. "Babi im është vetëm imi 14", të cilin e gjeni edhe tek linku:

Lola ndihet si në qiellin e shtatë. Mezi pret të shkojë me pushime, sepse do ti kalojë ato me babin.

Ajo ka kohë që se ka parë atë dhe ka shumë gjëra për ti treguar. Mirëpo, edhe ai ka diçka me rëndësi për tI thënë. Por pushimet filluan ters: zhytja në pishinë nuk shkon siç duhet. Le pastaj... zhdërvjelltësia e Tomit, vëllait të saj, bën që të gjithë të shohin vetëm atë. Pastaj vjen ai lajmi i madh i babit, që e bën Lolën të ndihet edhe më keq... edhe më keq...

4. "Çfarë tmerri! 10", të cilin e gjeni edhe tek linku:

Tomi ka një detyrë të veçantë: ai duhet të kujdeset për Lolën dhe Zhadën, vajzën e vogël të kushërirës së mamit.

Ai i premton mamit për këtë. Por në shtëpi vjen Mediu, shoku i tij i ngushtë, që harron të mbyllë derën e shtëpisë. Çkatastrofë! Zhada picirruke del jashtë vetëm me Kroketën. Qeni dhe vajza e vogël shëtitin në rrugë, në mes të trafikut... Si mendoni se reagon mami?!

5. "Dashuria është e bukur! 11", të cilin e gjeni edhe tek linku:

Lola është shumë e gëzuar: ajo do të shkojë në një dasmë. Por, më e bukura... ajo do të jetë shoqëruesja e nuses.

Natyrisht, ka veshur një fustan princeshe dhe i ka bërë flokët me rrica, ashtu siç ka ëndërruar gjithmonë. Eh, në të vërtetë, dasmat janë super argëtuese! Dhe, sidomos, kur shoqëruesi tjetër i nuses është një djalë me emrin Antuan. Lola kupton se ai e bën të ndihet shumë, shumë mirë! Atëherë, ajo pyet veten: Kjo është dashuria?!

6. "Një histori me qen 12", të cilin e gjeni edhe tek linku:

Lola i adhuron pushimet te gjyshi! Për më tepër që këtë herë me të është Tomi dhe shoku i tij, Mediu, madje edhe Kroketa.

Asaj i pëlqen shumë të shkojë te fqinjët e gjyshit. Atje është si në panairet e Parisit: ka kafshë të të gjitha llojeve, si pula, bretkosa, peshq, pata, gjithashtu, edhe lepuj, lepuj të mrekullueshëm... Por, me të gjitha këto që ka fshati, gjithçka mund të ndodhë, madje edhe ndonjë mashtrim që, shpejt, del në dritë.

7. "Sa veshtirë të jesh vetëm! 9", të cilin e gjeni edhe tek linku:

Lola do ti kalonte pushimet e prillit te babi, mirëpo ai niset në një udhëtim pune në fund të botës.

Rezultati: ajo përfundon te gjyshja duke ngrënë peshk çdo vakt, që i vjen në majë të hundës. Mirëpo, kur kthehet në shtëpi, mami i saj ishte nisur për një konferencë super të rëndësishme, babai i saj jo e vërtetë nuk e pret dhe aq mirë dhe... U mbush kupa! Lola nuk duron më... dhe planifikon një... arratisje.

Të dhëna

VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
GrupmoshaMbi 9 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë