Cmim i reduktuar! Një histori në pak minuta! Shiko më të madhe

Një histori në pak minuta!

Grup autorësh BAO0481

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Ky set vlen sepse shënon një hap të jashtëzakonshëm në zhvillimin mendoj të fëmijës tuaj: Në hapat për ndërtimin e historisë. Në këto pesë libra vijnë teste për ndërtimin e një historie në 5, 10 dhe 15 minuta. Këto botime janë të vlerësuara nga ekspertë të mirë të pedagogjisë prandaj duhet të jenë pjesë e edukimit dhe e zhvillimit të fëmijës tuaj. Seti është i përshtatshëm për moshën 3-6 vjeç dhe Bukinist e sjell në një ofertë të veçantë për ju.

Më shumë detaje

49 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

ALBAS

1 710 Lekë

-10%

1 900 Lekë

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Seti me pesë libra përmban:

1. "Fantazma", të cilin e gjeni edhe tek linku:

Në një fermë banonin vetëm të moshuar për shkak të një fantazme shuuuumë të frikshme. Por guximi dhe bujaria e një djaloshi i dhuron paqe fantazmës, e cila largohet përgjithmonë. Ky libër për fëmijët që sapo kanë filluar të lexojnë, është i pajisur edhe me lojëra për fjalët dhe figurat e përfshira në libër.

2. "Hajduti Fatlum", të cilin e gjeni edhe tek linku:

Një hajdut, që e quante vjedhjen si çdo zanat tjetër, shkon për të vjedhur në një shtëpi. Rrugës zë disa shokë të çuditshëm: një shkop, një kërmill, një gjel, një gozhdë dhe një grumbull pleh të cilët e ndihmojnë. A do të ndërrojë zanat ai pas kësaj aventure? Fëmijët që sapo kanë filluar të lexojnë argëtohen duke lexuar përrallën dhe, në fund, ka lojëra për të luajtur me fjalët dhe figurat.

3. "Shiu i yjeve", të cilin e gjeni edhe tek linku:

Një vajzë e varfër, por zemërmirë, ndihmon këdo që takon, sa u jep atyre edhe rrobat e trupit. Por një magji ndodh dhe nga qielli bie shi yjesh, që shndërrohen në monedha sapo bien në tokë. Ky libër është për fëmijët që sapo kanë filluar të lexojnë, të cilët, pas e lexojnë atë, luajnë me fjalët dhe figurat në fund të librit!

4. "Qyteti që askush nuk e njeh", të cilin e gjeni edhe tek linku:

Qyteti që askush nuk e njeh është një qytet i ndërtuar vetëm me ushqimet që u pëlqejnë më shumë fëmijëve: ëmbëlsira, limonada, makarona, salsiçe, mish të pjekur, patate të skuqura... Përveç imagjinatës dhe kënaqësisë, fëmijët që sapo kanë mësuar të lexojnë zbaviten me lojërat e fjalëve e figurave në fund të librit.

5. "Doktor gjithëdituri", të cilin e gjeni edhe tek linku:

Duke lexuar se si një fshatari i varfër që bëhet "Doktor Gjithëdituri" dhe bëhet i pasur, fëmijët që sapo kanë mësuar të lexojnë zbaviten me historinë dhe me lojërat e në fund të librit.

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha3 - 6 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë