Set 3 libra ne nje pako, - Rrno vetem per me tregue

At Zef Pllumi FRA0085

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Botimet Françeskane sjellin gjithë veprën e At Zef Pllumit “Rrno vetëm për me tregue” në një botim special, të paketuar. E gjithë vepra e plotë, e dalë në qarkullim në vitin 2015, është konsideruar “ndërgjegja e kohës”, pasi kleriku i lartë françeskan ka rrëfyer gjithë kalvarin gjatë kohës së komunizimit, në burgje dhe jashtë saj.

Më shumë detaje

9 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botime Franceskane

2 100 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

We’re looking for stars!
Let us know what you think

Më tepër

Rreth botimit

Vëllimi i parë “Rrno vetëm për me tregue”, i titulluar “Libri i kujtimeve”, përfshin periudhën 1944 – 1951.

(kliko këtu për të blerë veç librin)

Vëllimi i dytë “Rrno vetëm për me tregue”, “Liria midis dy burgimeve”, përfshin periudhën 1950-1967.

(kliko këtu për të blerë veç librin)

Vëllimi i tretë “Rrno vetëm për me tregue”, “Robnia e gjatë”, përfshin periudhën 967-1989.

(kliko këtu për të blerë veç librin)

Ky set ka një paketim fantastik për dhurata apo kujtime për miqtë që janë të pasinuar pas një zhanri të tillë. Librat janë përgatitur me kopertinë të trashë dhe duhet të jenë patjetër pjesë e bibliotekës tuaj.

Thanë për librin

Ismail Kadare

“Gjithë shoqëria shqiptare ka nevojë për këtë vepër. Kanë nevojë për të ata që e kanë jetuar atë kohë, e po aq, në mos për më tepër, ata që s’e kanë jetuar. Kanë nevojë të shtypurit e të nëpërkëmburit, e po aq, e mos më tepër, ata që shtypën të tjerët. Kanë nevojë antikomunistët, e po aq, ndoshta më tepër, komunistët. Shkurt për të ka nevojë ndërgjegjja jonë.”

Aurel Plasari

“Rrno vetëm për me tregue”, na bën të mendohemi se sa e vështirë është të “vlerësosh” përmbajtjen historike të një gjysmë shekulli shqiptar… Kam bindjen se një shumice shqiptarësh do t’u hyjë në punë kjo dëshmi për ta kuptuar se mohimi i së kaluarës – kulti i harresës – është një nga mënyrat më perfide për të përligjur a posteriori gjithë sa ka pasur kriminale një rregjim.”

Blendi Fevziu

“Rrno vetëm për me rrefye”! Një libër i jashtëzakonshëm, ngjethës, por edhe reflektues. Një libër, që përbën padyshim korpusin qëndror të momuaristikës së burgut e më gjerë në vitet e komunizmit, por që përbën një monument të rëndësishëm për gjithë vuajtjen e klerit në Evropën Lindore komuniste.”

Albana Marku (koment në blogun e Bukinist.al)

At Zef Pllumi te “Rrno vetëm për me tregue“ përsonazhi kryesor real (non-fiction). Një rrëfim rrënqethës, me epiqendër vuajtjet e çdo shqiptari në kohën e monizmit. Ai nuk është një personazh i trilluar as ngjarjet nuk janë të zbukuruara është vet ai personazhi kryesor i cili i bën ballë çdo lloj torture dhe përpuzje, por kurrë nuk e mohon Zotin. Personazhi i cili dashuron jetën dhe nderin, bën gjithmonë përpjekje për t’i dhënë dritë tokës mëm nuk dorëzohet kurrë kundrejt puthadorëve monistë. Është ai personazh i cili gjen zgjidhje edhe brenda hekurave të burgut vetëm për të mbijetuar sepsë mbijetesa ishte ajo për të cilën luftonin të gjithë. Një njeri i cili nuk lë në baltë askënd por jep kurajo dhe aty ku shpresa kish vdekur… Personazhi dhe autori që unë adhuroj i cili të fal ndjenjën e patriotizmit, dashurisë, adhurimit.. të bën të ndihesh gjallë edhe kur mendon se ke vdekur. ( THJESHTË UNIK)

Të dhëna

Viti i Botimit2015
VendodhjaShkodër
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Numri i botimeveRibotim