At Zef Pllumi

At Zef Pllumi lindi më 7 prill 1924 në Malin e Rencit në rrethin e Lezhës dhe u nda nga jeta më 25 shtator 2007. Ai mbetet ndër klerikët me kontribute të çmuara dhe një atdhetar i rrallë. Një pjesë e mirë e veprës së tij është përmbledhur tek “Rrno vetëm për me tregue”. Kadare e ka quajtur “ndërgjegja e kohës” në të cilën jetoi

At Zef Pllumi lindi më 7 prill 1924 në Malin e Rencit në rrethin e Lezhës dhe u nda nga jeta më 25 shtator 2007. Që në moshën e vogël hyri në Kolegjin Françeskan në Shkodër dhe ndoqi mësimet fillore e të mesme në Liceun "Yllyricum".


Në 1946 At Zef Pllumi ishte ndër klerikët që u dënua nga regjimi i asaj kohe. Në vitin 1990 u kthye në Tiranë si klerik ku përveç aktivitetit, përpiqet t'i vëjë arna kulturës dhe edukimit shqiptar aq të dëmtuar gjatë pesëdhjetë vjetëve.


Nga viti 1993 deri 1997 rinxjerr revistën Hylli i Dritës, e cila pas një ndërprerjeje del sërsih në vitin 2003.


Ai shkruan dhe boton trilogjinë “Rrno vetëm për me tregue”, vëllimet Françeskanët e mëdhenj, Frati i pashallarëve Bushatli, Erazmo Balneo, ndërkohë, me gjithë moshën e thyer e vështirësitë e shikimit, i ndihmuar nga nxënësit e vet, punoi vazhdimisht edhe për libra të tjerë.


Një ndër nismat e tij me vlerë të pamasë është dhe ribotimi i kolanës së plotë të veprave të etërve françeskanë, të zhdukura barbarisht nga qarkullimi dhe nga raftet e bibliotekave, si dhe ka shkruar artikuj në mjaft organe të shtypit shqiptar. Shkrimtari i njohur At Zef Pllumbi është dekoruar me çmimin “Nderi i Kombit” dhe nga Konkursi i Shkrimtarve me çmimin “Penda e Arte”.

Lista e librave të autorit

Shfaq 1 - 13 nga 13 libra
  • Shikim i shpejtë
    4 860 Lekë 5 400 Lekë -10% Nuk është në stok
    I ri

    E gjithë krijimtaria e shkruar nga At Zef Pllumi vjen në një botim special, i përgatitur nga Botimet Françeskane me rastin e 10-vjetorit të ndarjes nga jeta të tij. Janë 8 vëllime, ku përfshihen tre vëllimet e “Rrno vetëm për me tregue” dhe pjesa tjetër e krijimtarisë, ku janë studimet, hulumtimet për krishtërimin në Shqipëri dhe së fundi, edhe ditaret...

    4 860 Lekë
    5 400 Lekë -10%
    Shto në shportë Më shumë
    Cmim i reduktuar
    Nuk është në stok
  • Shikim i shpejtë
    300 Lekë Nuk është në stok

    Ky është një botim i përmbledhur biografik i At Zef Pllumit ku sjell të gjithë anëtarët më të spikatur të Urdhrit Françeskan që kanë ushtruar aktivitetin e tyre në Shqipëri. Ky botim është një vlerë edhe për rolin që ka luajtur ky urdhër për kulturën dhe historinë kombëtare shqiptare

    300 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
  • Shikim i shpejtë
    500 Lekë Nuk është në stok
    I ri

    Ky libër sjell një përvojë personale të At Zef Pllumit në njohjet dhe bashkëpunimin me françeskanët dhe klerikët e mëdhenj katolikë, të cilët kanë luajtur një rol të jashtëzakonshëm për kulturën kombëtare shqiptare; Në këto kujtime autori sjell mbresa, përshtypje dhe vlerësime për personalitete të tilla si At Gjergj Fishta, Shtjefën Gjeçovi, Pal Dodaj,...

    500 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
  • Shikim i shpejtë
    500 Lekë Nuk është në stok
    I ri

    Ky është një botim i rrallë sepse sjell një ditar të mbajtur nga At Erasmo Balnea, gjatë kohës së shërbimit edhe si frat, por edhe si mjek personal, pranë pashallarëve Bushatllinj të Shkodrës. Ai mban datën 22 qershor 1788. Dhe pas rreth 250 vjetësh At Zef pllumi arriti që ta nxjerrë në dritë këtë vepër që flet për Shkodrën e shekullit të XVIII dhe për...

    500 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
  • Shikim i shpejtë
    500 Lekë Nuk është në stok
    I ri

    Në këtë vëllim janë përfshirë tri mini-drama “Para nji mijë vjetëve”, “Martesa e Sokole Halilit” dhe “Martesa e Gjeto Bashko Mujit”, të cilat kanë pseudonimin Lis Mali, pas të cilit qëndron emri i At Zef Pllumit. Këtu kemi mundësinë të shohim një tjetër profil të këtij françeskani të madh

    500 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
  • Shikim i shpejtë
    800 Lekë Nuk është në stok
    I ri

    800 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
  • Shikim i shpejtë
    2 000 Lekë Nuk është në stok
    I ri

    Shtepia botuese Franceskane sjell ne nje vellim te vetem te gjithe sagen me 3 vellime Rrno vetem per me tregue, te At Zef pllumit, - vleresuar si deshmia me tronditese e shkruar ne shekullin e XX nga kleriku katolik. Ky botim special eshte pergatitur nen redaktimin e Aurel Plasarit.

    2 000 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
  • Shikim i shpejtë
    700 Lekë Nuk është në stok

    Konsiderohet një vepër monumentale pasi është thirrja e brendshme e ndërgjegjes së këtij vendi. Ky libër është i ndarë në tre pjesë, sipas tre ndarjeve që bëri frati i madh, dhe konsiderohet një botim luksi për bibliotekë dhe për dhurata. Vëllimi “Rrno vetëm për me tregue”, Libri i kujtimeve, pjesa e parë, përfshin periudhën 1944 – 1951. Ky libër ka dalë...

    700 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
  • Shikim i shpejtë
    700 Lekë Nuk është në stok

    Konsiderohet një vepër monumentale pasi është thirrja e brendshme e ndërgjegjes së këtij vendi. Ky libër është i ndarë në tre pjesë, sipas tre ndarjeve që bëri frati i madh, dhe konsiderohet një botim luksi për bibliotekë dhe për dhurata.  Libri “Rrno vetëm për me tregue”, vëllimi i tretë “Robnia e gjatë”, përfshin periudhën 967-1989. Ky libër ka dalë në...

    700 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
  • Shikim i shpejtë
    700 Lekë Nuk është në stok
    I ri

    Një tjetër aspekt i panjohur i At Zef Pllumit shfaqet në këtë vepër: Ana autobiografike e tij, e ardhur përmes rrëfimit të tij, si dhe letrave që janë përfshirë në këtë vëllim. Po ashtu, “Dhjetë vjet në liri” flet për vitet e tranzicionit në Shqipëri dhe është konceptuar si një vazhdim i veprës “Rrno vetëm për me tregue”

    700 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
  • Shikim i shpejtë
    700 Lekë Nuk është në stok
    I ri

    Ky vëllim sjell reflektime, meditime, analiza, mbresa dhe këndvështrime të At Zef Pllumit mbi historinë, personazhe dhe ngjarje që kanë ndodhur përgjatë shekullit të XX në Shqipëri. I thellë, i qartë, i thjeshtë, antikonformist dhe kritik i rreptë ndaj atyre që mbajnë peng zhvillimin e vendit

    700 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
  • Në këtë botim do të gjeni shkrime të bëra në revista të ndryshme pas viteve '90 nga franceskani i madh shqiptar, At Zef Pllumi. Pena e tij shquhet për stil të rrallë, antikonformizëm dhe urtësi në analizimin e fenomeneve të ndryshme shoqërore në Shqipërinë e tranzicionit

  • Shikim i shpejtë
    1 300 Lekë Nuk është në stok

    Ky është versioni italisht i veprës monumentale të Atë Zef Pllumit, i cili është përgatitur me parathënie të ish-kryeministrit italian Silvio Berlusconi. Kjo vepër ka pasur jehonë të madhe në tregun italian dhe është konsideruar si një testament për të kuptuar sistemin komunist

    1 300 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
Shfaq 1 - 13 nga 13 libra