I ri Apokrifet – HC Zenit Shiko më të madhe

Apokrifet – HC Zenit

Grup autorësh A-008388

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Botimi që keni ndër duar, përmbledh në një vëllim të vetëm disa prej teksteve më të rëndësishme apokrife të Besëlidhjes së Re, të cilat mund t’i grupojmë në disa zhanre: ‘ungjijtë gnostikë’ (Ungjilli i Tomës, Ungjilli i Maries, Ungjilli i së vërtetës, Ungjilli i Judës dhe Ungjilli i Filipit), ‘ungjijtë e fëmijërisë’ (Protoungjilli i Jakobit dhe Ungjilli i Pseudo Mateut), ‘cikli i Pilatit’ (Letër e Pilatit drejtuar Herodit, Letër e Herodit drejtuar Pilatit, Letër e Ponc Pilatit drejtuar Tiberit, Letër e Tiberit drejtuar Pilatit) etj.

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Zenit
ISBN9789928293268

1 500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Zbulimi, më 1945, pranë qytetit të Nag Hamadit, në Egjiptin e Sipërm, i një koleksioni tekstesh të hershme të krishtera (e ashtuquajtura ‘Biblioteka e Nag Hamadit’, ‘Dorëshkrimet e Kenoboskionit’ a ‘Ungjijtë gnostikë’), përtëriu, në mes të shek. XX, interesin e specialistëve për një prej rrymave më interesante të Krishtërimit të hershëm, Gnosticizmin.

Këto dhe zbulimi, dy vite më vonë, në Kumran, i Dorëshkrimeve të Detit të Vdekur, përbëjnë ndoshta zbulimet më të rëndësishme të arkeologjisë biblike të të gjitha kohërave.

Që prej asaj kohe është bërë një punë e jashtëzakonshme për sistemimin, restaurimin, studimin, interpretimin dhe përkthimin e tyre në të gjitha gjuhët e mëdha të botës. Ndaj përkthimi nga Shpëtim Kelmendi dhe botimi i një pjese të rëndësishme të tyre në shqip, duhet kremtuar si një ngjarje e shënuar. Sepse shqipja, pas asaj furie të çuditshme ikonoklaste, që gërryeu seriozisht fuqinë abstraguese të saj, ka nevojë të ngutshme të ripërtërijë metafizikën e vet.

A nuk ju duket se hapja ndaj një realiteti të shenjtëruar nga prania e Krishtit është një nisje e mbarë? Nuk ka rëndësi që ky Krisht (në të vërtetë, Krishtër, meqenëse ka aq Krishtër sa ç’ka dhe ungjij) është dëbuar nga kanoni: duke qenë se rron në gjuhë, Ai (Ata), që erdhi për të shëlbuar, është i shëlbuar përgjithnjë nëpërmjet gjuhës.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te trashe
Faqe256
ISBN9789928293268
Titulli origjinalApokrifet
Viti i Botimit2022
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveRibotim
PërkthyesiShpëtim Kelmendi