Per jeten dhe vdekjen Shiko më të madhe

Per jeten dhe vdekjen

OSHO - Bhagwan Shree Rajneesh FNK0095

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Përdoreni energjinë me dashuri, përdoreni në ndonjë akt krijues, përdoreni në miqësi, përdoreni në meditim, bëni diçka me të që t'ju ngrejë lart. Dhe sa më lart të shkoni, burimet e më shumë energjie bëhen të disponueshme për ju. Në pikën më të lartë të vetëdijes, ju jeni gati një Zot. Kjo është në duart tuaja.

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

ISBN978-99956-86-98-7

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Vdekja tashmë po ndodh. Jeni përballur me atë apo jo, e shikoni apo jo, ajo është gjithsesi aty. Ajo është si frymë. Me çdo frymëmarrje ju jeni të lindur, me çdo frymënxjerrje ju vdisni. Një person i cili me të vërtetë jeton nuk ka në asnjë mënyrë frikë nga vdekja. Nëse jeni po jetoni drejt keni përfunduar me vdekjen, i jeni tashmë shumë mirënjohës, të plotësuar. Por nëse nuk keni jetuar, atëherë brengosja konstante vazhdon: Unë nuk kam jetuar ende dhe vdekja po vjen. Dhe vdekja do t'i ndalojë të gjitha, me vdekjen nuk do të ketë të ardhme ". Pra, bëhet i shqetësuar, i frikësuar dhe përpiqet për ta shmangur vdekjen. Në përpjekje për ta shmangur vdekjen, e vazhdon humbjen e jetës. Harrojeni shmangien. Jetojeni jetën. Në të jetuarit e jetës, vdekja është e shmangur. Në të jetuarit e jetës, ju bëheni të përmbushur kështu që nëse momenti i vdekjes vjen dhe të ardhmen e ndalon, ju do të jeni gati. Ju do të jeni lumturisht të gatshëm. Ju keni jetuar jetën tuaj, ju jeni lumturuar në ekzistencën, ju e keni njohur atë, ju jeni të kënaqur. Nuk ka asnjë ankesë, asnjë murmëritje, ju nuk keni mëri. Ju e mirëprisni vdekjen. Dhe nëse ju nuk mund ta mirëprisni vdekjen, një gjë është e sigurt - ju nuk keni jetuar."

Të dhëna

Faqe224
ISBN978-99956-86-98-7
RedaktoriRexhep Hida
Viti i Botimit2012
VendodhjaTirane
Tipi i publikimitLibër
PërkthyesiSadedin Limani