Ai interval i erret eshte dashuria Shiko më të madhe

Ai interval i erret eshte dashuria

OSHO - Bhagwan Shree Rajneesh FNK0114

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Osho sugjeron të mos lejohet që dashuria të konsiderohet diçka e thjeshtë, që ajo mos të bëhet vetëm preokupim i mendjes ose, edhe më keq, vetëm kënaqësi trupore, plotësim i epsheve shtazore, pra vetëm seks.

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

ISBN978-9928-165-79-4

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Seksi, mendon Osho, vërtet buron nga meditimi, por ai nuk e asgjëson energjinë, pasi energjia kurrë nuk asgjësohet, vetëm ndërron formon. Dhe kur kjo energji transformohet, pra nuk është më vetëm seksuale, lajmërohet energjia e pastër e dashurisë. "Personi seksual nuk mund të dojë" - thotë Osho. "Dashuria e atij personi ka për të qenë vetëm shou (show), shfaqje e rëndomtë, vetëm transparencë. Dashuria e tij ka për të qenë vetëm shkurtore gjer te seksi. Personi seksual nuk mund të dojë vërtet, ai vetëm mund ta eksploatojë atë tjetrin, kurse dashuria është vetëm mënyrë që tjetrit t'i ofroheni, që tjetrin ta përvetësoni". Natyrisht, që ky transformim nuk është i lehtë, pasi shkon në kundërshtim me egon e njeriut, pra qëllimi i tij është edhe shkatërrimi i egos, megjithatë, nëse i qasemi botës së brendshme përmes dashurisë së sinqertë, dashurisë hyjnore, gjithsesi që edhe barriera e egos do të mënjanohet dhe zhduket përgjithmonë. "Përmes dashurisë, hedhja e egos është e thjeshtë. Kjo është aq e natyrshme pasi vet dashuria është frymëzueshmëri natyrore. Çdo gjë tjetër është jonatyrore kur të krahasohet me rrugën e dashurisë." - thotë Osho. Sipas tij, dashuri është momenti i bashkimit përfundimtar të dy qendrave, dhe për këtë ai merr këtë shembull: "Dashuria është fenomen i vërtetë alkimik - mu sikur bashkohen hidrogjeni dhe oksigjeni, dhe krijohet diçka krejt e re prej atij takimi - uji. Mund të keni hidrogjen sa të doni, edhe oksigjen në sasi të mëdha, por kur të jeni të etshëm, kjo nuk ka për t'ju ndihmuar shumë. Kur dashuria ekziston dhe kur dy qendra takohen e shkrihen njëra në tjetrën - krijohet kualiteti i ri alkimik, dhe mbushullimi është aty. Sikur përnjëherësh e tërë jeta të jetë ndalur - nuk ka lëvizje. Tani ky moment i tanishëm - është i vetmi moment, dhe tani lirisht mund të themi: "Ah, kjo ëmbëlsirë qenka kaq e shijshme!" Madje as vdekja nuk ka kurrfarë rëndësie për njeriun që është duke dashuruar".

Të dhëna

Faqe126
ISBN978-9928-165-79-4
RedaktoriRexhep Hida
Viti i Botimit2014
VendodhjaTirane
Tipi i publikimitLibër
PërkthyesiXhimi Lazri