Joga, shkenca e shpirtit Shiko më të madhe

Joga, shkenca e shpirtit

OSHO - Bhagwan Shree Rajneesh FNK0106

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Joga ka ekzistuar për shumë, shumë shekuj para se të shfaqej Patanxhali. Ai nuk është zbuluesi i parë, por praktikisht u bë zbuluesi i parë dhe themeluesi vetëm nga ky kombinim i rrallë i individualitetit të vet. Shumë njerëz punuan para tij dhe pothuajse gjithçka ishte e njohur, por joga priste Patanxhalin.

Më shumë detaje

44 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Fan. S. Noli
Fletët256
ISBN978-9928-165-55-8

1 200 Lekë

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Befas, kur Patanxhali filloi të flasë për këtë gjë, gjithçka u vu në rrugën e drejtë dhe ai u bë themelues. Ai nuk ishte themeluesi, por individualiteti i tij ishte në vetvete një kombinim i tillë të kundërtash, madje mund të themi se ai bashkonte në vetvete pikërisht këtë element të pakombinueshëm, saqë u bë themelues apo pothuajse themelues. Këtej e tutje joga gjithmonë do të jetë e njohur bashkë me Patanxhalin... Meditimi është vdekje për mendjen, ashtu siç është vdekja për trupin, për jetën. Meditimi është një vdekje më e thellë jo fizike, por psikike. E, sa më e thellë është vdekja, aq më e thellë është mundësia e rilindjes. Kur ndodh vdekja fizike, ti rilindesh fizikisht. Përsa i përket brendësisë tënde, nuk do ndodhë asgjë, absolutisht asgjë. Ti do të mbetesh i njëjti do të jetë e njëjta vijimësi, asgjë nuk do të jetë ndryshe. Por sa më e thellë të jetë vdekja, aq më e thellë është ringjallja. Nëse vdes psikologjikisht, nëse mendja vdes, atëherë rilindesh, por kjo rilindje nuk është si rilindja fizike. Kur trupi vdes, zëvendësohet; një trup i ri e zëvendëson. Po kur vdekja është mendore, vdekje psikike, mendja nuk zëvendësohet. Vetëdija mbetet pa mendjen.

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Fletët256
ISBN978-9928-165-55-8
RedaktoriRexhep Hida
V. Bot2014
VendodhjaTirane
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18 vjeç
PërkthyesiThoma reveli