Dijet e fshehta Shiko më të madhe

Dijet e fshehta

OSHO - Bhagwan Shree Rajneesh FNK0096

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Kur ne qëndrojmë ulur, duke bashkuar të dy këmbët duke vënë mbi to duart, i gjithë trupi nis të funksionojë si një rreth. Atëherë rrymat elektrike trupore nuk mund të dalin jashtë dhe kështu fillon të formohet rrethi. Rrethi i energjisë formohet edhe gjatë aktit seksual mes burrit dhe gruas; dhe kur një rreth i tillë fillon të formohet, ky është momenti i arritjes së mbivetëdijes.

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

ISBN978-99956-86-96-3

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Sa kohë që krijohet një rrymë e tillë rrethore, të gjitha mendimet fillojnë të zhduken. Kur krijohet rrethi, ju nuk jeni më thjesht një përules i bindur, ju bëheni edhe marrës - me fjalë të tjera, në tempuj, ai që lutet, merr përgjigjen. Dhe bashkë me këtë rezonancë tek ju nis të futet përjetimi hyjnor. Pavarësisht se tingulli i lutjes jepet me zërin njerëzor, reflektimi i tij përsëritet me fuqi të re, ai është i mbushur me energji të reja. Sëmundjet dhe shëndeti kushtëzohen nga valë të caktuara zanore. Disa tinguj bartin në vetvete pastrimin, kurse disa të tjerë, përkundrazi, fëlliqin. Disa tinguj veprojnë si mjet për frikësimin e sëmundjeve, kurse disa, përkundrazi, i tërheqin ato. Por e gjithë shkenca e tingullit, fatkeqsisht, humbi. Këtu nuk është çështje kuptimi, njohuritë e shenjta kurrë nuk e kanë vënë theksin tek kuptimi. Kuptimi konsiston në vetë tingullin. Në njohuritë e lashta vlera i jepej jo kuptimit, por dobisë që nxirrej nga tingulli. Për sa kohë që ju nuk e kuptoni shqiptimin e drejtë zanor, ju mund ta përsërisni mantrën, por ajo nuk ka për të funksionuar. Sot, edhe ata që futen brenda kishave, xhamive dhe tempujve, dalin përjashta duke mos marrë me vete asgjë, sepse klerikët nuk e kanë as përfytyrimin më të vogël të të fshehtave që lidhen me tempujt. Në kohët e lashta, qindra meditues krijonin brenda tempullit vibrime të veçanta tingujsh, të cilët e ngarkonin atmosferën me energji pozitive jo vetëm brenda tempullit, por edhe rreth e rrotull tij, prandaj tempulli ishte i Gjallë...

Të dhëna

Faqe223
ISBN978-99956-86-96-3
RedaktoriRexhep Hida
Viti i Botimit2012
VendodhjaTirane
Tipi i publikimitLibër
PërkthyesiFatmir M. Dibra