Bloc-notes

Ylli Demneri YD0004

New product

Përshkrim i shkurtër

Libri është një përsiatje nostalgjike e sentimentale e jetës së autorit në vende të ndryshme në Tiranë, Paris, Francë dhe ndërmjet dy vendeve, gërshetuar midis tyre nga një çimentim drithërues, qëu falin udhëtimet e atyre njerëzve që agjatë gjithë jetës nuk mbarojnë së ndërtuari urat e zemrës që lidhin dy vende, dy histori, dy dashuri. Në tekstin e librit nostalgjia shërben si një muze i pasur, duke i dhënë mundësinë autorit të bashkëdyzojë stile, të krijojë një mozaik specifik që i jep reliev ndjeshmërisë së mendimit dhe ndjenjës

More details

This product is no longer in stock

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Odeon
ISBN9791095002017

700 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

More info

Nga të gjitha format letrare, fragmenti, të paktën që nga Sei Shonagon e ktej, është zhanrri narrativ që i afrohet më shumë heterogjenitetit të mendjes njerëzore dhe ku kjo e fundit gjen ndoshta vendin më adekuat të shprehjes.

Dhe në një libër si Bloc-Notes, të ndërtuar pikërisht me fragmente, gjen të ndërthurura, shprehjet më të zakonta e më të larmishme të mendjes; mendime qëndrime, ndenja; gjëra të para, të dëgjuara, të shijuara, reale dhe imagjinare, në shtëpinë e fëmijërisë dhe në dhomat e kujtesës, në rrugicat e lagjes dhe në udhët e botës, në tren, biçikletë e avion, me njerëz të njohur e të panjohur, të afërt e të largët, me sytë e trupit e të kamerës; gëzimin dhe pikëllimin, frikën dhe shpresën, kënaqësinë dhe dhimbjen.

Në këto shënime, - sa të përbashkëta aq edhe intime, ku kolektivja dhe individualja i lënë vendin njëra – tjetrës në një marrëdhënie të pandërprerë e të pandashme, - të krijohet përshtypja se është shprehur çdo situatë jetësore.

“Jam njeri, thoshte poeti latin Terenci, dhe asgjë që ka të bëjë me njeriun nuk është për mua e huaj”. Me një stil të këndshme dhe dashurinë për të rrëfyer, kështu na thotë edhe Ylli Demneri në këtë libër.

                                           

Data sheet

pages279
ISBN9791095002017
Published year2016
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
RomanPsikologjik