Mish dhe qiell View larger

Mish dhe qiell

Pier Paolo Pasolini PE0235

New product

Përshkrim i shkurtër

Me anë të kësaj përmbledhjeje kërkojmë t'u japim të rinjve shqiptarë shembullin e intelektualit të angazhuar, të një personazhi të parehatshëm për pushtetet, që ngriti zërin pareshtur kundër kapitalizmit dhe parashikoi rrënimin e shoqërisë së konsumit.

More details

2 Items

Warning: Last items in stock!

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

PEGI
ISBN978-9928-233-40-0

600 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

"Mish dhe qiell" është një përmbledhje me poezi kushtuar kryesisht të rinjve. Përzgjedhja e bërë me kujdes është shumë kuptimplotë për t'i shoqëruar lexuesit dhe veçanërisht të rinjtë në botën e poetit Pier Paolo Pasolini. Përmes tyre del në pah fuqia

e tij shprehëse dhe përfytyruese. Boshti rreth të cilit enden të gjitha poezitë është dashuria, si një fjalë kyç drejt zemrës së rinisë, si dhe angazhimi qytetar, si shenjë e një vetëdijeje të pjekur shoqërore.

Këto poezi mund të lexohen, të recitohen, të kopjohen, të dhurohen: për të gjithë të rinjtë që, falë një libri, arrijnë të shprehin ndjenjat e tyre më të thella dhe komplekse.

Libri është i pajisur me një indeks të përgjithshëm të veprave të Pasolini-t, në letërsi, kinematografi, teatër etj.

"Vizioni im është apokaliptik. Por sikur pranë tij dhe ankthit prej të cilit lind, të mos kisha brenda vetes edhe një element optimizmi, domethënë mendimin se ekziston mundësia për të luftuar kundër gjithë kësaj, nuk do të isha duke folur këtu, mes jush," është një prej deklaratave më të forta të Pasolinit, me vlerë të gjithkohshme dhe të përbotshme.

Kritika

Pasolini […] ishte një figurë qendrore e kulturës sonë, poet që shenjoi një epokë të tërë, regjisor gjenial, eseist i pashtershëm"

Alberto Moravia

"Në këto poezi, thellësisht shpirtërore, Pasolini shfaq një religjiozitet problematik, ku duke iu drejtuar fjalës së kulluar, nxjerr në pah pa trillime dilemën e brendshme personale që e brengos. Për më tepër, këtu, shfaq gjithë zhgënjimin për një shoqëri të ngrirë nga rregullat dhe hipokrizia.      

Nicola Vacca / ZONA DI DISAGIO

Pasolini ishte një artist i ethshëm dhe i shumanshëm, i ngjashëm me Bembo-n (teoricien, kritik dhe poet), me Aretino-n (polemist dhe vargëzues), me Michelangelon (piktor, skulptor, shkrimtar), për të mospërmendur Leonardon (të cilin Paul Valery e vendosi mes ‘engjëlve të morfologjisë’).

Valerio Magrelli

Fragmente nga libri

1) Mish dhe qiell

O dashuri amënore, sfilitëse, me arturinat e trupave të pushtuar nga e fshehta e barqeve.

Dhe sjellje të ëmbla të pandërgjegjshme për aromën e paturp që qesh në gjymtyrët e dëlira.

Përshkënditje të rënda flokësh… shpërfillje mizore vështrimesh… përkujdesje të pabesa…

I flashkur nga vaje fort të ëmbla kthehem te ti

me mishrat përvëlim buzëqeshjesh shkëlqimtare.

E çmendem në zemër të natës festive pas mijëra netësh të tjera për këtë zjarr palavi.

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages145
ISBN978-9928-233-40-0
Shtëpia botueseCarne e cielo
Published year2019
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
Përmasat14 x 21
PërkthyesiAida Baro dhe Edon Qesari
I ri1