Marijan Bilosnić BPO0018
New product
Libri i Tomislav Marijan Bilosnić vjen si variacioni më i plotë mbi një temë, shkruar mbi një lëkurë gjithë blana, ku poeti ngulit përfytyrimet, vizionet, vetveten, përvojat e njerëzimit dhe lidhjet e tij të çuditshme, aq të largët për viset, por jo për shpirtin e njerëzor. Një tigër metaforik u shfaq një ditë rrugëve paqësore të Zarës...
This product is no longer in stock
Shtëpia Botuese | Botimet Poeteka | |
| ISBN | 9789928413413 | |
I ngjashëm me vetë Bilosnić-in, të cilit i erdhi rasti jo të luante me një lodër pelushi, as të dilte shëtitje me tigrin e lidhur, as të bëhej bir tigrash, siç shprehet Natalia Ginzburg, por të kalëronte mbi tigër apo, siç thekson Ivan Savić Mor, të shkruante një Tigriadë. Tomislav Marijan Bilosnić, (1947), cilësuar shpesh si një ‘l’enfant terrible’ është poet, prozator, eseist, studiues arti, piktor dhe fotograf i njohur kroat, krijimtaria e të cilit ndeshet që nga librat e veçantë e gjer tek leksionet dhe tekstet shkollore.
Librin e vet të parë e botoi ne vitin 1968 dhe në 40 vjet jetë artistike, rreth 50 libra mbajnë emrin dhe frymën e tij. Veç poezisë, me 30 ekspozitat vetjake, ai vlerësohet gjithashtu edhe për pikturën...
| Lloji i botimit | Paperback |
| pages | 160 |
| ISBN | 9789928413413 |
| Published year | 2016 |
| Vendodhja e botimit | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përkthyesi | Jehona Mustafa Spahiu |