Ekspozitë me ëndrra View larger

Ekspozitë me ëndrra

Lulzim Tafa MIN0318

New product

10 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Onufri
ISBN9789928824301

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

We’re looking for stars!
Let us know what you think

More info

Këtë përzgjedhje të veprës poetike të Lulzim Tafës e lexova në dorëshkrim. Mendimi i parë, që më erdhi, ishte se parathënien mund ta bëja thjesht duke shkëputur vargje apo strofa nga poezi të ndryshme dhe ti bashkangjisja njëra me tjetrën, diçka e ngjashme me punën e artistëve bashkëkohorë për të krijuar instalacionet. Ishte një mundësi që ma jepte vetë lënda poetike, që kisha në dorë, përzgjedhur nga tetë libra të autorit, botuar në Prishtinë gjatë një periudhe 30 vjeçare. Këtë punë e ka kryer Sali Bashota, i cili meriton një përgëzim të veçantë. Me përzgjedhjen e tij, Sali Bashota ka arritur të nxjerrë në pah një cilësi shumë të çmuar, të cilën sigurisht që e ka gjetur në krijimtarinë e Lulzim Tafës, por që, e shpërndarë në tetë botime të shtrira në një kohë historike me përmbysje rrënjësore për Kosovën, siç është robëria, çlirimi kombëtar e politik dhe ndërtimi i lirisë, me shumë gjasa do të mbetej pa u vënë re nga lexuesi. Fjala është për koherencën, një cilësi kjo fort e rrallë te poetët në përgjithësi e posaçërisht te poetët shqiptarë të gjysmës së dytë të shekullit XX e këndej. Besnik Mustafaj (Pjesë nga parathënia)

Data sheet

pages240
ISBN9789928824301
Published year2024
GjuhaShqip
StatusiI ri