Otello View larger

Otello

William Shakespeare A-001121

New product

Përshkrim i shkurtër

Otello, arapi i Venedikut u shkrua më 1604, bazuar në veprën "Hecatommithi" i novelistit italian Giraldi Cinthio. Otello, arapi i Venedikut u shkrua më 1604, bazuar në veprën "Hecatommithi" i novelistit italian Giraldi Cinthio. Rolet e para janë Otello, Desdemona dhe Iagua, ndërsa të dytët janë Brabanti, Kasi, Roderigu, Emilia dhe Bianka. Ky është një botim luksoz i përkthimit unik të veprës nga Fan S. Noli.

More details

439 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Argeta LMG
ISBN9789928430656

600 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Otello është një nga katër tragjeditë e mëdha të Shekspirit dhe, rrjedhimisht, një shtyllë e asaj që shumica e kritikëve e konsiderojnë si maja më e lartë e artit dramatik të Shekspirit. Më shumë se çdo gjë tjetër, ajo çka e dallon Otellon nga tragjeditë e tjera është roli i të ligut të saj, Jagos. Ndërsa, uzurpatori, Mbreti Klaud i Hamletit, vajzat e pabesa të Mbretit Lir dhe ligësia e panatyrshme e Makbethit, janë të gjithë të ligj në mënyrën e tyre, asnjë prej tyre nuk ka atë rol diabolik si Jagoja.
Jagoja është një karakter që, në thelb, shkruan subjektin kryesor të pjesës. Ai ka një rol kyç në të dhe u jep drejtimin kryesor të tjerëve, më dukshëm arapit fisnik, Otellos. Tragjedia na prezanton me dy karaktere të shquara, Jagon dhe viktimën e tij. Me Jagon, si forcë dominuese, i cili bën që Otelloja të shikojë pabesinë e gruas së tij të re dhe të bukur, Desdemonës, dhe me lejtënantin e tij të zgjedhur, Mikael Kasin.
Në të vërtetë, "të parët" dhe zbrazëtia midis shfaqjes dhe realitetit, jo vetëm që është një temë themelore e tragjedisë, por ndërthuret me fije të tjera tematike kryesore (besimi, nderi e reputacioni), si dhe hedh dritë në të tjera tema, duke përfshirë temën e patriarkatit dhe të shtetit politik.

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages216
ISBN9789928430656
Published year2018
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
PërkthyesiFan. S. Noli