Reduced price! Postmodernizimi – poetika e antirregullit View larger

Postmodernizimi – poetika e antirregullit

Floresha Dado BGJ0427

New product

Përshkrim i shkurtër

Ky tekst është një bazë solide për të ndërtuar gjykime të shëndosha profesionale mbi tiparet e romanit bashkëkohor shqiptar dhe raportin e tij me postmodernizmin. Madje, teksti shkon përtej, duke dhënë ndihmesë në kuptimin e postmodernizmit si fenomen edhe në artin, kulturën apo mendimin filozofik postmodernist në përgjithësi. Ky studim mund të shërbejë fare mirë si një model dhe njëherësh edhe si nxitje për studiuesit e rinj që të bëjnë trajtesa të tjera rreth shfaqjes së postmodernizmit në letërsi, në veçanti, por edhe për fenomene apo teori të tjera si ato për feminizmin, postkolonializmin etj., të cilat ende nuk janë eksploruar në letërsinë shqipe.

More details

7 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Akademia e Shkencave
ISBN9789928237804

760 Lekë

-24%

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

More info

Postmodernizmi në Shqipëri është trajtuar në mjediset universitare dhe në një boshllëk të madh studimor, vjen edhe studimi “Postmodernizmi – poetika e antirregullit” i Floresha Dados, botuar nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë. Autorja ka një përvojë të gjatë në fushën e studimit të Teorisë së Letërsisë, Historisë së Letërsisë apo edhe në disiplina të tjera në fushën e studimeve letrare. Ky punim, në vetvete, shënon një shteg të ri studimor edhe për vetë autoren, por përmes këtij studimi lexuesi njihet në mënyrë të shumanshme me postmodernizmin, qoftë në rrafshin teorik, qoftë edhe mbi shfaqjen e këtij fenomeni në romanin bashkëkohor shqiptar.

Akademikja Floresha Dado është ndaluar te të gjitha këndvështrimet e teoricienëve që janë marrë jo vetëm me poetikën e postmodernizmin, duke shtjelluar edhe pikëpamjet e autorë si: Michael Colher, William Spanos, Irving Howe, Susan Sontag, Roland Barthes, Peter Holbrook, Hans Bertens, Northop Frye, Jens Zimmerman, Terry Eagleton, Charles Newman, Christofer Witcome, Umberto Eco, Linda Hutcheon, Matei Calinescu, Frederic Jameson, Nathali P. Gross, Mikhail Epstein, por edhe ato të mendimit filozofik të postmodernizmit, me përfaqësues si JeanFrancois Lyotard, Ihab Hassan, Jean Baudriallard, Jurgen Habermas, Marshall McLuhman, Richard Appignanesi, Chris Garrat etj. Paraqitja e ideve të tyre, debatet dhe kundërshtitë mes pikëpamjeve të tyre i krijon mundësinë lexuesit që të ketë një njohje sa më të plotë rreth postmodernizmit si poetikë, por edhe si filozofi mendimi.

Po ashtu, autorja e ka vendosur postmodernizmin në një rrafsh diakronik, ku ka krahasime dhe dallime specifike me lëvizje të tjera letrare si realizimin, modernizmin apo edhe metoda të tjera letrare. Ky shqyrtim në aspektet krahasuese kontribuon për të identifikuar më qartë poetikën postmoderniste, e cila shënon në vetvete kapërcimin e kufijve të poetikës moderniste. Madje, sendërtohet si lojë ndaj modernizmit. Autorja e ka studiuar postmodernizmin edhe në aspektin sinkronik, ku janë marrë në shqyrtim të gjitha elementet e teknikave poetike postmoderniste, si superrealja, simulakra, ironia, rigjallërimi i alegorisë, parodia, simboli, paranoja, paradoksi, pastishi, eklektizmi, fantastikja, gjysmëfiksioni etj., kanë analizuar mbi tekste.

Një tjetër qasje me vlerë në këtë studim është edhe raporti që postmodernizmi ndërton me zhanret letrare, duke i thyer kanonet tradicionale me format e reja të narracionit (rrëfimet e vogla, fragmentimi i rrëfimit, thyerja e subjektit, rolet e rrëfimtarit, etj.), mënyra sesi ndërtohet personazhi. Vendosja e postmodernizmit në raport edhe me strukturalizmin apo poststrukturalizmin, me shkollat e interteksualitetit, e qartëson më tej këtë koncept te lexuesi. Sigurisht, vlera më e madhe e këtij studimi, si pakkush tjetër në radhët e studimeve bashkëkohore shqiptare, qëndron tek analizat e detajuara të romaneve të autorëve bashkëkohorë shqiptarë. Letërsia e krijuar në tri dekadat e fundit ka synuar që estetikisht të jetë kundërshtuese/refuzuese ndaj letërsisë realiste, socrealiste dhe deri diku edhe asaj moderniste; ku ka përpjekje për vetërefleksion ndaj së shkuarës dhe ku nuk mungojnë mjetet dhe teknikat e poetikës postmoderniste nga autorët shqiptarë.

Postmodernizmi në letrat shqipe nuk vjen në mënyrë uniforme si lëvizje letrare apo kulturore, por shfaqet fragmentar. Në poezi, për shembull, e ndeshim te Martin Camaj, Ervin Hatibi, Luljeta Lleshanaku apo Gazmend Krasniqi. Një formë më të qartë të postmodernizmit, edhe si poetikë, e ndeshim në prozën e shkurtër bashkëkohore, ku veçojmë autorë si Mira Meksi, Ardian Kopi-Kyçyku, Arian Leka, Gazmend Krasniqi etj. Ndërsa në roman poetika postmoderniste na vjen e shfaqur në mënyra më të paqarta. Plotësia e studimit mbi postmodernizmin shtohet edhe në ndalesën e receptimit nga lexuesi të tekstit postmondernist – tronditja apo konfuzioni që ka shkakton ai te lexuesi. Po ashtu, edhe aspekti i kritikës postmoderniste, një çështje tejet e debatueshme edhe sot. Prej gati tri dekadash ka pasur një “tronditje” të lexuesit kur është ndeshur me tekste që kanë një estetikë të re, të ndryshme nga ajo që kanë tekstet realiste, socrealiste apo moderniste. Mendoj se këtu duhet gjetur një nga shkaqet kryesore të nivelit të ulët të receptimit të teksteve nga lexuesi, i cili gjendet i papajisur me informacionin apo kulturën e duhur që të shijojë letërsinë postmoderniste.

Libri “Postmodernizmi – poetika e antirregullit” këtu e jep kontributin më të madh: Ai është një guidë e qartë, e thjeshtë, e gjithanshme, në ndihmë të lexuesit, për të receptuar sa më mirë tekstet letrare postmoderniste dhe veçanërisht romanin postmodern shqiptar. Madje, ky libër është ndihmesë edhe për lexuesit e specializuar, përfshirë këtu edhe studentët apo pedagogët, të cilët kanë mundësi që të pasurojnë njohuritë e tyre mbi postmodernizmin si dhe të përmirësojnë kurrikulën e lëndës së postmodernizmit. I gjithë studimi është një laborator analizash të detajuara të teksteve, ku arsenali teorik gërshetohet qartësisht edhe me analiza praktike të romaneve të autorëve tanë.

Vetë autorja e ka konsideruar të hapur debatin për poetikën e postmodernizmit, pse jo, tejet problematike; madje, edhe kur adreson 13 dilemat e saj rreth postmodernizmit si fenomen dhe si shfaqje në romanin shqiptar.

Data sheet

Lloji i botimitHardcover
pages438
ISBN9789928237804
Published year2020
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximitmbi 18-vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë