Gjithcka kerkon shpetim View larger
Pjesë nga libri

Gjithcka kerkon shpetim

Daniele Mencarelli TO0792

New product

Përshkrim i shkurtër

Në këtë roman të jashtëzakonshëm, fitues i çmimit “Strega Giovani” 2020, Daniele Mencarelli vë në skenë kërkimin e dëshpëruar dhe të zemëruar për të gjetur një kuptim përmes një të riu që lutet vetëm për shpëtim.

More details

This product is no longer in stock

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

ISBN9789928817143

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Daniele është njëzet vjeç dhe këtë verë nuk do ta harrojë lehtë. Një dhomë spitali, me gjashtë shtretër... Nuk e di sesi ka përfunduar atje, derisa i thonë që e kanë sjellë me shtrim të detyrueshëm spitalor, pasi kaloi një krizë të dhunshme zemërimi. Në spital i duhet të kalojë shtatë ditë nën vëzhgim, duke komunikuar me psikiatër, në përpjekje për të shpjeguar pse bota e lëndon kaq shumë.

Në të vërtetë, Daniele është një djalosh si shumë të tjerë, por me një ndjeshmëri të skajshme, çdo përvojë i ngjan një vargu të pafundmë majash dhe humnerash: si ka mundësi që askush nuk e kupton sa të brishtë dhe të ekspozuar jemi ndaj tekave të fatit? Se jeta shpeshherë është një lojë që na largon nga ata që jemi në të vërtetë?

Tashmë ka në krah shokët e dhomës në repartin e psikiatrisë: persona turbullues dhe të butë, të çorientuar, por edhe të mençur, njerëz që i ka vënë jeta përpara, ashtu si Danielen. Si ai, të paaftë për të mos vuajtur dhe për të mos dashuruar pa masë. Nga sytë e shqetësuar të Shën Mërisë te fotografia bardh e zi e nënës së Xhorxhos, nga hareja e papërmbajtshme e Xhanlukës te zogu i ringjallur i Marios dhe deri tek asgjëja absolute e Alesandros. Të bashkuar nga shtrimi në spital dhe i nxehti mbytës, në kurë nga mjekë indiferentë, të ruajtur nga infermierë të frikësuar, Daniele dhe të tjerët shohin të lindë ditë pas dite një ndjenjë vëllazërie dhe një nevojë e ndërsjellë për mbështetje, të cilën nuk e kanë ndier kurrë më parë.

“Janë pesë të çmendurit me të cilët ndava dhomën dhe këtë javë të jetës sime. Me ta nuk kisha mundësi të gënjeja, të luaja rolin e djalit të përsosur, ata më pranuan ashtu si jam, për natyrën time kaq të ngjashme me të tyren.”

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages224
ISBN9789928817143
Published year2024
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximitmbi 18-vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
RomanPsikologjik
I ri1