Pranga në Paris View larger

Pranga në Paris

Franka Dervishi A-006057

New product

Përshkrim i shkurtër

Qartësia në rrëfim dhe thjeshtësia e shkrimit në skaje dramatike, zbërthejnë natyrën e vajzës së kornizuar shqiptare, kurioze për të njohur veten dhe për të sfiduar normat morale të imponuara prej sovranitetit të babait polic. Noemi guxon të jetojë në një vend të idealizuar si Parisi, ku dita dhe nata vlojnë njëkohësisht dy dashuri të ndaluara.

More details

2 Items

Warning: Last items in stock!

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

GEER

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

More info

Historia e romanit zhvillohet në dy boshte paralele, ku retrospektiva gërshetohet me jetën aktuale të Viktorit në kërkim të vajzës së tij të arratisur.

Në këtë roman ku asgjë nuk është ashtu siç duket, Noemi mbijeton falë mprehtësisë dhe intuitës. Kurioze dhe e guximshme lufton thyerjen e tabuve raciste dhe diskriminuese duke luhatur veten në skutat më të thella të egoizmit e dashurisë, midis botës së saj të pafajshme dhe mafiozëve fqinj.

-Pjesë nga romani

Kur të më pyesnin se si ishte Parisi e kisha një përgjigje të mllefosur. Do t'u tregoja se ishte një kapsulë kohe ku vera nuk ishte gjithnjë e ngrohtë, ku ditët, muajt, vitet, nuk kishin numër. Ishte një shishe rëre ku grimcat thyenin furishëm xhamat e kufijve, të luhaste si një busull pa drejtim në kryqëzimin e ndjenjave njerëzore. Shkruhej vetvetiu si një libër i fateve të degëzuara, ku pena në dorën tënde nuk pikonte gjithnjë bojën në dëshirat e tua. Isha zemëruar me Parisin. Doja të largohesha nga kryeqyteti i misionit tim që shndërroi në një pjesë të së shkuarës pa kthim, njeriun më të rëndësishëm.


 

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
Published year2020
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
RomanSagë&Histori
I ri1