Qartësia në rrëfim dhe thjeshtësia e shkrimit në skaje dramatike, zbërthejnë natyrën e vajzës së kornizuar shqiptare, kurioze për të njohur veten dhe për të sfiduar normat morale të imponuara prej sovranitetit të babait polic. Noemi guxon të jetojë në një vend të idealizuar si Parisi, ku dita dhe nata vlojnë njëkohësisht dy dashuri të ndaluara.