Reduced price! Aventurat e Zozos View larger

Aventurat e Zozos

Diana Çuli A-004846

New product

Përshkrim i shkurtër

“Aventurat e Zozos” është një përrallë e bukur që hedh vëmendjen nga teknologjia dhe lidhja që kanë fëmijët me të sot, jo si një kritikë ndaj saj, por se si duhet ta mendojmë atë si një dritare të bukur nga ku fëmijët mund të hedhin sytë për të mësuar ato vende ku nuk mund të jenë dhe dije të cilat jo gjithmonë është e lehtë të gjinden.

More details

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Arka e Noes
ISBN9789928455536
Viti i botimit2020

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Shkrimtarja e njohur Diana Çuli këtë herë i afrohet lexuesve të vegjël me librin e parë (por jo të fundit) për fëmijë, pas një përvoje të gjatë në letërsi me romanet e njohur “Dreri i trotuareve”, “Engjëj të armatosur”, “Vrasje në Kryeministri” etj.

Zozo, një djalë çapkën e trimosh, është personazhi që del nga Ipadi dhe shëtit të gjithë botën duke u ardhur në ndihmë të gjithë fëmijëve që gjenden në ndonjë situatë të vështirë.

Po kështu një ditë ai shfaqet edhe në shtëpinë e dy motrave, Borës dhe Zanës, të cilat pëlqejnë shumë të përdorin Ipadin për të luajtur dhe për të parë filmat e tyre të parapëlqyer.

Dhe Zozo, që jeton në Ipad, del prej aty dhe lidh një miqësi kaq të bukur me vajzat, duke i përfshirë ato në aventurat dhe trimëritë e tij nëpër Sahara, në Kinë apo edhe në Polin e Veriut.

 

 

 

Data sheet

Lloji i botimitPaper back
pages56
ISBN9789928455536
Viti i botimit2020
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximit7 - 13 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
I ri1