Enkelejd Lamaj A-004617
New product
Enkelejd Lamaj i rikthehet tregimit pas gati 10 vitesh ne komunikim me lexuesit me levrimin e romanit thriller. Edhe ne kete permbledhje voluminoze sjell short story-n permes fantastikes, misterit dhe tmerrit, - si elemente moderniste te tregimit
10 Items
Shtëpia Botuese | Dudaj | |
| ISBN | 9789994306053 | |
Çdo 8 vjet historitë e frikshme përsëriten. Pas përmbledhjeve "Fytyra tjetër e natës" (2003) dhe “Libri i bardhë" (2011), vjen kjo përmbledhje e re me tregime, që përmes fantastikes, misterit dhe tmerrit, na çon në përhumbje të reja, të panjohura dhe të frikshme, brenda një realiteti të ndërtuar buzë ankthesh, ku marrin formë turbullimet, impulset dhe çmenduritë që popullojnë botën brenda dhe jashtë secilit prej nesh.
Një masë e panjohur, e aftë për të gllabëruar jetë, një guaskë e mallkuar që ndjell vdekje, qenie të pabesueshme dhe shpirtra të grisur nga mizori të egra, që enden nëpër humnera absurde pa rrugëdalje, por edhe atmosfera të qeta, që papritmas shpërthejnë, duke na vënë para asaj forme të veçantë të tmerrit, që vetëm e pakuptueshmja mund ta ngjallë.
Tregim pas tregimi, ndërsa frika rrjedh para syve në forma të paimagjinuara, do ta gjejmë veten në një dimension marramendës, krejt pezull në një tension të vazhdueshëm midis dëshirës për të gjetur kurajë në errësirë dhe kthyer fagen tjetër dhe dëshirës për të vrapuar dhe dalë në dritë.
A thua se në dritë, gjërat shkojnë më mirë!
| Lloji i botimit | Paperback |
| pages | 448 |
| ISBN | 9789994306053 |
| Published year | 2020 |
| Vendodhja e botimit | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Numri i botimeve | I parë |
Dikush zbulon një jetë tjetër, ose diçka të ngjashme me të dikujt, ëndrra refuzon ti përfundojë dhe cila është dhurata më e mirë për dikë që nuk dëshiron ta shohësh me sy? po sikur ajo që shkruan të jetë e tmerrshme, por jo aq sa ajo që nuk shkruan?
Çdo vend ka (të paktën) një shtëpi të braktisur dhe çdo shtëpi e braktisur ka historinë e saj. Në Stora – fshat bregdetar pranë Sarandës – historia e shtëpisë së braktisur është e trishtë, e dhimbshme dhe e mbushur me terror. Ajo është djegur dy herë dhe në secilën prej herëve, një fëmijë ka vdekur mes rrënojave.
Tiranë. Mesnatën e krishtlindjes, i kthyer në shtëpi pas anulimit të një udhëtimi me familjen, që do të kishte qenë gjithçka përveçse i këndshëm, Sidriti takohet me Anën magjepse dhe të mistershme. “Në qoftë se plotëson të gjitha dëshirat, vdes”, i mëson ajo, duke i treguar rrugën dhe hapur derën e një bote të pabesueshme dëshirash. Nën magjinë e tyre...
Cili shkon në një restorant dhe sheh se vera e kuqe është pak si shumë e kuqe; cili në diskotekë i vë syrin vajzës më të bukur; cili për të kaluar një fundjavë zgjedh dhomën e gabuar… mirëseerdhët në bord, zonja dhe zotërinj. Përgatituni për një udhëtim në botën e ‘një dere më tutje’, në botën e errët të natës, të populluar prej shpirtërsh të zymtë,...
Për ta gjetur e për ta ndalur, dikush duhet të kërkojë në skutat më të errëta të kujtimeve dhe të shkelë në rrugët më të përhumbura të së kaluarës, pavarësisht frikës se ato të shpien drejt fundi shkatërrues.