Veronica Roth MO0081
New product
Ky libër është vëllimi i katërt i serisë “Divergjentja” të autores Veronika Roth, ku personazhi ynë Tobiasi tani na shfaqet si Katra, trajneri, shoku dhe i dashuri i Trisit
10 Items
Shtëpia Botuese | MORAVA | |
| ISBN | 9789928169976 | |
Fillimisht Veronica Roth nisi ta shkruante Divergjenten nga perspektiva e Tobias Itënit, një djalë nga Vetëmohuesit, që përjetonte tensione të forta me të atin dhe që donte të çlirohej nga grupimi i tij. Pas tridhjetë faqesh, ngeci, sepse rrëfimtari nuk i dukej i përshtatshëm për historinë që donte të tregonte.
Katër vjet më vonë, iu kthye përsëri kësaj historie, gjeti personazhin e duhur, një vajzë nga Vetëmohuesit, që dëshironte të njihte veten. Por, Tobiasi nuk u zhduk kurrë, ai hyri në histori si Katra, trajneri, shoku, i dashuri i Trisit.
Ai ka qenë gjithmonë një personazh që ajo ka dashur ta eksplorojë më tepër, për shkak të mënyrës sesi shfaqej në çdo faqe të librit. Më së shumti është një personazh i fuqishëm për shkak të mënyrës me të cilën i kapërcen kundërshtitë madje, në disa raste, del edhe më i fortë prej tyre.
Seria e ndjek Trisin nga çasti kur ajo merr në duar kontrollin e jetës dhe identitetit të vet dhe me këto histori, mund të ndjekim edhe Katrën, ndërsa bën të njëjtën gjë. Pjesa tjetër, siç thuhet, është vetëm histori.
| pages | 220 |
| ISBN | 9789928169976 |
| Published year | 2015 |
| Vendodhja e botimit | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përkthyesi | Taulant Hatia |
| Roman | Mister&Thriller |
Divergjentja është një seri tërheqëse dhe magjepsëse, që të mban peshë pareshtur dhe ku të papriturat nuk kanë fund. Do të kalojë shumë kohë para se tju largohet nga mendja vizioni mbreslënës i saj për të ardhmen.
Shoqëria e mbështetur te grupimet ku besonte dikur Tris Prajëri po shpërbëhet... e thyer nga dhuna dhe betejat për pushtet, e gërryer nga humbjet e tradhtitë. Prandaj, kur i vjen mundësia për të eksploruar botën përtej kufijve që njihte deri atëherë, Trisi ishte gati.
Një zgjedhje mund të të shndërrojë ose mund të të shkatërrojë. Por çdo zgjedhje ka rrjedhimet e saj. Ndërkohë që në të gjitha grupimet lindin trazira, Tris Prajëri vazhdon përpjekjet për të shpëtuar njerëzit që do dhe veten, teksa përballet me pyetjet që e mundojnë rreth dhimbjes, faljes, identitetit e besnikërisë, politikës dhe dashurisë.