Katra Shiko më të madhe

Katra

Veronica Roth MO0081

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Ky libër është vëllimi i katërt i serisë “Divergjentja” të autores Veronika Roth, ku personazhi ynë Tobiasi tani na shfaqet si Katra, trajneri, shoku dhe i dashuri i Trisit

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

MORAVA
ISBN9789928169976

900 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Fillimisht Veronica Roth nisi ta shkruante Divergjenten nga perspektiva e Tobias Itënit, një djalë nga Vetëmohuesit, që përjetonte tensione të forta me të atin dhe që donte të çlirohej nga grupimi i tij. Pas tridhjetë faqesh, ngeci, sepse rrëfimtari nuk i dukej i përshtatshëm për historinë që donte të tregonte.

Katër vjet më vonë, iu kthye përsëri kësaj historie, gjeti personazhin e duhur, një vajzë nga Vetëmohuesit, që dëshironte të njihte veten. Por, Tobiasi nuk u zhduk kurrë, ai hyri në histori si Katra, trajneri, shoku, i dashuri i Trisit.

Ai ka qenë gjithmonë një personazh që ajo ka dashur ta eksplorojë më tepër, për shkak të mënyrës sesi shfaqej në çdo faqe të librit. Më së shumti është një personazh i fuqishëm për shkak të mënyrës me të cilën i kapërcen kundërshtitë madje, në disa raste, del edhe më i fortë prej tyre.

Seria e ndjek Trisin nga çasti kur ajo merr në duar kontrollin e jetës dhe identitetit të vet dhe me këto histori, mund të ndjekim edhe Katrën, ndërsa bën të njëjtën gjë. Pjesa tjetër, siç thuhet, është vetëm histori.

Të dhëna

Faqe220
ISBN9789928169976
Viti i Botimit2015
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiTaulant Hatia
RomanMister&Thriller