New Reduced price! Mesuesja View larger

Mesuesja

Freida McFadden BT0836

New product

Përshkrim i shkurtër

Nga autorja bestseller e "New York Times", Freida McFadden, vjen një histori e sekreteve plot kthesa të papritura dhe hakmarrjes së shumëpritur.

More details

100 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Bota Shqiptare
ISBN9789928006639

1 260 Lekë

-10%

1 400 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Mësimi numër 1: Mos i beso askujt! Eva bën jetë të mirë. Ngrihet çdo mëngjes, merr një puthje nga bashkëshorti, Nejti, dhe niset për të dhënë mësim, lëndën e matematikës në shkollën e mesme lokale. Gjithçka duket më së miri. Përveçse...

Vitin e kaluar, shkolla e mesme "Kejsham" u trondit nga skandali mes një nxënëseje dhe një mësuesi. Në qendër të ciklonit u vendos Adi, një nxënëse e ndrojtur dhe e mbyllur në vetvete. Por Eva e dinte se, pas këtyre thashethemeve të shëmtuara kishte diçka më tepër nga sa dukej. Adit nuk mund t'i zihej besë. Ajo gënjente. Lëndonte njerëz. Shkatërronte jetë. Të paktën, kështu thoshin të gjithë. Por askush nuk e njihte Adin e vërtetë. Askush nuk i dinte të fshehtat që mund ta shkatërronin. Kurse Adi qe gati të bënte gjithçka që këto të fshehta të mos dilnin.

REVIEWS

"Të fshehtat gjenden kudo në këtë rrëfim të shkëlqyeshëm që lëviz si ndonjë tren ekspres japonez, duke ofruar shumë të papritura gjatë rrugës."

– First Clue

"Kjo histori e re dhe e shkëlqyer nga McFadden... me kthesat më të befasishme që përmban, do t'i emocionojë aq shumë lexuesit sa nuk kanë për ta lëshuar nga dora këtë libër të mrekullueshëm. "Mësuesja" të mban mbërthyer"

– Publishers Weekly

 

"E treguar nga këndvështrimet e Evës dhe Adit, kjo histori e mahnitshme nga McFadden (autorja e serisë "Shërbëtorja") merr një kthesë tepër të papritur e të rrëfyer shkëlqyeshëm në fund. Është një libër i domosdoshëm për adhuruesit e trillerëve psikologjikë."

– Library Journal

"McFadden grumbullon dhe shtjellon sekretet dhe gënjeshtrat, duke nxjerrë ngadalë të vërtetën deri në përfundimin shpërthyes dhe, më pas, kur të jetë shpërndarë pluhuri, zbulon një tjetër bombë që ndryshon gjithçka."

– Booklist

"Mësuesja" është një triller psikologjik plot parandjenja dhe kthesa të ekzekutuara me zgjuarsi, i krijuar për t'i mbajtur në tension lexuesit po aq sa edhe vetë personazhet, nga fillimi deri në fund. Autorja Freida McFadden e ka përmirësuar mjeshtërinë e saj rrëfyese duke përsosur veçanërisht kthesat e minutës së fundit. Në këtë aspekt, "Mësuesja" është ajka e trillerëve psikologjikë - një kryevepër iluzionesh me karaktere po aq të pabesueshme sa edhe skandaloze.

– Mistery and Suspense Magazine

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages372
ISBN9789928006639
Published year2024
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximitOver 14 years old
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiTaulant Hatia
RomanMister&Thriller
I ri1