Sekreti i engjejve View larger

Sekreti i engjejve

Camilla Lackberg A-008291

New product

Përshkrim i shkurtër

Njëfarë filli i kuq që zgjidhet në të kundërt, duke çuar në një të shkuar të largët kur, në fillim të shekullit të kaluar, Fjelbaka njohu një “fabrikuese të mistershme engjëjsh”.

More details

497 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dudaj
ISBN9789994306633

1 500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

E vendosur të fillojë një jetë të re, Eba kthehet në Valo, në ishullin e shkëlqyer të fëmijërisë, të shtrirë mbi shtëpizat e bardha dhe shkëmbinjtë e rrëpirët të Fjelbakës, në idilin e arkipelagut suedez.

Dëshiron ta risistemojë koloninë që i përket dhe të cilën nuk e ka parë më që nga dita kur, një prag Pashke të shumë viteve më parë, familja e saj zhduket në hiç, duke lënë pas vetes vetëm një tryezë të shtruar për festë dhe një vajzë njëvjeçare që endej e përhumbur.

Askush nuk i pa më përsëri; askush nuk qe kurrë në gjendje të përcaktonte se çfarë kishte ndodhur në të vërtetë. Një mister që ngacmon ngaherë kërshërinë e Erikë Falkut, tani entuziaste që mund të rimarrë në dorë hetimin personal mbi atë histori të errët.

Por duket se për Ebën nuk ka qetësi. Dikush kërkon ta largojë, i gatshëm të bëjë çfarëdolloj gjëje për të mbrojtur sekretin e ishullit. Pas një zjarri që shpërtheu natën, kërcënimet bëhen gjithnjë e më këmbëngulëse: Eba tashmë ka humbur gjithçka, e megjithatë është ende dikush që dëshiron vdekjen e saj.

Erikës dhe Patrikut nuk u mbetet gjë tjetër veçse të bashkojnë forcat për të gjetur arsyet e një mllefi që vitet nuk e kanë fashitur, duke filluar nga një indicie e dobët: gjurmë të vjetra gjaku që punimet e restaurimit kanë nxjerrë në dritë në koloninë e Valosë.

REVIEËS

“Kreshendoja është elektrike dhe del në ngjyra horror drejt përmbylljes së rrëmbyer, ku gjithçka ose pothuajse gjithçka do të gjejë një shpjegim”

- Corriere della Sera

Data sheet

pages500
ISBN9789994306633
Published year2022
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiAdrian Beshaj
RomanMister&Thriller
I ri1