C++, një gjuhë programimi e përdorshme gjerësisht. Ajo konsiderohet si një gjuhë e nivelit të ndërmjetëm. E zhvilluar nga Bjarne Stroustrup duke filluar nga viti 1979. C++ fillimisht është quajtur C me klasa, mbasi gjuhës C iu shtuan cilësitë e orientimit në objekte, të tilla si klasat, dhe zhvillime të tjera të gjuhës së programimit C.