Arbni historik, gjeografik, kishtar dhe politik View larger

Arbni historik, gjeografik, kishtar dhe politik

Aurel Plasari A-000686

New product

Përshkrim i shkurtër

Në qendër të kësaj sprove është procesi kompleks që shndërroi emrin e një krahine të ngushtë të fasadës adriatikase, të lokalizuar në atë që sot është Shqipëria e Mesme, në një emërtim territorial etnik.

More details

This product is no longer in stock

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Onufri
ISBN9789928313447

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Duke rilexuar nga një prizëm i ri dokumentacionin që tashmë njihet prej historianëve, Plasari hedh dritë mbi një varg çështjesh që kanë patur dhe vijojnë të kenë një domethënie mjaft të madhe politike. Ndër to është i ashtuquajturit hiatus nëntë shekullor nga Albanët e shekullit II të erës sonë të përmendur nga gjeografi grek, Ptolemeu, tek rishfaqja e tyre në burimet e shkruara në shekullin XI; si dhe raporti midis formimit të etnosit, ndërtimit të identitetit etnik dhe shtetformimit ndër arbërit.

Kriteri historik me atë politik kanë qenë pazgjidhmërisht të lidhur në afirmimin kombëtar të lëvizjeve nacionale përgjatë shekujve XIX-XX. Në fazën e lartë të imperializmit europian, përgjatë shekullit XIX, europianët i ndanë popujt në dy grupe, në ata me histori dhe ata pa histori.

Sipas këtij kategorizimi, vetëm popujt me formacione shtetërore, me institucione dhe kulturë të sofistikuar elitash që kontrollonin pushtetin politik cilësoheshin si kombe, e për rrjedhim, kishin histori.

Popujt e tjerë, ata të cilët nuk identifikoheshin për nga etnia me parinë që kontrollonte pushtetin politik cilësoheshin si popuj pa histori. Kjo ndarje, e lindur në elitat politike, ekonomike dhe kulturore europiane shprehte raportet e pushtetit ndërmjet këtyre të fundit dhe pjesës tjetër të botës.

Në një botë eurocentrike, ku fuqitë europianë nisën të modelonin botën sipas imazhit dhe interesave të tyre, klasifikimi i popujve me dhe pa histori krijonte hierarki që justifikonin imperializmin dhe ekspansionin europian në botë. Kështu, nën petkun moral të “misionit civilizues” apo atij racist dhe më të sinqert të “barrës së njeriut të bardhë”, popujt me histori fituan të drejtën të impononin autoritetin e tyre mbi popujt pa histori.

Data sheet

Lloji i botimitHardcover
pages297
ISBN9789928313447
Published year2021
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
I ri1