Hajdi View larger

Hajdi

Johanna Spyri BDR078

New product

Përshkrim i shkurtër

Në tregim flitet për jetën e një vajze nga Zvicra, për momentet e paharrueshme që ajo kalon në shtëpinë në mal, me të cilën është shumë e lidhur dhe për vajtjen e saj në qytet, ku jeta i duket si burg. Me personazhin e Hajdit, shkrimtarja ka treguar qartë simpatinë që ajo ka ndaj instikteve dhe dëshirave të fëmijëve.

More details

10 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botimet Dritan
ISBN9789994366828

700 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

More info

Hajdi është një tregim i këndshëm për fëmijë. Kjo është një ndër veprat e shumta të shkrimtares zvicerane Johanna Spyri, e cila u nda nga jeta në Zyrih në vitin 1901. Ajo u bë e famshme me tregimin "Heimathlos", në faqen e parë të të cilit ka përdorur shprehjen "Ky libër është shkruar për fëmijë po aq sa është shkruar dhe për ata që i duan fëmijët". Në tregim flitet për jetën e një vajze nga Zvicra, për momentet e paharrueshme që ajo kalon në shtëpinë në mal, me të cilën është shumë e lidhur dhe për vajtjen e saj në qytet, ku jeta i duket si burg. Me personazhin e Hajdit, shkrimtarja ka treguar qartë simpatinë që ajo ka ndaj instikteve dhe dëshirave të fëmijëve. Njësoj si Hans Kristian Anderseni i, edhe Spyri është e aftë të përcjellë në veprat e saj jetën e thjeshtë të botës së pafajshme të fëmijëve. Në të gjitha veprat e saj vihet re një dëshirë e fortë për t'i mbrojtur fëmijët nga keqkuptimet dhe sjelljet jo të përshtatshme, të cilat do të pengonin zhvillimin e natyrshëm të karakterit dhe jetës së tyre, siç edhe do të pengonin lumturinë e tyre. Shkrimtarja i ka përshkruar aq bukur vendet në të cilat zhvillohen ngjarjet dhe i ka përshtatur aq mirë personazhet e saj me këto vende, sa lexuesit i krijohet ndjesia sikur po jeton në ato vende bashkë me personazhet e rrëfimit.

Data sheet

pages238
ISBN9789994366828
Published year2005
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Numri i botimeveI parë