Adriatike Lami A-003314
New product
Ky libër me poezi është përzgjedhur mes pesë librave më të mirë të botuara gjatë vitit 2017 nga juria e përzgjedhur nga Ministria e Kulturës për çmimet vjetore në fushën e Letërsisë
10 Items
Shtëpia Botuese | Skanderbeg Books | |
| ISBN | 9789928221216 | |
Sipas autores, Adriatike Lami, poezia është frymëzim, por jo vetëm. “Po e them konkretisht, të merr nga këtu dhe të zhvendos në hapësira të tjera. Të shkruash është ta shohësh botën ndryshe nga tjerët, ky është fat. Perceptimi për botën nuk është vetëm për lulet, ajrin, pemët, por në rradhë të parë për qeniet njerëzore. Poeti e zbulon dhe e sheh qenien njerëzore komplet ndryshe dhe hedhja e tyre në vargje krijon një marrëdhënie speciale mes atij që e lexon dhe atij që e ka shkruar".
| Lloji i botimit | Paperback |
| pages | 64 |
| ISBN | 9789928221216 |
| Published year | 2017 |
| Vendodhja e botimit | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përmasat | 15.5 x 19 |
Në këto poezi shkrimtarja sjellë një dialog të botës së saj, burrave të jetës së saj, në botën ku ato janë. Adriatike Lami është autore e disa librave me poezi, prozë të shkurtër dhe punimeve të ndryshme metodike. Vargjet dedikuar dashurisë, sublimes, kujtesës, mungesës dhe vazhdimësisë sendertohen me nje nivel te larte stilistik. Ky është vëllimi i pestë...
Poezisë së Adriatike Lamit i shkojnë fjalët e poetit të madh Federiko Garcia Lorka: "Poezia nuk kërkon lexues të thjeshtë, poezia kërkon njerëz që dashurojnë..."
Adriatike Lami vjen me një vëllim të ri me poezi “Tango në prill”, duke kulmuar arritjet e saja poetike, duke shënuar përsosje të teknikave poetike, dhe duke rrokur një botë plot pasione, energji, harmoni dhe muzikalitet.