Libri "Luaj mëso dhe argëtohu 1" përmban 22 lojëra popullore dhe lëvizore, të cilat mund të luhen nga fëmijët e të gjitha moshave duke filluar nga mosha tre vjeç. Ato janë renditur nga më e thjeshta deri tek ato që kërkojnë aftësi dhe cilësi fizike më të arrira.
Energjike dhe e gjallë, por sidomos plot humor, ja ku do të takohemi sërish me Lukrecian. Heroina jonë përgatitet për një prezantim super të rëndësishëm me Linat, për një dasmë pa nuse, për fejesën e befasishme të gjyshes dhe një mësim kërcimi. Ajo ka prindër të komplikuar, një vëllaçko që ia plas buzën dhe një kushëri që quhet... Nikolas. Mosha e...
"Është vërtet e çuditshme familja ime! Por edhe sikur të më duhej ta shpikja, nuk do t'i ndryshoja asgjë!" Lukrecia zgjidhet në këshillin e klasës si përfaqësuese, bën stazhin e vëzhgimit në gjykatë, përfshihet në xhirimet e një filmi, mezi gjen një dhuratë për festën e mamasë, shkon në një ekskursion mësimor në fermë... Lukrecia është këtu më simpatike...
Ky libër i serisë “Shkrimi Krijues” është i pajisur me shpjegime udhëzuese për të ushtruar mendimin kritik, për të zhvilluar këndvështrimin krijues dhe për të nxitur kureshtjen. Mendimi kritik të bën unik. Sa më shumë ushtrohesh, aq më shumë zgjuarsohesh.
Në këtë libër të dytë, Ani mëson se të bësh mirë është çuditërisht e lehtë, por edhe… e vështirë. Në fund të fundit, çelësi mund të jetë puna në grup.
Shkrimtari dhe ilustratori Rob Biddulph të lë pa mend me këtë libër për fëmijë me titull, “Kikirika Xhons dhe zgjidhja e misterit”, i cili është i treti dhe i fundit i serisë gazmore të Kikirikës. Aksioni dhe aventurat ngërthejnë pas vetes djem dhe vajza të moshës 8 deri në 12 vjeç, ndaj i fton krahëhapur lexuesit e vegjël në lexim.
Ky është libri i katërt në serinë prej gjashtë librash, të ilustruar me ngjyra, plot me emocione dhe aventura, që i jep krahë fantazisë dhe lexohet me një frymë.
Shkruar nga autorët e dashur për lexuesit e vegjël, Timo Parvela nga Finlanda dhe Bjørn Sortland nga Norvegjia, seria Kepler62 është ilustruar nga Pasi Pitkänen. Librat janë botuar njëkohësisht në Finlandë dhe Norvegji, me të drejta të shitura në më shumë se dhjetë vende të botës.