Viewed products
Arianës i pëlqen ta kalojë kohën te...
Ky është libri i parë i shkruar nga Drew Daywalt në bashkëpunim me krijuesin e mirënjohur të librave me ilustrime, Oliver Jeffers, i cili e veshi plot ngjyra këtë histori imagjinare, që do t’i bëjë fëmijët të argëtohen e të luajnë me ngjyrat e tyre siç nuk kanë bërë kurrë më parë.
Çfarë do të bënit ju, nëse gjyshi juaj nopran do te krijonte një makinë kohe dhe gabimisht do të shuante tërë familjen tuaj? Nëse do të ishit Frenki Peshku. ju do të rendnit më shpejt sesa koha për ta shpëtuar familjen!
Ky liber sjell historite fantastike te femijeve sesi refuzojne ushqimin, te shoqeruara me 8 receta të shëndetshme për fëmijët, të përgatitura nga Dhurata Thanasi. Rrefimet, recetat, perfshirja e femijeve ne pergatitjen e ushqimit, fotografite, dizanji dhe ilustrimet fantastike e bejne kete liber me vlere te madhe edukative dhe zbavitese per lexuesit e...
Një ndër risitë e këtij botimi është edhe pajisja e këtij libri me ilustrimet me ngjyra të Arthur Rackham të shtypura në letër kalku. Gjithashtu, ky botim është pajisur me një parathënie nga Dr. Natasha Poroçani Shuteriqi.
Një histori që i kushtohet fëmijëve ndryshe, botës së tyre të vecantë, vetëbesimit dhe fantazisë.
Gramatika më e vështirë se matematika? Tani, jo më. Në ishullin “GramaTIK-TOK” jetojnë dhjetë banorë gjuhësorë të çuditshëm: emri, folja, mbiemri dhe të tjera pjesë të ndryshueshme e të pandryshueshme të ligjëratës, janë po aq çamarrokë e të mençur, të ndjeshëm e të lezetshëm sa vetë fëmijët.
Një histori vetëm me një fjali. Një rrëfim plot humor e me gabime, në kuptime e në ilustrime, plot me fjalë ngatërreshtare, nga të cilat fëmijët do të gjejnë të saktën fare.
Ky libër përmban lloj-lloj historish me princesha dhe jo pak, por janë 26 të tilla. Shoqëruar me ilustrime, nuk ka si të mos jenë më të bukurat. Këtu do të gjeni princesha klasike, por edhe princesha të ditëve tona, princesha zemërmira, tekanjoze, çapkëne, bukuroshe… Këtu është princeshë Firifiu, princeshë Poleta, princeshë Sherazadja, princeshë Zeli,...
Përralla dhe tregime të mrekullueshme, argëtuese dhe plot humor... Ruruja, Djelpa, Pushi lepurushi, kanguri Kungu, krokodilja, harabelët Heli dhe Habi janë disa nga personazhet fantastike, që ju vogëlushë do të takoni nëpër faqet e këtij libri.
"KUSH PO FLET?" nuk është një libër i zakonshëm për fëmijë. Ai zgjuarsisht tërheq vëmendjen me mënyren sesi u bën pyetje fëmijeve.
"Punët janë shumë më keq nga ç'mendon ti. Shpejt këtë gjë ke për ta zbuluar vetë, dhe kur ta zbuloshg, mua do vish të më kërkosh."
Libri "O trumcak bredharak" i Xhahid Bushatit është një përmbledhje poetike për fëmijë, poezitë e së cilës u këndojnë zogjve, pyjeve, hënës, yjeve, valëve dhe natyrës që rrethon fëmijët. Në to pasqyrohet bota shpirtërore, psikologjia, poezia, imagjinata, çiltërsia e fëmijëve. Autori është shprehur me vargje të rrjedhshme dhe figuracion të pasur, që...
48 Lojëra dhe aktivitete që mbështesin zhvillimin e fëmijës suaj. Loërat që bëjnë fëmijët në këtë botim lehtësojnë zhvillimin e aftësive të nevojshme në moshën parashkollore. Aktivitetet janë të renditura nga më e thjeshta te më e vështira. Botimi përmban mjete didaktike për të punnuar.
48 Lojëra dhe aktivitete që mbështesin zhvillimin e fëmijës suaj. Loërat që bëjnë fëmijët në këtë botim lehtësojnë zhvillimin e aftësive të nevojshme në moshën parashkollore. Aktivitetet janë të renditura nga më e thjeshta te më e vështira. Botimi përmban mjete didaktike për të punnuar.
48 Lojëra dhe aktivitete që mbështesin zhvillimin e fëmijës suaj. Loërat që bëjnë fëmijët në këtë botim lehtësojnë zhvillimin e aftësive të nevojshme në moshën parashkollore. Aktivitetet janë të renditura nga më e thjeshta te më e vështira. Botimi përmban mjete didaktike për të punnuar.
Kjo seri fantastike e autoreve italiane Stefania Mei dhe Sara Vagini vjen me tre libra te cilet jane per grup-moshat e femijeve ne sistemin arsimor parashkollor, - per moshat 4-6 vjec, dhe qe permbajne informacione dhe ushtrime te cilet rrisin nderaktivitetin dhe aftesite njohese te femijeve
Letersia shqiptare per femije vazhdon te befasoje me autore te cilet jane te pelqyer nga lexuesit e vegjel. Ne kemi perzgjedhur ne nje set librat me te fundit te Rudina Cupit dhe Rovena Rrozhanit, - dy botime plot aventura, me mjeshtri rrefimi dhe me fuqi ndikuese ne aspektin didaktiv dhe edukativ.
Kjo histori zë fill në Qytezën e Diellit, kur dy miqtë për kokë, Maçi dhe Sebastiani, duke peshkuar pranë portit, gjejnë një shishe me mesazh brenda.
Kemi degjuar per femijet me te keqij ne bote, - madje, jeni njohur tashme edhe me mesuesit me te keqij,- por jo per prinderit. Dhe, a e dini se autori me i lexuari i momentit nga lexuesit e vegjel, David Walliams, sjell edhe librin "Prindërit më të këqij në botë". Tani shkrihuni së qeshuri me...
Raina Telgemeler na sjell përsëri një histori motivuese, mbresëlënëse, argëtuese dhe të vërtetë që ka të bëjë me rritjen dhe me guximin për t'u përballur dhe për t'i mposhtur frikërat.
"Në përfundim të një dite të gjatë pune në Jehonën e Brejtësit, më zuri gjumi në tryezën time të shkrimit dhe... befas u gjenda në një fabrikë lodrash në Polin e Veriut! Për tërë mocarelat e botës, më priste një surprizë për t'u pirë në kupë!"
Ky libër i risjellë në shqip pas kaq vitesh me përkthimin e Virgjil Muçit është një kryevepër e vockël që të frymëzon dhe të bën të ndihesh bukur. Vetëm mbasi ta keni lexuar, të dashur fëmijë, do të më jepni të drejtë! Ndaj mos u mendoni dy herë ta merrni në duar!"
"Romani “Aventurat e Kokëkashtës”, fitues i çmimit “Penda e Argjendtë”, është ndër më të njohurit dhe ndër më të mirët në letërsinë shqipe për fëmijë. Ky libër vjen sërish për lexuesin e vogël, i ripunuar prej autorit.
Autorja Ana Tisi sjell nje botim special me perralla te cilat jane ndertuar mbi konstantet universale njerezore si dashuria, falja, xhelozia, egoizmi i papërmbajtur, cmira apo babëzia dhe qe kane vlera te forta edukative dhe zbavitese per lexuesit e vegjel
Nje personazh i ri dhe i paharrueshëm bëhet pjesë e galerisë së Luis Sepulvedës. Një tjetër histori e pashlyeshme, që na meson të rizbulojmë kuptimin e humbur te kohës.
Në vëllimin “Andrushi”, autori i ri Flori Kasaj na sjell një personazh të ri, tepër simpatik, ketrushin Andrushi, një personazh që shkrin veçoritë biologjike të bukurisë dhe shkathtësisë me veçoritë etike të guximit dhe dashamirësisë. Personazhi di të luftoj për mbijetesë, që zotëron edhe tiparin e solidaritetit ndaj mikeshës së vet Andrina, me të cilin...
Kërcim dhe dëfrim është një libër për fëmijë i vitit 1963 nga Dr. Seuss (Theodor Seuss Geisel). Ai u botua si pjesë e serisë Random House Beginner Books dhe titullohej "Libri më i thjeshtë i Seuss për lexuesit më të rinj. Ai përmban poema të shkurtra për një shumëllojshmëri personazhesh dhe është projektuar për të prezantuar konceptet themelore të të...