Lista e 30 gjërave, një inventar praktik dhe humoristik i gjërave për të cilat çdo grua ka nevojë në jetë. Këtu, ajo listë me famë botërore gjen një jetë të re, me ese nga disa prej grave tona të preferuara, që nga Portia de Rossi deri te Liz Smith. Pavarësisht nga mosha që ke, kjo është një listë sipas së cilës duhet të jetosh.
As meshkujt nuk e dinë përgjigjen. Gjithmonë nëse ka një të tillë. Dhe pikërisht përgjigjen e kësaj pyetjeje nuk duhet ta prisni nga ky libër. Aq më tepër të ktheni një libër në një manual që do të zgjidhë problemet tuaja në çift
Një guidë që mëson femrën si të fitojë zemrën e një burri. Synimi i autores është që të nxisë gratë e nëpërkëmbura të zhvillojnë sensin e tyre të pavarësiisë. Bestseller i The New York Times
Ky Libra është një udhërrëfyes për të gjitha femrat me defekte. Këtu do të zbuloni teori të ndryshme, si: "rituali i ballukeve", "teoria e pjatës me kikirikë" ose koncepti universal i teorisë "të dalë ku të dalë".
Ne kete liber jepen keshilla dhe sugjerime te vlefshme per te bere nje jete larg tiranise se konsumit dhe etjes per te siguruar me cdo kusht mjete materiale.
Si ndikojnë frutat dhe perimet në shëndetin e njeriut? Si t’i zgjedhim dhe t’i ruajmë ato? Cilat janë vlerat ushqyese dhe përbërësit kryesor? Të gjitha këto trajtohen në botimin e parë të këtij lloji në vendin tonë dhe vjen pas një pune studimore ndër dekada për frutat dhe perimet. Informacionet në këtë libër bazohen mbi burimet e fundit studimore, janë...
Ky libër do të thellojë më tej njohuritë e personelit mjekësor për njohjen në mënyrë shkencore të luftimit dhe prevenimit të sëmundjeve salmoneloze.
Per here te pare vjen nje studim i plote nga nje studiues dhe mjek shqiptar per ceshtjet e ereksionit dhe infertiletit; shkaqet, diagnoza dhe kurimi i semundjeve seksuale tek meshkujt
Në këtë libër, doktoresha Marian Rojas Estapé na shoqëron drejt bashkëngjitjes, drejt fëmijërisë dhe dashurisë, nga një këndvështrim shkencor, psikologjik dhe njerëzor, si dhe na flet për një hormon themelor: oksitocinën. Një libër që të nxit të gjesh personat vitaminë, ata që nxjerrin më të mirën nga ty, që të frymëzojnë, të mbështetin dhe, në këtë...
Mjekësia Tradicionale Kineze (MTK) në kohën tonë përfaqëson sistemin mjekësor tradicional më gjithëpërfshirës dhe të përdorur më gjerësisht në botë, me historinë më të lashtë, kulturën më të thellë, efektet më të shquara dhe zhvillimin më të shpejtë.
65 receta gatimi nga Eranda Libohova, këngëtarja që është model për ushqimin dhe linjat trupore: Të shijshme, të shëndetshme dhe të lehta për t'u përgatitur, këto janë recetat që Eranda pëlqen më shumë t'i bëjë në shtëpi dhe t'i ndajë me miqtë dhe familjen.
Libri “Revolucioni i glukozës” do të ndryshojë mënyrën tuaj të të menduarit mbi shëndetin, madje do t’ju ndryshojë jetën: “Kafsha priret të hajë me stomakun e vet, ndërsa njeriu me trurin e tij”, shkroi filozofi Alan Watts. Nëse trupat tanë do të mund të na flisnin, do të kishim një tjetër histori.
Ky libër magjepsës është piperosur me zhargone historike informuese dhe të çuditshme, si dhe është ilustruar me imazhe të habitshme e therese nga burime të përpikta nga e kaluara.
Si një eksperte dhe pasionante e ushqimit, Diola mblodhi të gjitha grimcat e kësaj fushe vetëm për të sjellë në dritë librin kushtuar të ushqyerit të shëndetshëm. Libri i ri “Shëndeti si art dhe shkencë” sjell përvojat e saja kërkimore, të mbështetura në studime për një ushqyerje që sjell shëndet dhe energji në jetën e secilit prej nesh.
Ky libër do t’i sigurojë gratë që të marrin vendimet e duhura për shëndetin dhe për jetën e tyre. Libri “Menopauza” gjithashtu ndan histori të ndryshme të grave në menopauzë, duke bërë që shumë të tjera të mos ndihen vetëm, të kuptojnë më qartë dhe të mos druhen të flasin hapur për menopauzën. Rruga e duhur drejt pranverës së dytë të jetës suaj
Mbaje trurin tënd të ri, të shëndetshëm dhe të mprehtë me këtë guidë shkencore për mbrojtjen e trurit nga rënia, shkruar nga neurokirurgu dhe korrespondenti kryesor i CNN për mjekësinë, Dr. Sanjay Gupta.
Vitaminat dhe mineralet luajnë një rol vendimtar në rritjen dhe zhvillimin e organizmit të njeriut. Libri do ju sherbeje shume nenave te reja, per tu ndihmuar ne zgjedhjen e perimeve dhe frutave te cilat kane vlera te larta ne vitamina dhe minerale.
Ky libër, i përkthyer në tridhjetë gjuhë, shpalos për herë të parë zbulimet madhore mbi gjumin dhe ëndrrat.
Libri "Parajsat Artificiale" i shkrimtarit italian Orlando Donfrancesco do t’ju shoqërojë në një udhëtim magjepsës në botën e drogave, në kohë dhe në hapësirë nga Lindja në Perëndim, nga qytetërimet e para spirituale te ato materialiste të kohës së sotme.
Fjalët e thëna në tualetin e femrave duhet të mbeten aty, por ato që dëgjon Trudi gjatë funeralit të tetos, do t’i ndryshojnë asaj jetën.