Nje histori e rralle mbi seksin View larger

Nje histori e rralle mbi seksin

Kate Lister BAT0321

New product

Përshkrim i shkurtër

Ky libër magjepsës është piperosur me zhargone historike informuese dhe të çuditshme, si dhe është ilustruar me imazhe të habitshme e therese nga burime të përpikta nga e kaluara.

More details

This product is no longer in stock

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Jetart
ISBN9789928468246

2 500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

More info

Që nga koha kur, për herë të parë, njerëzit e kuptuan se çfarë ndodhte kur bënin seks ky akt nuk ka ndryshuar. E vërteta është se përgjatë epokave kanë ndryshuar rregullat që shoqëria njerëzore i ka diktuar vetes se si duhet të bëjë seks në mënyrë të kulturuar. Njerëzit janë e vetmja krijesë në këtë rruzull që paragjykojnë praktikat e veçanta seksuale ndaj seksi mbetet një çështje thellësisht përçarëse në mbarë botën. Qëndrimet do të ndryshojnë dhe zhvillohen - duke shpresuar për më mirë - por seksi nuk ka për të qenë kurrë i çliruar nga paragjykimi dhe turpi, nëse ne nuk do të pranojmë se nga vjen kjo paranojë.

Mbështetur në projektin e njohur kërkimor Kurvat e dikurshme (Whores of Yore), dhe shkruar me mençuri dhe humor që spikat, Një histori e rrallë mbi seksin e ka burimin në njohuritë e gjera të dr. Kate Lister mbi historinë e seksit.

Që nga testet e impotencës në Mesjetë e deri te grabitja e koqeve në shekullin e njëzetë, nga afresket erotike të Pompeit e deri te shtëpitë publike të kukullave moderne të seksit, Kate rrëmon paturpësisht në brekët e historisë, duke demaskuar mitet, duke sfiduar klishetë dhe duke ndotur duart e saj deri në bërryl.

Data sheet

pages445
ISBN9789928468246
Published year2023
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
Përmasat15.5x23
PërkthyesiRuzhdi Totaj
I ri1