Me këtë libër autorja ofron një treguez të mirë entuziazmi filozofik, i cili i zhyt thellë rrënjët e tij tek elementet më të mira të traditës pitagoriane dhe sokratike. Filozofia tek ky libër shfaqet si një mënyrë jetese dhe si metodë veprimi për të njohur vetveten, për ta përmirësuar atë dhe për t’u harmonizuar me ligjet më të thella të universit
Në këtë libër lexuesi mëson të “luajë me jetën”, pa përpjekje të dhimbshme dhe të ngrejë me natyrshmëri pyetjet më thelbësore filozofike, pikërisht atëherë kur bota ka më shumë nevojë për besim, thjeshtësi dhe gëzim të shëndetshëm për të jetuar
A ka vetëm një Zot? Pse duhet të vuajnë njerëzit? Çfarë ndodh mbasi vdesim? Miliarda njerëz në mbarë botën e gjejnë kuptimin e jetës te feja, por cilat janë idetë që i mbështesin këto besime dhe si janë zhvilluar ato?
Të ardhura bazë universale. Java e punës 15 orëshe. Kufij të hapur. A tingëllojnë të mira për të qenë të vërteta? Një nga mendimtarët kryesorë të brezit të ri në Europë na tregon sesi mund të ndërtojmë një botë ideale në kohën tonë.
Aforizmat që paraqiten në këtë libër janë përzgjedhur nga libri i fundit i Qortiqit, "Mendime të rënda" që është shallur "Libri më i mirë satirik" për vitin 2016.
Youval Noah Harari, autori i librit më të shitur: “Sapiens: një histori e shkurtër e njerëzimit”, përfytyron botën në një të ardhme jo shumë të largët, në të cilën ne do të përballemi me një sërë sfidash.
Në këtë libër Cristina Parodi, gazetarja dhe drejtuesja e emisioneve të mirënjohura në televizionin italian, përshkruan në një këndvështrim modern, të përditësuar, rregullat e mirësjelljes.
Në këtë tekst, të përbërë nga leksione të mbajtura në Universitetin e Edinburgut, James analizon përjetimet individuale me natyrë fetare, duke u përqendruar te psikologjia e këtyre përjetimeve dhe duke lënë mënjanë teologjinë dhe aspekte të tjera të fesë si fenomen i organizuar shoqëror.
Në këtë libër mendja liberale e Evropës së shekullit të XX shtron debatin se përse intelektualët janë skeptikë ndaj kapitalizimit. Njëherësh ky libër shërben edhe si një ballafaqim idesh mes atyre që mbështesin tregun privat dhe atyre që e kritikojnë atë.
Në përmbajtjen e librit do të analizohen figura mitologjike si Tifoni, përbindëshi i tmerrshëm i antikitetit grek, si simbol i zmadhimit. Panin si simbol i natyës ose universalitetit, Orfen ose filozofinë. Proteusin ose Materien; Sfinksi ose Shkencën; Prosperina ose Shpirti: Metis ose Këshilli, etj. Ky libër nuk na fton në lexim por në një thellim dhe...
Teatri është vetë realiteti, por i zhveshur nga kufizimet e kohës dhe hapësirës. Vetëm formatr e tij janë krijim njerëzor: shpirti i tij është metafizik dhe pikërsisht për këtë arsye e quajmë “teatri i mistereve” pasi vjen nga Misteret e lashta dhe është sjellë në jetë si një formë për t’i popullarizuar ato dhe për t’i bërë më të kuptueshme dhe më të...
Njeriu e sheh veten të ndarë nga e gjithë shoqëria dhe bota, por përmes këtij libri do të kuptojmë se nuk jemi të ndarë nga asgjë dhe se jemi të ldihur me gjithçka. Fija e artë e cila na lidh me çdo gjë është Darma dhe mënyra me të cilën ajo funksion është Karma. Për secilin lexues ky libër është një portë që të fton të njohësh vetveten dhe rolin tënd në...
Jo, nuk mund të hyni dy herë në ujërat e të njëjtit lumë. Kjo është e pamundur. Mos u kapni fort pas diçkaje, kështu do të krijoni ferrin për veten tuaj. Kapja pas diçkaje është një ferr, kurse vetëdija që nuk fiksohet pas diçkaje, është parajsë. Me ndryshimin e gjendjes emocionale edhe vetëdija ndryshon, s'ka pse të jemi të pakënaqur, s'kemi pse të...
Gjëja e parë që duhet të mbani mend është se e vërteta është dukuri që duhet jetuar. Kush mund të jetojë në vendin tuaj? Ju duhet të jetoni për veten tuaj, askush nuk mund t'ju zëvendësojë, të jetojë për ju. Kush mund të dashurojë për ju? Shërbëtorët nuk mund ta bëjnë këtë, as miqtë nuk mund t'ju ndihmojnë, ju duhet të dashuroni vetë.
Në veprën "Miti dhe realiteti", Eliade merr në studim ato shoqëri në të cilat miti luan ende rolin kryesor në formimin e tipareve kulturore themelore të shoqërisë: marrëdhënien e mitit me botëkuptimin, me konceptimin e historisë, kohës, me përvojën njerëzore në përgjithësi.
Si të dalësh nga betejat rreth veshjeve, rregullit, grindjeve para se të nisen për në shkollë apo para gjumit? Prindërit kanë prirjen që t’i interpretojnë sjelljet e tepruara ose të bezdisshme të të vegjëlve si manifestime kundërshtimi, të një vullneti të keq, paturpësie. Të tjerë fajësojnë veten dhe kërkojnë traumën. Po sikur të ketë shkaqe të tjera?
Është abetarja që të mëson si të jetosh në kohët moderne. Ky libër do gjej admirues në të gjithë botën.
Traktat mbi Dinjitetin Njerëzor është një diskurs i famshëm i shkruar në vitin 1486 nga Piko della Mirandola, një studiues dhe filozof italian i epokës së Rilindjes. Ai mbeti i pabotuar deri në vitin 1496. Ky libër i Mirandolës është cilësuar si "Manifesti i Rilindjes".
"E shenjta dhe profania" është ndoshta teksti më i famshëm e një nga më të rëndësishmit e këtij autori. Në të, Eliade analizon dy koncepte kyçe të fesë dhe mënyrën se si ky dualizëm (e shenjtë-profane) paraqitet në kultura e fe të ndryshme të historisë.
“Pushteti i të heshturve” nga Susan Cain është një libër mbi fuqinë e introvertëve në një botë që nuk pushon së foluri. Libri që nxiti revolucionin e të heshturve, prandaj konsiderohet nga ata libra që ka fuqinë të ndryshojë këndvështrimin e të gjithëve për introvertët, por edhe mënyrën se si e shohin ata veten.
Në veprën Shoqëria pa shkollë, Illich-i i paraqet shkollat si vende ku mbretëron dhe përtërihet konsumerizmi dhe bindja ndaj autoritetit, dhe ku mësimi i vërtetë zëvendësohet nga një garë me pengesa nëpër një hierarki institucionale që, në vend të dijes, shpërndan kredenciale boshe.
Libri “Si të kuptojmë Frojdin” i propozon lexuesit të hyjë në atelienë e Frojdit dhe ta ndjekë atë në gjetjet, endjet, apo shpërthimet e tij, në kërkimet apo përparimet e tij, duke rindërtuar gjenezën e zbulimeve më vendimtare që ai ka bërë, që nga letërkëmbimet e ndryshme dhe shkrimet që dëshmoijnë për tërësinë e çështjeve dhe të intuitive të cilat...
Urtësia dibrane vjen përmes një cikli me tregime bazuar në gojëdhënat popullore. Ritreguar në gjuhën e sotme, gojëdhënat vijnë më afër lexuesit, duke sjellë mesazhet që burojnë nga tabani popullorë.
Ne kete pako jane perfshire tre librat Hyrje ne psikanalize te Frojdit, ku jane permbledhur te gjitha leksionet e tij ne kete disipline
Në librin "Mos e vrisni mendjen për gjëra të vogla", që është bestseller ndërkombëtar, Richard Carlson u tregoi miliona lexuesve se si të mos lejonin që gjërat e vogla në jetë t'u prishnin lumturinë.