Rrëfenja e shërbëtores, botuar për herë të parë në 1985, përkthyer në shumë gjuhë, është shitur me miliona kopje në të gjithë botën, duke mos dalë kurrë nga qarkullimi. Njëkohësisht, vepra ka provokuar reagimet e masave, duke u kthyer në një manifest të feminizmit, por edhe duke u censuruar në shumë shkolla amerikane dhe duke ngritur polemika të shumta.
Në këtë roman rrëfehet historia e një të miture, ku muret e dhembshurisë oshtijnë dhe ku oxhaqet e ndjesisë i përkasin një qielli që qandhe dërsin nga mërzia.
Dashuria është gjëja më e pastër që njeriu mund të ketë dhe të përjetojë gjatë jetës së tij. Këto gjendje dhe ndjesi shtron autori Lucgjonaj, i cili luan me vëmendjen e lexuesit. Ai e di se çfarë e mban të mbërthyer lexuesin mbas tekstit: pikërisht pezulli dhe kaosi. Lënia pezull e ngjarjeve, ndjesive i krijon lexuesit ndjenjën e përshtjellimit si dhe...
"Bir" është romani i urrejtjes dhe i dashurisë, intime e universale. Tekefundit në Ballkan të dyja këto ndjenja kanë jetuar dhe vijojnë të jetojnë në një simbiozë të përkryer.
I ardhur me zërin e një mësuesi të ri, në një fshat ku bora ndërton kurthet më të mëdha se njerëzit, rrëfimtari Dibra aludon gjithë maskën e sistemit komunist, që shfaqej ashtu, si një borë, pa treguar aspak kurthet ndaj njeriut – sidomos të njeriut që kërkon të ëndërrojë, që kërkon të dashurojë, që kërkon të jetojë, që dëshiron të ecë
Romani "Shtëpia e tetë" është një nga veprat e tij më të shquara. Stili i tij mund të cilësohet me këto dy fjalë: thjeshtësi dhe përsosmëri. Ky roman ngërthen një arkitekturë komplekse ngjarjesh, motivesh e dramash njerëzore.
Proza e Velos mund të kundrohet si një sagë fatesh të shqiptarëve nën diktaturë dhe nën motë të tjera. Tregimet e Velos japin në mënyrë të shkëlqyer kampin e burgut. Skicat bardh e zi me temë burgun janë madhështore dhe të fuqishme. Mua më duket se ato kanë kapur thelbin e barbarisë së jetës në burg
Duhet të lexosh Velon , për tu ndalur në çdo faqe dhe në çdo frazë, për ta cituar, cituar, të gjithë ta citosh. Aq sa rrjedha është e bukur në përulësinë e saj, aq është e pasur me një art mizor dhe therës.
Është romani më i rëndësishëm i letërsisë greke të shek 19. Roman që shkaktoi skandal, mjaft të kujtojmë që autori u çkishërua dhe libri u ndalua. Sot ai vazhdon të botohet me interes të madh jo vetëm në Greqi por edhe në shumë vende të botës. Botohet për herë të parë në Shqipëri.
Një nga romanet më të mira të autorit, ku ka një gërshetim të ngjarjeve dhe kohëve narrative, si një përjetim për fatet e Shqipërisë së trazirave në fillesat demokratike; një prozë që trondit me dramën që rrok.
"Dashuria e njëanshme nuk mjafton, Xho. Këto të tuat janë fantazi mazokiste. Nuk i dhurohet shpirti dikujt që nuk është i gatshëm të të japë të tijin. Kush nuk bën dhurata, nuk i vlerëson ato. Ti kërkon Perëndinë në tokë dhe je e gatshme për çfarëdolloj gënjeshtre, vetëm që ta sajosh. Por Perëndia nuk sajohet, dhe as dashuria. Dashuria është dialog dhe jo...
Këtë herë shkrimtarja Brunilda Zllami, ka qëlluar në shenjë të plagëve që e mundojnë shoqërinë tonë. Në një mjedis tejet shqiptar, personazhet të kujtojnë diçka të parë e të dëgjuar rreth teje, sillen e përsillen në një përshtjellim ndjenjash që të mbërthejnë. Në pak çaste përjeton dashurinë, dhimbjen, grykësinë, dëshpërimin, humbjen. I ndien tek...
Një roman i mbushur me emocione në të cilin përshkruhet jeta, mosmarrëveshjet dhe pikëllimi i një familjeje.
Historia e një dashurie fatkeqe në sfondin e Italisë fashiste në prag të Luftës së Dytë Botërore. Një roman i paharrueshëm e mjaft prekës për kujtesën, që rikrijon një periudhë tragjike të historisë.
Te “Një burrë” Oriana Fallaci shkriu gjithë talentin e saj të të shkruarit, ndjenjës, frymëzimit, dhimbjes së skajshme e po ashtu lumturisë, duke nxjerrë kësisoj kryeveprën e saj letrare
Në Shqipërinë komuniste dashurinë e vrisnim, e thernim me thikë, e asgjësonim. Sapo të kishte hedhur çapat e parë, e ekzekutonim me të gjitha mjetet. Edhe unë kisha bërë të njëjtën gjë.” Këtë temë prek Besa: Tri gra, tri rrëfime, tri ngjarje që rrokullisin kohë, muaj e vite në hollin e një aeroporti. Anila, Diana dhe Monda zbërthejnë dashurinë në komunizëm
Historia e një profesori të shkencave kompjuterike, i cili në prag të ndarjes së tij nga jeta për shkak të kancerit, u lë si trashëgimi fëmijëve, kolegëve dhe studentëve të tij, si një shishe në breg të lumit, 50 leksione realisht të fundit. Përmbushja e ëndrrave të fëmijërisë është çelësi i realizimit të një njeriu, sipas prof. Rendi Paush, i cili në...
Një vepër që të bën ta duash më shumë jetën, edhe pse ajo mund të ketë lënë shenja të thella në lëkurën tënde. Kur lexuesit flasin, shkrimtari është i sigurt për atë që ka dashur të thotë.
Një rrëfim i humbjes dhe i gjetjes së dashurisë, i bindjes dhe i faljes, romani “Jeta sekrete e bletëvë” eksploron plagët e shoqërisë dhe shpalos në kuptimin më të thellë idenë, se në jetë duhet të zgjedhësh atë që vlen.
Edhe kjo vepër vjen e plotësuar dhe e pasuruar me ide dhe me personazhe, me tmerr dhe me përsiatje, me domethënie e bëma nga burgu e më pas, kur po binte diktatura dhe në Shqipëri do të niste një ere e re, ajo e lirisë dhe e shqetësimeve të saj të furishme, kur shumëçka po kërkonte të gjente vetveten.
"Pianisti" është sa dëshmi e ngadhënjimit këmbëngulës të jetës së një njeriu përballë vdekjes, aq edhe e forcës njerëzore për t’u ngritur nga hiri.
Mos pyet më por plotësoje bibliotekën tënde edhe me këtë libër të Khaled Hosseinit
Një tjetër kulminacion letrar i Khaled Hosseini-t, i cili e tejkalon "Gjuetari i balonave". Ka edhe më shumë për të mësuar nga ky roman...
Ky libër ka vetëm një të metë, - mbaron shpejt, - thotë Amazon. Prandaj edhe në Shqipëri ka mbi 10 ribotime si roman.
Një roman i përkryer, i guximshëm dhe i rrezikshëm për atë çka përmban, por i fortë dhe i këndshëm për t’u lexuar. Ky libër ka marrë çmimin europian për letërsinë 2010
Çfarë i ndodh një familjeje kur lind një fëmijë me handikap? Si reagon familja, miqtë, mjekët, njerëzit? Po babai, nëna dhe vëllai? Siç sugjeron edhe titulli, fëmijët me aftësi të kufizuara lindin dy herë: së pari, i sheh të papërgatitur për botën, dhe, së dyti, iu ndodh një rilindje duke i besuar dashurisë dhe inteligjencës së të tjerëve. Libri është një...
Në Vjenën e pushtuar nga nazistët, Frojdit i jepet privilegji që të largohet jashtë vendit, duke marrë me vete njerëzit më të afërt. Në listën e përpiluar, u përfshinë gruaja, bijtë, kunata, dy asistentë, mjeku personal me familjen, madje edhe qeni, por jo katër motrat moshëthyera: Maria, Roza, Paulina dhe Adolfina. Është zëri i kësaj të fundit, degdisur...
Në Firencen e Rilindjes, Aleksandra Çeki, rebele dhe kureshtare, fryt i një lidhjeje të fshehtë të së ëmës me njeriun më të respektuar të qytetit, përjeton drama familjare, që i mposht me pasionin e saj për pikturën. Zgjedh jetën e murgeshës, përgjatë të cilës do të realizojë afreskun më të bukur të Kishës.
Jeta e Sorajës, një vajze 15-vjeçare, merr rrokopujën një mëngjes të vitit 2004, kur president Gadafi viziton shkollën e saj, duke ia përkëdhelur flokët. Vajza ndihet krenare dhe e lumtur nga takimi me presidentin, nuk e di se sakaq është dënuar. Përkëdhelja e flokëve është një sinjal që do të thotë: "Kjo vajzë është imja". Të nesërmen, Sorajën e marrin...