Pandemia një nga ngjarjet e mëdha që...
Romani "Financieri" është një radiografi analitike e zhvillimeve psiko - sociale të sistemit të ri ekonomik.Drajzeri është edhe terapeutisti i duhur për plagët që nisën t'u hapen grupimeve të ndryshme shoqërore, ku për hir të ekzistencës morali nis e zvetnohet. Imoraliteti i kthyer në modë sundon mbi dhimbjen e skamjen, farfuria e kapitalit degradon në...
Romani "Motra Keri" qëndron krejtësisht jashtë sferës së historive dhe përshkrimeve që na japin librat e zakonshëm. Ai le pas vetes mbresa të pashlyeshme madhështie, dinjiteti dhe hapësire epike. Ky Libra nuk është një tregim apo roman në kuptimin e rëndomtë të kësaj fjale; ai është njëkohësisht edhe psalm i jetës, edhe një kritikë e fuqishme ndaj saj.
Pas romaneve “Vdekja e Narcisit”, “Fytyra e Djallit”, “Mëria e Zanave”, “Simfonia e pambaruar”, dhe “Aromat e Vjeshtës” vjen “Vals në shkretëtirë” që është romani i gjashtë i Grigor Banushit dhe njëkohësisht pjesa e dytë e trilogjisë që nis me “Aromat e Vjeshtës”. Në qendër të këtij romani është përsëri figura e një gazetari e shkrimtari, të cilit nuk i...
Dy dhelpra dhe një sekret. I takon Morisit që ta zbulojë. Në moshën 11-vjeçare sapo është shpërngulur në Dautremer, një fshat i përhumbur në Korsikë: ndërkohë që prindërit do të merren me drejtimin e hotelit të rrënuar Napoleon, ai do të vërdalliset duke regjistruar tingujt e detit. Të paktën, kjo ishte ideja, derisa një ditë takon Odrin, një moshatare të...
Ky libër është vazhdimi i sagës së "Keini dhe Abeli" dhe vazhdon të zbulojë detaje emocionuese të jetës së Florentinësbijës së multimilionerit Abel Roznovski.
Një histori dashurie e pabesueshme midis Momos, një djalë i vogël arab, dhe Madam Rozës, një çifute plakë e mbijetuar e Aushvicit. Si do të bashkohen këto dy jetë në apartamentin e vogël e të varfër në katin e gjashtë pa ashensor? Ky roman hyri në historinë e letërsisë franceze sepse autori Romain Gary e firmosi me emrin Emil Ajar ngaqë ai e kishte fituar...
Hapësira të pamasa bore, pyje të dendur e të vetmuar: ja bota e Dhëmbit të Bardhë. Këtu, jeta për qenin-ujk, është një luftë e përhershme me urinë, duhet të vrasë që të mos e vrasin, është një betejë e pamëshirshme kundër kafshëve të të njëjtit lloj, por edhe një lojë dinake kundër keqtrajtimeve të njeriut. Dhëmbi i Bardhë duket sikur njeh vetëm urrejtjen...
Në një fshat të varfër të Alentezhos, autori vizaton figura njerëzish, të ashpërsuar nga uria dhe puna, nga dashuria, xhelozia dhe dhuna: bariu i heshtur që sheh botën ti shkërmoqet kur djalli i pëshpërit që gruaja e mashtron; gruaja e Jozefit, e vuajtur deri në pamundësi; Gabrieli i vjetër dhe i mençur, i besuar dhe këshilltar; binjakët siamez Elia dhe...
Bukuria ndjellëse dhe madhështore e Alpeve italiane është sfondi i takimit të parë të Enzës, një vajzë e bukur me këmbë në tokë, dhe Çiros, një djalosh i shkathët që jeton në një manastir murgeshash
E bija e kapitenit, qe romani i preferuar i Çehovit. Tolstoi parapëlqente Pushkinin prozator më shumë se Pushkinin poet, duke thënë se “gjëja kryesore te Pushkini është thjeshtësia dhe kompaktësia e veprës së tij”. Gogoli madje shkonte aq larg sa thoshte se “krahasuar me E bija e kapitenit, veprat tona janë përsheshe të ëmbla”. Dostojevski ndërkaq...
Në themel të romanit janë vendosur fakte deri më sot të panjohura, të cilat autori, që i ka kushtuar studimit të Procesit të Nyrenbergut shumë vite të jetës së tij, i ka vjelë nga pjesëmarrësit dhe dëshmitarët.
"I huaji" është një nga romanet e rralla të letërsisë turke, që shqyrton hapur dhe larg shqetësimit humnerën mes shtresës intelektuale dhe asaj të popullit të thjeshtë. Ky libër mund të konsiderohet si një hallkë e romaneve të autorit Jakup Kadri Karaosmanollu, ku pasqyrohet një këndvështrim tjetër i Anadollit.
“Lavjerrësi i Qytetit” është një vazhdimësi piramidale në krijimtarinë e Zija Çelës.
“Engjëj të armatosur” ka marrë çmimin e Shoqatës së Botuesve Shqiptarë Libri më i mirë i vitit 2007. Ky roman është frymëzuar nga një histori e vërtetë. Kritika e ka vlerësuar romanin “Engjëj të armatosur” si romanin më të mirë të shkruar për periudhën e Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri në këto tri dekada, si një roman që hap udhën e mund të shërbejë...
Autorja e bestseller-it absolut, edhe në Shqipëri, “Gruaja e këpucarit” vjen me një tjetër roman në gjuhën shqipe. Sërish një histori dashurie, në mjedise italo-amerikane, ku e kaluara rri pezull plot magji, dhe mister mbi fatet e dy personazheve të romanit, Nelës dhe Renatos. Trigiani ka një talent mahnitës prandaj edhe me këtë libër sfidon....
“Paladium” është historia ime e disa ditëve, ku pa asnjë shkak, përfundova i paralizuar kokë e këmbë, në pamundësi për të lëvizur qoftë edhe një muskul të vetëm, i braktisur nga të gjitha shqisat dhe çdo mjet komunikimi tjetër me botën e jashtme. Është drama dhe frika e një udhëtimi përtej kufijve të largët të ekzistencës njerëzore, territoreve të sunduara...
Një roman i magjishëm mbi realitetin indonezian, që përcjell mesazhe të qarta dhe që të mëson si të çlirohesh nga frika nëpërmjet rrëfimit të mëkateve të tua. “Tigri! Tigri!" është një satirë rreth hipokrizisë së shoqërisë. Personazhet e romanit përveçse të përballojnë; i duhet edhe që të zbusin "tigrin' brenda vetes.
Romani “JETA DHE FATI” është libri më i rëndësishëm i Vasily Grossman-it. Është shkruar në vitin 1960, por botimi dhe qarkullimi i tij u ndalua nga organet e KGB-së. U botua për herë të parë në Zvicër në vitin 1980, ndërsa në Rusi u botua në vitin 1988. Subjekti i romanit është bazuar në dramën stalingradase.
Shkruar me një stil mbërthyes, Rein Raud sjell një vepër me personazhe të gjallë, pa tone të errëta hidhërimi apo moralizimi, por me mesazhe të fuqishme për jetën.
Romani i Morantes na kujton se; askush nuk mund të jetojë vetëm me kujtimet e së shkuarës dhe se të rritesh do të thotë të vazhdosh të ecësh përpara. Secili nga ne e ka ishullin e tij thellë brenda vetes, por ishulli i Arturos shënjohet nga një ritëm fillimisht i ngadaltë dhe më pas në rritje, duke u bërë i paparashikueshëm; është mitiko fantastik, i...
“Zahok - Tirani”, kjo dramë-alegorike njerëzore—që trajton një periudhë të trazuar dhe të dhunshme në historinë pas sovjetike të Taxhikistanit—gjatë shpërthimit të luftës civile në fillimin e viteve 1990, konsiderohet si ngjarje letrare në Rusi. Ky roman shpaloset si një polifoni epike, ku shtatë zëra origjinale shkrihen në një simfoni dramatike dhe në...
Në këtë roman të bazuar në hulumtime rigoroze, pothuajse tërësisht në dokumentet historike, Olivier Guez ndjek gjurmët e Mengelesë gjatë viteve të largimit të tij nga Europa. Zhdukja e Jozef Mengelesë e vë lexuesin në një kërkim letrar në gjurmët e një prej figurave më të pahijshme dhe kriminale të shekullit të njëzetë.
Në roman ndërthuren dy jetët e Marisës, ajo e mëparshmja si emigrante në Vjenë dhe jeta e qetë e pa ndodhi në vendin e origjinës, të cilat i ndan në mes një fakt i fortë: vdekja e së ëmës.
Një roman tejet i zjarrtë dhe provokues, “Zoti e ndihmoftë fëmijën!”, libri i parë i Toni Morrisonit, me ngjarje të vendosura në kohët tona, edhe pse ka në thelbin e tij ndërthurjen e disa jetëve të ndryshme, përcjell një dhe vetëm një mesazh: mënyra e rritjes dhe vuajtjet në fëmijëri, janë vendimtare në formimin ose deformimin e personalitetit të një të...
Një roman i pazakontë dhe i ndjeshëm ndaj mundimit të rritjes, torturës së lamtumirës, kuptimit të jetës. E vendosur në një mjedis arbëresh të Kalabrisë, ngjarja tregohet nga dy zëra që nuk ngatërrohen për nga zhdërvjellsha e fjalëve dhe ritmi shumëgjuhësor. Festa e kthimit është në të njëjtën kohë një roman edukues, histori dashurie, akt denoncues mbi...