Cilësuar nga shumë media online si USA TODAY, The New York Times e The Washington Post si ndjekësja kryesor e Stieg Larsson, Gurskalitesi është bestseller numër një i autores suedeze Läckberg dhe pjesë e listës së The Washington Post Librat që duhen patjetër për gjatë vitin 2013.
I nominuar për i nominuar për çmimin Man Booker , ky është një roman poetik rreth një dite të zakonshme vere në jetën e një rruge të zhurmshme urbane të një qyteti të panjohur anglez.
Në një gjendje midis vetëdijes dhe pavetëdijes, midis përvojës së reales dhe perceptimit të ëndrrës, pa qenë fare në gjendje të shpjegojë si e qysh, të dielën e fundit të një korriku, një njeri e sheh veten në mes të ditës në një Lisbonë të shkretë dhe zharitëse.
Gjarpri i Madh është i gjithëgjindshëm. Ai është Krijuesi i Gjithësisë dhe vetë Gjithësia, të çon në Ferr dhe është vetë Ferri. Gjarpri i Madh është i shumëfishuar te të gjithë personazhet dhe te të gjitha ngjarjet.
Në këtë libër janë dy kryevepra të auores më të famshme braziliane, e vlerësuar si “Pele” e letërsisë braziliane, si autorja kryesore e letërsisë amerikano-latine, - madje, edhe si një gjeni të letrave të shekullit të XX. Pak e njohur për lexuesit shqiptar, Lispector vjen me dy majat e saja letrare
Ky thriller tundues i vendosur në kryeqytetin çek, të sjell në vëmendje një kokteij romance, vrasjesh dhe misteresh në stilin e Bulgakovit. Ky roman origjinal e i mprehtë gotik tregon historinë e një skermisti pasionant dhe një joshës femrash i shthurrur në Pragën e shek. të 19, i cili ngre krye i vetëm kundër shkatërrimit të lagjes së famshme hebreje, e...
“Ana Bolena, një çështje familjare” është një afresk i fuqishëm historik, emocionues dhe aventuresk dhe një dëshmi shumë e lartë letrare që na rikthen në të kaluarën në ngjyrat e saj më të gjalla dhe e bën atë vitale. Romani vjen në shqip nga Ledia Dushi
Ky libër është vëllimi i katërt i serisë “Divergjentja” të autores Veronika Roth, ku personazhi ynë Tobiasi tani na shfaqet si Katra, trajneri, shoku dhe i dashuri i Trisit
Ivi Boid është një adoleshente që kërkon lirin dhe eksploron një arratisje duke u bërë pjesë e një rrethi hiptonizuesish që jetonin në një fermë të frikshme. Kërkimi i aventurës dhe misterit e çon vajzën drejt një dhune të paimagjinueshme. Ky roman ka korrur një sukses të vërtetë saqë është cilësuar nga Washington Post si një nga librat më të mirë të...
Një gazetar është zhdukur. Një mister i varrosur për shekuj me radhë është duke ardhur përsëri në jetë. Për të shkatërruar Islamin dhe botën.
Gjatë kohës që është me shërbim në Paris, simbolistit të diplomuar në Harvard, Robert Langdon, i bëjnë një telefonatë urgjente në orët e vona të natës. Brenda në muze kanë vrarë restauruesin e moshuar të Luvrit. Pranë trupit të tij është gjetur një kod i habitshëm.
Ky libër është vijim i thrillerit “Kaosi i qetës” ku fatkeqësitë e heroit tonë Pietro Paladini vazhdojnë. Brenda një dite atij i ndodhin disa fatkeqësi të tjera, teksa vihet nën hetim për krime që nuk i ka bërë. Por, çfarë i ndodh në këtë copë rruge që rrëfehet plot mjeshtri nga Sandro Veronese. Për më shumë, iu ftojmë ta bëni pjesë të leximeve romanin e...
Ky roman i heq maskat e njerëzve në përditshmëri. Autori të gllabëron që në faqet e para të historisë së personazhit, Pietro Paladini, i cili pasi humbet gruan, nis të vëzhgojë në thellësi jetën dhe përditshmërinë e vajzës së tij. Nëse në pamje të parë libri duket një melodramë, romani përfundon në një dramë qesharake, përmes mjeshtrisë së rrëfimit dhe...
Trafiku i qenieve njerëzore, tragjeditë që ndodhin në Kosovë dhe drama të tjera njerëzore shqiptare vijnë të rrëfyera përmes mjeshtrisë së shkrimtarit italian Renato Di Lorenzo
Libri sjell sagën e familjes Neshov, të vendosur në sfondin e Norvegjisë Veriore në prag Krishtlindjesh, me vitrinat e zbukuruara mjeshtërisht; tre vëllezër, shpirti i të cilëve ka shumë brenga. I shkruar bukur e plot mister, ky është portreti i një familjeje që mbart në vetvete të fshehta e të pathëna. Mos është kjo koha më e përshtatshme për të...
Verë 1975. Nola Kellergan, një vajzë 15 vjeçare zhduket në mënyrë misterioze në qytezën e qetë të Aurorës, New Hampshire. Kërkimet e policisë nuk japin asnjë rezultat. Pranverë 2008, New York. Markus Goldman, një shkrimtar i ri i suksesshëm po përjeton një nga rreziqet më të mëdha të zanatit të tij, është bllokuar dhe nuk mund të shkruajë asnjë rresht në...
I paparashikueshëm dhe tërheqës, një triller psikologjik që të bën të mbash frymën deri në faqen e fundit. Jérôme Vermilin - Métro "Një nga librat më të bukur të vitit." Gérard Collard - La Griffe Noire
Tre këndet e trekëndëshit fatal të dashurisë, Elena dhe dy vëllezërit vampirë: Stefani dhe Dejmoni, kanë një fat të përbashkët.
Personazhi i padeshifrueshëm, Bruno Briani Sajeva i Monrealit, italo-amerikan, me origjinë fisnike nga ana e nënës, shpesh i fotografuar në krah të grave më të bukura e të njohura, ngjall një kureshtje gati-gati të sëmurë te njerëzit. Por jo gjithçka shkëlqen në të vërtetë. Ka edhe plot skuta e mistere, që romani i zbulon hap pas hapi.
Përmes rrëfimit të vrasjes së deputetit të së Majtës Demokratike Greke, dëshmohet egërsia e pushtetit të asaj kohe në Greqi, deri në nivele të larta, për të luftuar kundërshtarët politikë. Vrasja e deputetit ishte e inskenuar, ashtu sikurse u bënë përpjekje të mëdha nga ana e pushtetit edhe për të manipuluar gjyqin për këtë ngjarje të bujshme.
Judd Stevens është një psikoanalist, ballafaquar me rastin më kritik të jetës së tij. Nëse ai nuk do të arrijë të kuptojë mendjen e një vrasësi, do të arrestohet edhe vete për këtë vrasje ose të vrasë veten ...
Njeriu dhe shkrimtari, dashnori dhe rebeli - ky është Bertold Brehti i rikthyer në Gjermani pas shumë vitesh. Tërheqës dhe i komplikuar është edhe portreti i aktores së re tek e cila gërshetohet dashnorja dhe agjentja.
Është një roman mbi dashurinë dhe vdekjen, mbi atë që nuk duhet thënë dhe atë që nuk dëshiron ta dish, i strukturuar mrekullisht tek të gjithë personazhet, me dyshimet e tyre dhe shkëmbimin e mundshëm, të cilët transmetojnë tek lexuesi një sens paqetie të thellë, një ndjesi realiteti jo komod, të vështirë për t’u shpjeguar e po aq i vështirë për t’u pranuar
Ky është një pasion ndryshe i Akademik Artan Fugës, që përmes këtij romani reflekton në raportin e pavdekësisë, shpirtit, moralit dhe parasë
Libër i shkruar në mënyrë të përsosur...Një roman i mrekullueshëm, që se shqit dot nga dora dhe aq origjinal.
Një libër i cili e ka shpallur armik të fondamentalistëve islamikë dhe e ka privuar nga shumë gjëra autorin Salman Ruzhdie. Pse?! Personazhet, Xhibrili dhe Saladini janë zgjedhur (nga kush?) si kundërshtarë në ndeshjen e përjetshme mes së Mirës dhe së Ligës. Po kush është kush? Ndërsa dy burrat gremisen në kohë dhe në hapësirë drejt përballjes së tyre...
Autorja na çon kësaj here nga salla e gjyqit në Gjykatën e Manhatanit, në Jugun tradicional amerikan, duke ndërlidhur ngjarjet personale të tashme e të shkuara të një familjeje me një histori krimi e ndëshkimi.
Mbushuni mirë me frymë para se të nisni librat e Xhejms Dashnerit. Desert News
Në një udhëtim të rrezikshëm nga bota në botë, Lira dhe Uilli zbulojnë një sekret vdekjeprurës: një objekt me një fuqi të jashtëzakonshme shkatërruese. Në çdo hap që hedhin, ata i afrohen një rreziku gjithnjë e më të madh dhe së vërtetës tronditëse të destinacionit të tyre.