Emma Cline MO0079
New product
Ivi Boid është një adoleshente që kërkon lirin dhe eksploron një arratisje duke u bërë pjesë e një rrethi hiptonizuesish që jetonin në një fermë të frikshme. Kërkimi i aventurës dhe misterit e çon vajzën drejt një dhune të paimagjinueshme. Ky roman ka korrur një sukses të vërtetë saqë është cilësuar nga Washington Post si një nga librat më të mirë të vitit 2016.
3 Items
Warning: Last items in stock!
Shtëpia Botuese | MORAVA | |
ISBN | 9789928208224 | |
Kalifornia e Veriut gjatë fundit të dhunshëm të viteve ‘60. Në fillim të verës, një adoleshente e vetmuar dhe e menduar, Ivi Boid, shikon një grup vajzash në park dhe e mbërthen në çast liria e tyre, moskokëçarja mbi veshjet, aureola e rrezikshme e braktisjes.
Shumë shpejt, Ivi skllavërohet pas Suzanës, një vajzë hipnotizuese, më e madhe në moshë, dhe hyn në magjepsjen e një kulti që shumë shpejt do të kthehet në një rreth famëkeq, nën ndikimin e një burri që është udhëheqësi frymëzues i tyre.
Fshehur mes kodrave, ferma ku rrojnë është e frikshme dhe e shkatërruar, por Ivit i duket ekzotike, drithëruese, plot energji: një vend ku ajo dëshiron dëshpërimisht të jetë pjesë.
Ndërsa kalon gjithmonë e më shumë kohë larg së ëmës e ritmit të zakonshëm të jetës së saj, fiksimi pas Suzanës i shtohet dhe Ivi nuk e kupton që po i afrohet gjithmonë e më shumë një dhune të paimagjinueshme.
Thanë për librin
Vajzat është një histori ndjellëse e një vajze që po rritet, e cila të rrëmben krejt. Rrëfyer me fjali që ndonjëherë janë aq të fisme, sa mund t’i mbash si stoli... një histori veshur me cipë magjike. Cline mrekullisht shtron në një hartë topografinë e zemrës së një adoleshenteje të rrënuar nga vetmia. Ajo na sjell të vërtetën e trilluar të një vajze që rend pas rrezikut, paçka se nuk arrin ta kuptojë këtë, në një verë plot lëngata e humbje.
THE NEW YORK TIMES
Pjesë nga libri
I ktheva sytë, për shkak se dëgjova të qeshura, por pastaj s’i shqita dot më për shkak të atyre vajzave.
Në fillim më ranë në sy flokët; të gjata, të pakrehura. Pastaj stolitë që mbërthenin vetë diellin. Që të tria ishin aq larg, sa nuk ua shquaja dot fytyrat, por pak rëndësi kish. E dija mirë që ishin krejt ndryshe nga cilido në atë park. Familjet vërdalliseshin në vend numëro në një radhë të rrëmujshme, duke pritur sanduiçët me salsiçe ose hamburgerët me qofte petashuqe nga skarat nën qiell të hapur. Shihje vajza të veshura me këmisha me kuti që nxitonin krah të dashurve, fëmijë që qëllonin me fara eukalipti pulat me pamje të egërsuar që mbushnin rruginën. Por flokëgjatat dukeshin sikur shkisnin mbi gjithçka që u ndodhte rrotull, me një lloj pikëllimi e mënjanimi, si ndonjë familje mbretërore në dëbim.
I hetova vajzat ngultas, e pacipë, si ato gratë që mbushnin dynjanë me fjalë, po nuk dukej të kish ndonjë gjasë që t’i kthenin sytë nga unë e të më shihnin. Hamburgerin e harrova fare mbi prehër, ndërsa puhia më sillte kutërbimin e gurneckave nga lumi. Isha në një moshë kur i hetoja shpejt e shpejt vajzat e tjera e u vija një notë dhe, paçka se në regjistër kisha mbledhur vetëm parashikime të dështuara, e dallova që atëçast se flokëzeza ishte më e hirshmja. E kisha pritur të ishte kështu, edhe para se t’ua shquaja fytyrat. Seç kish një si gjurmë prej tjetër bote që luhatej rreth saj, me atë fustanin prerë gjerë si prej çupëline, që zor se ia mbulonte të ndenjurat. Në krah të saj shkonin një kokëkuqe thatanike dhe një tjetër më e madhe, veshur me rroba të rrëgjuara, që sikur i kishin hedhur në trup shpejt e shpejt në çastin e fundit. Thua se i kishin peshkuar përfund një liqeni. Unazat e lira u dukeshin si një radhë e dytë nyejsh. Po luanin në një prag të rrezikshëm ku trazoheshin bukuria dhe shëmtia, ndaj një valë vëmendjeje i ndiqte pas nëpër park. Nënat që kundronin rreth për të vegjlit, luanin nga vendi prej ndjesish që s’dinin ç’emër t’u vinin. Femrat zgjateshin t’u mbërthenin duart të dashurve. Si gjithmonë, dielli shigjetonte mes pemëve: shelgjet po koteshin, ndërsa afshi lëshohej me shkulm mbi shtrojat e piknikut, mirëpo intimiteti i asaj dite ishte shprishur nga shtegu që kishin çelur vajzat përmes botës së zakonshme. Të rrëshqitshme e të shkujdesura, po aq sa peshkaqenët që çajnë ujin midis.
pages | 374 |
ISBN | 9789928208224 |
Published year | 2017 |
Vendodhja e botimit | Tirane |
Gjuha | Shqip |
Tipi i publikimit | Libër |
Statusi | I ri |
Numri i botimeve | I parë |
Përkthyesi | Anxhela Çikopano |
Roman | Mister&Thriller |
I ri | 1 |
"Një fantazi e vërtetë epike... plot me shkëlqim verbues shpatash e yshtjesh që shkatërrojnë... një banket i vërtetë për oreksmëdhenjtë e fantazisë."
The breath-taking and heart-pounding fifth instalment in the incredible New York Times and UK kindle bestselling SHATTER ME series.Perfect for fans of Sarah J. Maas, Victoria Aveyard and Leigh Bardugo.
WITH OVER THREE MILLION COPIES SOLD, read the Sunday Times and No.1 New York Times bestselling, record-breaking thriller that everyone is talking about - soon to be a major film.
Një libër i këndshëm, me humor, prekës dhe frymëzues, TRUMP, PRESIDENTI ME JAKË BLU, do të jetë padyshim një nga librat më të mirë që është shkruar për presidencën e Trump-it.
Janë kujtime të vitit 1915. Në këto kujtime tregohet lufta që udhëhoqen malësorët në krye fratin At Bernardin Llupi, aso kohe famullitar në Palç, kundra ushtrisë malazeze që mësynte me coptue Shqipninë dhe me marrë veriun e saj. Sigurisht synonte Shkodrën. Shumë ngjarje të panjoftuna tregohen prej At Bernardin Llupit.
As topical today as when it was first published in 1938, The 500 Hats of Bartholomew Cubbins is the story of a young boy (the same one featured in the Caldecott Honor Award-winner Bartholomew and the Oobleck) and his unjust treatment at the hands of a king. Written in unrhymed prose, The 500 Hats is one of Dr. Seuss's earliest works, and while it may not...
The third book in the laugh-out-loud funny Kid Normal series for readers aged 8+, from radio stars Greg James and Chris Smith
The breath-taking and heart-pounding fifth instalment in the incredible New York Times and UK kindle bestselling SHATTER ME series.Perfect for fans of Sarah J. Maas, Victoria Aveyard and Leigh Bardugo.
Perfect for fans of Tahereh Mafi's New York Times bestselling Shatter Me trilogy, this book collects the first two companion novellas, Fracture Me and Destroy Me, for a thrilling insight into the minds of Juliette's two great loves - Adam and Warner.
The fantastic new YA love story from master storyteller and author of Everything, Everything, Nicola Yoon
Romani Xha Gorioi është vlerësuar si një nga shtyllat mbajtëse të Komedisë njerëzore. Ndonëse ky roman mbyllet me vdekjen e Gorioit, komedia vazhdon. Ky kontrast i fuqishëm nuk gjendet vetëm te kjo vepër, por përbën thelbin e krijimtarisë së tij.
Ky libër i sjellë nga anglishtja në shqip, pasqyron mendimin e profesorit të shquar të filozofisë, prof. Antoni Fllu. Në të tregohet se si autori, dikur një ateist, me baza të forta filozofike të skepticizmit e racionalizmit, ndryshon qëndrimin e tij në lidhje me besimin duke pranuar ekzistencën e Zotit. Sipas arsyetimit dhe shtjellimit në librin e tij,...
Në sfondin e romanit përshkruhet Ponti deri në periudhën e shkëmbimit të popullsive, homogjenizimi i racave me hallkë lidhëse, por edhe si alibi, fenë, frika, nacionalizmi dhe intoleranca që kultivuan xhonturqit dhe në vazhdim qemalistët, jeta e përditshme në vitet e para të Bashkimit Sovjetik, përndjekjet e grekëve në kohën e Stalinit, kampet e punës në...
Mjaftoi një “gënjeshtër e vogël” e mamit për pyetjen e saj se si lindin bebet, që në mendjen e Amelit të ndizej një imagjinatë e madhe, sa ndërtoi një supermarket gjigant, ku shiteshin fara bebesh… Por, si mund të shkonin ata në këtë supermarket të largët, për të blerë një farë bebeje? Këto dhe ndodhi të tjera të këndshme lindën nga disa gënjeshtra të...
Zbavitu dhe lexo këto përralla të bukura me princeshat e magjishme. Ktheji 6 librat me shpinë dhe shfaqi që të krijosh figurën me princesha.
Përmes aktit të të menduarit Dekarti na shpalos kështu mënyrën e vetme sesi mund të ndërtojmë themele të forta kundrejt njohjes, duke u nisur nga dyshimi metodik.
Në këtë libër, autorët paraqesin në mënyrë mjaft të thelluar Çrregullimin i quajtur deficit i vëmendjes dhe Hiperaktivitetit ose siç njihet në nivel ndërkombëtar Attention deficit hyperactyvity disorder (ADHD)
Libri "Integrimi i traumës dhe lëvizjet e syve" ofron një eksplorim interesant të neuroterapisë, një formë inovative terapie që integron qasje të ndryshme terapeutike si EMDR, NLP, hipnozë, Gestalt dhe përvoja somatike për të ndihmuar pacientët të kapërcejnë traumat dhe të integrojnë përvoja të vështira.
Ky libër është pa asnjë dyshim më i miri nga zhanri i botimeve të vetëndihmesës dhe vetëshërimit për faktin se fuqia e mendjes dhe potenciali i saj për të ndikuar në shëndetin dhe mirëqenin e trupit ilustrohen në mënyrë të përsosur me fakte shkencore.
Ky botim është një përmbledhje studimesh dhe artikujsh me rastin e 140vjetorit të themelimit të Shoqerisë e të shtypuri shkronja shqip. Në të paraqiten materiale që nga koha e themelimit të kësaj shoqërie (1879) si Kanonizma e Shoqërisë, Shkonjëzatë shqip pra alfabeti shqip (i njohur si Alfabeti i Stambollit), komisioni i të cilit përbëhej nga figura si...
: Përpjekja Shqiptare ishte një revistë e përmuajshme kulturore e botuar nga tetori i vitit 1936 deri në mars të vitit 1939. Ajo u botua në 27 numra dhe preku pothuajse çdo fushë të jetës kulturore e shoqërore të Shqiperisë së atyre viteve. Revista u themelua nga publicistët e njohur të kohës, Branko Merxhani e Petro Marko.
Morali i biznesit dhe tregtisë në 40 Hadithe është një libër në formën e një këshilluesi moral për biznesin.