Cmim i reduktuar! Përralla shqiptare 100+1 natë Shiko më të madhe

Perralla shqiptare 100+1 nate

Virgjil Muçi JB0213

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Këtu është një botë magjike që do ta donte ta kishte një fëmijë apo një i rritur; është një mal plot fantazi nga të gjitha krahinat e Shqipërisë që vjen nga gurra popullore, e cila është futur nën furkën tjerrëse të rrëfimtarit dhe mjeshtrit të gjuhës shqipe Virgjil Muçi. Ashti kombëtar që vjen në këtë set me dy vëllime “Përralla shqiptare 100+1” duke i magjepsur lexuesit e çdo moshe. Ne e rekomandojmë fort që fantazia e çdo fëmije të nisë me këto dy libra që duhet të jenë pjesë e bibliotekës së tij

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Aeditions

2 700 Lekë

-10%

3 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

100+1 përrallat më të bukura nga të gjitha krahinat shqiptare të zgjedhura me shumë kujdes. Të shoqëruara me grafika tepër të veçanta të punuara me shumë dashuri nga Ardian Kapo.

“Këtu përrallat (nuk është paradoks ta thuash), s'duan të vënë në gjumë askënd. Përkundrazi, përrallat e Virgjil Muçit janë një kundërhelm ndaj zakonit, shijes, tjetërsimit, mosangazhimit, idealeve shterpë e hedonistike të ushqyera nga njëfarëlloj televizioni.

Përrallat janë ofruar kurdoherë si rrjete pëmjëmend të lira: s’kanë ndërmarrje, as zot; i shmangen çdo kontrolli ngaqë mbrujnë në kohë fantazi, ëndrra, utopi, gjakojnë qytete ideale.

Përrallat zgjojnë vetëdije kritike e imagjinuese, kanë aftësinë të rikrijojnë një rreth poezish në jetën e njerëzve, qofshin ose jo fëmijë; rindezin zjarret e idaleve mitikë, morale, politikë ringjallin vullnetin për të ëndërruar e vepruar përsëri pjellorisht, lexueshëm, pranueshëm.

Dhe është pikërisht kjo vijë eksperimentale që gërsheton realitetin me imagjinatën, të zakonshmen me të jashtëzakonshmen, e njohur dhe e panjohur, e njëjtë dhe e ndryshueshme që e kthen këtë udhëtim në vendin e përrallave shqiptare, ku, të gjithë ne, fëmijë e të rritur, jemi të emigruar dhe rrokim përsëri në qiell ëndjen njerëzore të dijes, të takimit, të dashurisë për të tjerët.

Një udhëtim përsëri si ai i Balzakut, i cili, pa lënë pas shpine fushat monotone të Turenisë apo të Puantusë, i pajisur "sikur po i shkonte për vizitë një fqinji me "petkat që kishte në trup", çizme e kasketë prej mushamaje, që e linin ujin të depërtonte më fort se gjithë të tjerat", nuk shkeli kurrë në Indi, në Kinë a në Javë, dhe shkoi e ngjizi një përrallë të jashtëzakonshme, të shkruar mes katër mureve të studios së tij pariziane duke na dhënë mundësinë të hyjmë në një Lindje më dëfryese se ajo "e vërteta" të vizituar nga udhëtarë e studiues të njerëzimit.

Marrë pjesërisht nga punimi “Një tufë përrallash për të ndryshuar botën” të Mauro Geraci, i cili është antropolog kulturor dhe profesor në Universtetin e Studimeve të Mesinës

Të dhëna

RedaktoriPandeli Koçi
Viti i Botimit2008
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 7 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë