I ri Piramida e shpirtrave Shiko më të madhe

Piramida e shpirtrave

Virgjil Muçi UE0188

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Ky roman është fitues i çmimit Kadare për vitin 2018 dhënë nga Instituti Pashko. Juria e ka argumentuar çmimin me motivacionin “Për mënyrën se si ndërton përmes gjuhës rrugëtimin jetësor. Një grotesk ndaj banalitetit, i cili kërkon të zbehë njerëzoren, të shenjtën, duke e zëvendësuar me përshtatjen e pafundme”.

Më shumë detaje

500 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

UET Press
ISBN9789928213198

950 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Romani “Piramida e shpirtrave” është një satirë e asaj që në mënyrë eufemistike si nga politika vendase ashtu edhe të huajt (këtu nuk mbeten pas as mediat) quhet periudhë tranzicioni në Shqipëri. Autori është përpjekur për të dhënë një tablo realiste të së përditshmes shqiptare, edhe pse është i vetëdijshëm se në këtë garë të pabarabartë shpesh realiteti ia kalon fantazisë më pjellore, duke e bërë shkrimtarin të ndihet i pafuqishëm

 

Fragment nga libri

... Gëzimi bëri një tjetër pauzë dhe ngriti kokën sikur donte t'iu bënte me dije atyre që qenë grumbulluar e mbanin vesh se teksti i kartolinës kishte mbaruar. Por sytë e zmadhuar më shumë nga mosbesimi sesa nga habia e asaj që po iu dëgjonin veshët, dukej sikur thoshin: Kaq shpejt?!

I brengosur që s'po dinte si ta shprehte, Gëzimi i rrëzoi sytë rishtazi mbi kartolinë dhe si bërbëliti e tha diçka nëpër dhëmbë, foli me zë të lartë:

- ... Tdu shum. I yti, Mark.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe228
ISBN9789928213198
Viti i Botimit2018
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë